Deputetët e Kuvendit të Kosovës gjatë seancës të së enjtes diskutuan për çështje të ndryshme.

Greva në arsim, kriza energjetike, janë debatuar në pikën jashtë rendit të ditës.


Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-155 për sanksionet e shёnjestruara kundër shkelësve të huaj të drejtave të njeriut, shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-152 për Anti dopingun, shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-153 për edukimin në fëmijërinë e hershme, formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy anëtarë të Komisionit të Pavarur të Mediave, nga radhët e komunitetit shqiptar janë ndër pikat e rendit të ditës në seancën e së enjtes.

29/09/2022 13:10-Nuk ka kuorum për vazhdimin e masave emergjente për furnizimin me energji elektrike

Kuvendi i Kosovës në mungesë kuorumi nuk mori vendim për zgjatjen e masave emergjente për furnizim me energji elektrike, ashtu siç parasheh vendimi i Qeverisë së Kosovës.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca tha se nga 78 deputetë të pranishëm në Kuvend, 58 deputetë kanë votuar për.

“Nuk ka kuorum për me marr vendim”, tha Konjufca.

kuroum

Ndryshe, gjatë seancës plenare shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila fillimisht propozoi mocion procedural për ta futur si pikë të rendit të ditës këtë vendim.

“Propozojmë vendimin e qeverisë për zgjatjen e masave emergjente për furnizim me energji. Qëllimi i këtij vendimi është që këto masa të zgjaten edhe për 30 ditë të tjera. Duke ditur rëndësinë e këtij vendimi kërkojmë që ky vendim të futet në rend dite sot dhe të votohet”, tha Kusari-Lila.

Por në mungesë të kuorumit, Kuvendi nuk mori vendim për miratimin e vendimit të qeverisë për zgjatjen e masave emergjente me energji.

29/09/2022 12:48-Hyn në rend dite vendimi i Qeverisë për zgjatjen e masave emergjente për energjinë – opozita e kundërshton

Në mesin e shumë kritikave nga opozita, megjithatë është futur në rend dite në seancën e sotme të Kuvendit, vendimi i Qeverisë së Kosovës për zgjatjen e masave emergjente për furnizim me energji elektrike.

Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila fillimisht propozoi mocion procedural për ta futur si pikë të rendit të ditës këtë vendim.

“Propozojmë vendimin e qeverisë për zgjatjen e masave emergjente për furnizim me energji. Qëllimi i këtij vendimi është që këto masa të zgjaten edhe për 30 ditë të tjera. Duke ditur rëndësinë e këtij vendimi kërkojmë që ky vendim të futet në rend dite sot dhe të votohet”, tha Kusari-Lila.

E kundër këtij mocioni ishin PDK e LDK.

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala tha se është hera e katërt që sillet në kësi forme një mocion për çështjen e energjisë. E deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj në emër të grupit parlamentar të kësaj partie tha se abstenojnë.

29/09/2022 11:57-Krasniqi ironizon me thënien e LVV-së “erdhi dita”: Kryeministër dita shkoj e erdh nata, qu puno najsen

Debati mes opozitës dhe Qeverisë së Kosovës është duke vazhduar në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës.

Pas fjalimit të kryeministrit Albin Kurti ku tha se çmimet s’janë rritur vetëm për arsimtarët dhe se pakoja për përballje me inflacionin i prek të gjithë, ka reaguar kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.

Krasniqi i ka bërë thirrje Kurtit që të zgjohet dhe të punoj sepse shkoj dita.

“Thoshit erdhi dita, dita shkoj gati, mbrëmja është duke ardhur e ju ende se keni filluar punën. Nëse ke mëndu që dita ja ka nis 7 a 8 dije që ora është katër mbasdite e ju hala asgjë s’keni bërë”, i tha Krasniqi, Kurtit.

29/09/2022 11:56-Latifi flet për ikjen e mjekëve dhe mungesën e anesteziologëve: Këtë problem e kanë edhe Austria e Zvicra

Konference Rifat Latifi ministri i shendetesise foto Ridvan Slivova 15

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, në seancën e sotme të Kuvendit ka folur për ikjen e mjekëve nga Kosova si dhe mungesën e anesteziologëve.

Para deputetëve, Latifi ka thënë se me këtë çështje si ministri janë duke u marrë vazhdimisht, ndërsa ka shtuar se një problem të tillë e kanë edhe Austria, Zvicra, Greqia e shumë vende të tjera, raporton Telegrafi.

“Në çdo moment jemi duke u marrë me këtë çështje. Javën e kaluar isha në Greqi, edhe atje është i njëjti problem. Po ashtu, Austria, Zvicra dhe shumica e vendeve po përballen me këtë problem, pra me largimin e punëtorëve shëndetësorë”, është shprehur ai.

Tutje, ministri ka thënë se çështja e anesteziologëve është injoruar edhe lënë pas dore për shumë vite, si shumë sektorë të tjerë të shëndetësisë.

29/09/2022 11:23-Kurti: Çmimet janë rritur për të gjithë, jo vetëm për arsimtarët dhe mësuesit

kurti 4

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se pakoja për përballje me inflacionin është edhe si rezultat i trysnisë së Bashkimit të Sindikatave të Pavarura me greva.

Në seancën e sotme të Kuvendit, ai ka deklaruar se nuk mund t’i trajtojë grevat në arsim si problem specifik.

Kjo pasi siç ka thënë kreu i ekzekutivit, çmimet janë rritur për të gjithë dhe jo vetëm për arsimtarët e mësuesit.

“Në markete nuk shkruan se këto produkte janë më shtrenjtë vetëm për mësimdhënësit”, ka deklaruar Kurti.

Ai ka shtuar se Vetëvendosje ka garuar në zgjedhjet e fundit me platformën për punësim dhe drejtësi, por s’ka pasur synim për rritje pagash. Megjithatë, ka thënë se një e tillë do të ndodhë me Ligjin për Paga.

29/09/2022 11:07-LDK kërkon debat për 'mosrealizimin' e projekteve kapitale nga Qeveria

309496912 654560286261986 1544245897297680215 n

Lidhja Demokratike e Kosovës ka deponuar kërkesë për debat parlamentar lidhur me “mosrealizimin e projekteve kapitale për vitin 2022”.

Kështu ka bërë të ditur në seancën e sotme të Kuvendit deputeti i kësaj partie, Besian Mustafa, duke shtuar se ende nuk ka ndonjë investim apo realizim substancial të investimeve kapitale që ndërlidhin qendrat e qyteteve.

Sipas tij, nuk është parë asnjë investim kapital sa i përket investimit në kapacitetet e reja gjeneruese në fushën e energjisë.

Para deputetëve, ai ka deklaruar Qeveria ka rreth 800 milionë euro në llogaritë bankare, që nuk investohen në projekte kapitale.

“Ne sot kemi deponuar një kërkesë për debat për mosrealizimin e investimeve kapitale për vitin 2022”, është shprehur deputeti Mustafa.

29/09/2022 11:02-“Kurti dëshiron të tregojë se është i panënshtruar”, Murati i reagon Krasniqit: Goxha të zhgënjyer po dukeni nga rezultati

hekurani

Ministri i Financave, Hekuran Murati, i ka reaguar kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqit, i cili në seancën e sotme të Kuvendit duke folur për grevën në arsim tha se kryeministri Albin Kurti po dëshiron të tregojë se është i panënshtruar.

Në replikën e tij, Murati ka thënë se kjo deklaratë e Krasniqit nënkupton se tentativa e tyre ka qenë për ta nënshtruar Qeverinë e Kosovës.

E nëse ky ka qenë synimi i opozitës ndaj ekzekutivit sipas Muratit është për keqardhje pasi nga greva në arsim po humbin nxënësit dhe shteti.

“Do të doja t’i referohesha fjalimit të deputetit Krasniqi që tha se kryeministri po don të tregohet se është i panënshtruar. A i bie kjo që ju keni dashur ta nënshtroni Qeverinë se goxha të zhgënjyer po dukeni nga rezultati? Nëse ky ka qenë synimi është për keqardhje se janë humbur shumë orë e ditë të mësimit për nxënësit e ju e shikoni se a po nënshtrohet qeveria”, është shprehur ministri para deputetëve.

29/09/2022 11:01-Haradinaj e quan Kurtin “good guy”: Mësuesit kanë me ta tregu qejfin kur të vjen koha

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj në seancën e Kuvendit të Kosovës ka folur sërish për grevën në arsim.

Haradinaj pyeti nëse beson dikush që ata mësimdhënës prej qejfit kanë qëndruar në shtëpi?.

“Nuk besoj se ka dikush që e beson këtë. Nga 2018 pagat nuk janë rrit, prej atëherë vazhdon intensivisht me u shtrenjtua jeta”, ka thënë Haradinaj.

309295832 1248274365952706 7620030673634574669 n

I pari i AAK-së e quajti kryeministrin Kurti “good guy” (djalë i mirë).

“Ajo që isha tu e thanë është shumë e thjesht ky “good guy” ynë këtu është rrit duke i urryer regjimet. Prej që është bë regjim u kthy duke i urryer ata që e kanë pru këtu, armiqtë e brendshëm sindikatat, mësuesit”, tha Haradinaj.

Ai shtoi se kryeministri nuk është duke nënshtrua PAN-in por mësuesit. “Nuk je tu e nënshtrua PAN-in je tu i nënshtrua mësuseit e ata ta tregojnë qejfin kur të vie vakti”, tha Haradinaj.

29/09/2022 10:57-Krasniqi: Investimi më i madh që ka bërë Qeveria Kurti në dy vite të mandatit është ndarja e shoqërisë në taborë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, në seancën e sotme të Kuvendit teksa ka folur për grevën në arsim, ka kritikuar qeverisjen e kryeministrit Albin Kurti.

Para deputetëve, Krasniqi ka deklaruar se investimi më i madh që ka bërë Qeveria në këto dy vite të mandatit është ndarja e shoqërisë në tabore – “ja me ne, ja me ata”.

“Këtu veç ne edhe ata bashkë nuk ka pasur. Është e dhimbshme se çfarë mendësie ia kanë veshur idesë së pushtetit dhe përgjegjësisë politike qeverisja e Albin Kurtit”, është shprehur i pari i PDK-së, raporton Telegrafi.