Liverpooli, fitore të vështirë te Boltoni

Liverpool ishte skuadra dominante në këtë ndeshje, si për nga posedimi i topit ashtu dhe për rastet e treguara. Sidoqoftë, as vendasit nuk janë sprapsur, por as njëra e as skuadra tjetër nuk arritën ta zhbllokojnë rezultatin.
Fjalën e parë dhe të fundit në këtë takim e pati deri në atë moment (86’) njeriu më i dobët në fushë, Maxi Rodriguez, që shfrytëzoi një pasim të Fernando Torresit për të mposhtur portierin e Boltonit, Jaaskelainen.
Liverpooli me këto tri pikë të reja vazhdon ngjitjen mbi malin e Ligës Premier, me 12 pikë në pozitën e 12-të, tri pikë më pak se vendi i pestë, Tottenhami. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































