Liverpooli ka fituar me rikthim ndaj Newcastle Unitedi me rezultat 3-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e pestë të Ligës Premier.

Reds kanë vazhduar serinë e fitoreve edhe pas javës së pestë, duke arritur po kaq fitore deri më tani dhe janë lider më pikë të plota.


Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Sadio Mane (28', 40') dhe Mohamed Salah (72')  për vendasit, ndërsa Jetro Willems (7') për mysafirët.

Lojtari më i vlerësuar i kësaj ndeshje ishte shënuesi i dy golave, Mane, i cili u notua me 8.5.

Mane vs Newcastle Sadio Mane (Foto: Jan Kruger/Getty Images/Guliver)

Në anën tjetër, nota më e ulët shkoi për portierin mysafir, Martin Dubrava që u vlerësua me notë 5.8.

Në këtë ndeshje luajti edhe ylli shqiptar, Xherdan Shaqiri, i cili u inkuadrua në minutën e 84-të dhe u notua me 6.0.

Liverpool:

notat liveri e1568468748180

Newcastle:

notat liveri 1 e1568468788364

/Telegrafi/

telegrafi sport app