Liverpool – Everton, formacionet zyrtare të derbit lokal në Kupën FA - Debuton Minamino

Liverpooli dhe Evertoni kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për 1/32-tën e Kupës FA.
Reds janë nikoqir të rivalit të urryer lokal, Evertonit, në takimin e Kupës FA, i cili do të zhvillohet në Anfield me fillim nga ora 17:01.
Dy klubet vijnë në këtë garë nga kjo fazë dhe duan fitoren për të kaluar tutje në raundin e 1/16-tës, pasi në rast fitoreje vjen kualifikimi direkt.
Për Carlo Ancelottin ky është derbi i parë i Merseyside dhe ka vendosur formacionin më të mirë të mundshëm.
Në anën tjetër, Jurgen Klopp ka vendosur të bëjë shumë ndryshime për këtë takim.
Liverpool: Adrian; Milner, Gomez, Philipps, Williams; Lallana, Chirivella, Jones, Elliot, Origi, Minamino;
Everton: Pickford; Coleman, Holgate, Mina, Digne; Sidibe, Sigurdsson, Schneiderlin, Walcott; Richarlison, Calvert-Lewin;
/Telegrafi/






















































