LIVE/ Shorti i Ligës së Kampionëve - super përballje në fazën e ligës

- 28/08/2025 20:12-Kur do të konfirmohen datat e ndeshjeve në fazë e ligës në Ligën e Kampionëve?
- 28/08/2025 19:20-Mbyllet ceremonia e shortit
- 28/08/2025 19:11-Ekipet e vazos së katërtë mësojnë kundërshtarët
- 28/08/2025 19:04-Ekipet e vazos së tretë mësojnë kundërshtarët
- 28/08/2025 18:51-Eintracht Frankfurt dhe Villarral mësojnë rivalët në Ligën e Kampionëve
- 28/08/2025 18:50-Atletico Madridi dhe Simeone mësojnë rivalët
- 28/08/2025 18:50-Juventusi mëson kundërshtarët
- 28/08/2025 18:48-Shorti për Benfican dhe Club Bruggen
- 28/08/2025 18:47-Shorti për Atalantan dhe Bayer Leverkusenin
- 28/08/2025 18:46-Shorti i Arsenalit, duket lehtë për Mikel Artetën
- 28/08/2025 18:44-Shorti për kampionin aktual, PSG
- 28/08/2025 18:43-Hidhet shorti për Man Cityn
- 28/08/2025 18:40-Shorti i Liverpoolit, Arne Slot do të jetë i lumtur
- 28/08/2025 18:40-Short i lehtë për Barcelonën
- 28/08/2025 18:39-Shorti i Borussia Dortmund
- 28/08/2025 18:38-Shorti i Interit
- 28/08/2025 18:37-Shorti i Real Madridit
- 28/08/2025 18:36-Shorti i Chelsea, duket i lehtë në pamje të parë
- 28/08/2025 18:34-Shorti i Bayern Munich
- 28/08/2025 18:28-Ceferin nderon Ibrahimovicin me "Çmimin e Presidentit"
- 28/08/2025 18:26-Tjetër video interesante mes UEFA-s dhe Zlatan Ibrahimovic
- 28/08/2025 18:22-Chelsea nderohet me një çmim nga UEFA
- 28/08/2025 18:20-Nis mbrëmja e shortit
- 28/08/2025 18:14-Topi që do të luhet këtë sezon në Ligën e Kampionëve
- 28/08/2025 18:11-Vazot e shortit në Ligën e Kampionëve
Është hedhur shorti i Ligës së Kampionëve, me 36 ekipe që garojnë në fazën e parë. Klubet ndajnë të njëjtën kategori, duke mbledhur pikë në tetë ndeshje kundër kundërshtarëve të ndryshëm.
Çdo ekip luan kundër dy kundërshtarëve nga secili prej katër grupeve të forta. Ndeshjet e para do të luhen më 16 shtator, me orarin që do të përcaktohet më vonë.
28/08/2025 20:12-Kur do të konfirmohen datat e ndeshjeve në fazë e ligës në Ligën e Kampionëve?
Shorti për fazën e ligës së Ligës së Kampionëve për sezonin 2025-26 tashmë është konfirmuar, por tifozët dhe skuadrat do të duhet të presin edhe dy ditë për të mësuar oraret dhe datat e sakta të ndeshjeve.
UEFA do të shpallë listën e plotë të ndeshjeve të fazës së ligës, përfshirë oraret dhe datat, të shtunën më 30 gusht.
Megjithatë, disa detaje tashmë janë të njohura, duke dhënë një pamje të parë të sfidave që priten të jenë emocionuese për tifozët dhe ekipet pjesëmarrëse.
Të gjitha ndeshjet do të zhvillohen si zakonisht, të martën dhe të mërkurën në orën 18:45 ose 21:00.
'Ditët' e planifikuara të ndeshjeve janë konfirmuar gjithashtu dhe janë si më poshtë
Dita 1 e ndeshjes: 16/17/18 shtator
Dita e dytë e ndeshjeve: 30/31 shtator/1 tetor
Dita e 3-të e ndeshjeve: 21/22 tetor
Dita e 4-të e ndeshjeve: 4/5 nëntor
Dita e 5-të e ndeshjeve: 25/26 nëntor
Dita e 6-të e ndeshjeve: 9/10 dhjetor
Dita e 7-të e ndeshjeve: 20/21 janar
Dita e 8-të e ndeshjeve: 28 janar.
28/08/2025 19:20-Mbyllet ceremonia e shortit
Tashmë 36 ekipe kanë mësuar kundërshtarët e tyre në fazën e ligës në Ligën e Kampionëve.
28/08/2025 19:11-Ekipet e vazos së katërtë mësojnë kundërshtarët
28/08/2025 19:04-Ekipet e vazos së tretë mësojnë kundërshtarët
28/08/2025 18:51-Eintracht Frankfurt dhe Villarral mësojnë rivalët në Ligën e Kampionëve
28/08/2025 18:50-Atletico Madridi dhe Simeone mësojnë rivalët
28/08/2025 18:50-Juventusi mëson kundërshtarët
28/08/2025 18:48-Shorti për Benfican dhe Club Bruggen
28/08/2025 18:47-Shorti për Atalantan dhe Bayer Leverkusenin
28/08/2025 18:46-Shorti i Arsenalit, duket lehtë për Mikel Artetën
28/08/2025 18:44-Shorti për kampionin aktual, PSG
28/08/2025 18:43-Hidhet shorti për Man Cityn
28/08/2025 18:40-Shorti i Liverpoolit, Arne Slot do të jetë i lumtur
28/08/2025 18:40-Short i lehtë për Barcelonën
28/08/2025 18:39-Shorti i Borussia Dortmund
28/08/2025 18:38-Shorti i Interit
Cristian Chivun e presin super ndeshje në debutimin e tij si trajnerë në këtë garë.
28/08/2025 18:37-Shorti i Real Madridit
Real Madridin e presin disa përballje të forta në grupe.
28/08/2025 18:36-Shorti i Chelsea, duket i lehtë në pamje të parë
Chelsea kthehet të luajë në Ligën e Kampionëve dhe tani është gati për sezonin e ri.
28/08/2025 18:34-Shorti i Bayern Munich
Klubi i parë që ka mësuar shortin është Bayern Munich. Bavarezët luajnë ndaj Chelsea, PSG, Clube Brugge, Arsenal, Sporting, PSV, Union SG dhe Pafos.
28/08/2025 18:28-Ceferin nderon Ibrahimovicin me "Çmimin e Presidentit"
Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, njoftoi se Zlatan Ibrahimovicit do t’i dorëzohet "Çmimi i Presidentit".
Zlatan reagoi me stilin e tij karakteristik, duke thënë: “Faleminderit shumë për këtë çmim. Do të thotë që në të vërtetë kam bërë diçka në karrierën time”.
28/08/2025 18:26-Tjetër video interesante mes UEFA-s dhe Zlatan Ibrahimovic
Zlatan Ibrahimovic është vënë në qendër të vëmendjes në një video të UEFA-s që promovon formatin e ri të Ligës së Kampionëve.
Duke ironizuar se suedezi po merr meritat për sistemin e ri – të cilin ai e promovoi edhe vitin e kaluar – disa figura të njohura të futbollit, si drejtuesit e UEFA-s, por edhe Luis Figo telefonuan duke e kritikuar.
Marchetti e quajti Zlatanin “egoman”, ndërsa të tjerë theksuan se formati i ri duhet të promovohet nga një futbollist që realisht e ka fituar Ligën e Kampionëve.
28/08/2025 18:22-Chelsea nderohet me një çmim nga UEFA
Chelsea u vlerësua me një çmim të veçantë për fitimin e çdo trofeu në futbollin evropian të klubeve.
Kjo u arrit kur skuadra e Enzo Marescas fitoi Ligën e Konferencës sezonin e kaluar.
28/08/2025 18:20-Nis mbrëmja e shortit
Aty janë Pedro Pinto dhe Reshmin Chowdhury, prezantuesit e galasë së shortit, ku ftuan në skenë presidentin e UEFA-s, Aleksander Ceferin.
28/08/2025 18:11-Vazot e shortit në Ligën e Kampionëve
Vazo 1: PSG, Real Madrid, Manchester City, Bayern, Liverpool, Inter, Chelsea, Dortmund dhe Barcelona.
Vazo 2: Arsenal, Leverkusen, Atlético de Madrid, Benfica, Club Brugge, Atalanta, Villarreal, Juventus dhe Eintracht.
Vazo 3: Tottenham, PSV, Ajax, Napoli, Sporting, Olympiacos, Slavia Prague, Marseille dhe Bodo/Glimt.
Vazo 4: Monaco, Qarabag, Galatasaray, Union SG, Pafos, Kairat Almaty, Athletic, Newcastle dhe Kopenhagen.
































































