Me rezultat 5-0, Liverpooli ka fituar kundër Watfordit në Anfield, në ndeshjen e javës së 28-të në Ligën Premier.

Pas një harkimi nga Trent Alexander-Arnold nga krahu i djathtë, Sadio Mane kërceu më lartë dhe shënoi me kokë (9').


LiverpoolWatford 1 (Foto: Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)

I njëjti futbollist shënoi një gol fantastik me thembër në minutën e 20-të, për dyfishimin e rezultatit dhe me epërsi të dyfishtë, nikoqirët shkuan në pushim.

Në pjesën e dytë (66'), Divock Origi pranoi një top nga Andrew Robertson dhe e shënoi golin e tretë për skuadrën vendase.

Pas një harkimi nga gjuajtja e lirë e Alexander-Arnold, Virgil Van Dijk kërceu përmbi mbrojtjen mysafire dhe shënoi me kokë (79').

VanDijk (Foto: Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)

Nga një harkim i bukur i Robertson, sërish fitoi Van Dijk, i cili realizoi me kokë (83'). Ky ishte goli i pestë i Redsave në këtë ndeshje.

Me këtë fitore, Liverpooli vazhdon kryesimin në Ligën Premier me një pikë më shumë se Manchester City që fitoi ndaj West Ham United. Watfordi është i teti në tabelë me 40 pikë të arkëtuara.

Në xhiron e ardhshme, Liverpooli zhvillon derbin lokal kundër Evertonit, ndërsa Watfordi është nikoqir i Leicester Cityt. /Telegrafi/

https://www.dailymotion.com/video/x73531v

telegrafi sport app