Liverpool – Aston Villa, formacionet zyrtare të super ndeshjes në Ligën Premier

Liverpooli dhe Aston Villa kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 37-të në Ligën Premier.
Reds janë nikoqir të Aston Villas në ndeshjen që pritet të zhvillohet në “Anfield” me fillim nga ora 16:00.
Ekipi i Jurgen Klopp vjen në këtë ndeshje pas një serie të jashtëzakonshme prej shtatë fitoreve radhazi në kampionat dhe synon fitoren e radhës duke shpresuar në gabimin e Manchester Unitedit për të zënë një vend që i dërgon në Ligën e Kampionëve.
Në anën tjetër, ekipi i Unai Emery i është kthyer fitores pas dy humbjeve radhazi dhe synon të vazhdojë me rezultate pozitive pasi dëshiron të përfundoj në pozitat që e dërgojnë ekipin në garat evropiane.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.
Liverpool: Alisson, Alexander-Arnold, Konate, Van Dijk, Robertson, Fabinho, Henderson, Jones, Diaz, Salah, Gakpo.
Aston Villa: Martinez, Cash, Konsah, Mings, Digne, McGinn, Kamara, Douglas Luiz, Ramsey, Bailey, Watkins.
/Telegrafi/


















































