LAJMI I FUNDIT:

Përfundon mbledhja e përbashkët e dy qeverive

Përfundon mbledhja e përbashkët e dy qeverive

Sot në Elbasan u mbajt mbledhja e përbashkët, e shtata me radhë e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë.

Disa marrëveshje pritet të nënshkruhen në këtë mbledhje.


Por, ato që tashmë janë bërë të ditura, janë marrëveshja për sigurime shoqërore, ku është kërkuar autorizimi për nënshkrim nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, marrëveshja për lejet e qëndrimit në afat 5-vjeçar, përmes një aplikimi të thjeshtë dhe ajo për lehtësimin e procedurës së njohjes së diplomave.

Do të nënshkruhet edhe një memorandum mirëkuptimi për studimin e fizibilitetit për ndërtimin/rehabilitimin e segmentit hekurudhor Durrës-Prishtinë, raporton Telegrafi.

Po ashtu pritet të ketë edhe marrëveshje në fushën e sigurisë. /Telegrafi/

array(3) { ["date"]=> string(19) "11-26-2021 12:09:46" ["time"]=> string(16) "26/11/2021 12:09" ["update"]=> bool(false) } 26/11/2021 12:09

Nënshkruhen 13 marrëveshjet Kosovë-Shqipëri

Përfaqësuesit e ministrive të Qeverisë së Kosovës dhe të Shqipërisë kanë nënshkruar sot në Elbasan marrëveshjet bilaterale pas mbledhjes së përbashkët ndërmjet dy qeverive. 

Fillimisht u nënshkrua marrëveshja për zbatimin e lehtësirave doganore nga kryeministri Albin Kurti dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.


Më pas u nënshkruar marrëveshja për lehtësimin  e procedurave dhe kushteve për marrjen e leje qëndrimit të përkohshëm, ndërsa u nënshkrua nga ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla dhe ai i Shqipërisë, Blendi Çuçi.

Po ashtu nënshkrimi i marrëveshjes për rregullat e regjimit të trafikut lokal të kufirit ndërmjet dy qeverive  u nënshkrua nga Sveçla dhe Çuçi.

Më pas, po ndërmjet dy ministrave u nënshkrua marrëveshja për hapjen e pikës së përbashkët të të kalimit kufitar Shishtavecit Kukës, Krushevë-Dragash.

Marrëveshje tjera janë nënshkruar në fushën e kulturës, arsimit, punëve të brendshme, drejtësisë, bujqësisë, financave, etj.

array(3) { ["date"]=> string(19) "11-26-2021 11:33:01" ["time"]=> string(16) "26/11/2021 11:33" ["update"]=> bool(false) } 26/11/2021 11:33

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë: Do vendosim sistem kamerash në kufi, makinat nuk do të ndalohen

Ministri i Brendshëm, Blendi Çuçi, në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive Kosovë-Shqipëri ka folur rreth marrëveshjeve që do të nënshkruhen, ndërsa duke folur rreth lehtësirave për qarkullimin e qytetarëve në dy anët e kufirit bëri të ditur se do të vendosen sistem kamerash në kufi dhe makinat nuk do të ndalohen,

Ministri Çuçi në mbledhjen e dy qeverive foli për disa marrëveshje, si atë të leje qëndrimit, hapjen e kufirit midis Shishtavecit Krushevës, etj.


“Marrëveshja e parë ka të bëjë me lejet e qëndrimit, kemi bërë një kapërcim për të lehtësuar lejet për të jetuar në të dyja anët e kufirit të shqiptarisë duke bërë të mundur që çdo shtetas shqiptarë në Kosovë apo e kundërta mjafton të plotësojë një formular dhe të deklarojë një adresë të përshtatshëm dhe menjëherë pas asnjë procedurë merr lejen 5 vjeçare dhe i kalon leja e menjëhershme pa pasur nevojë për aplikim tjetër. Më e rëndësishme është se tashmë kjo leje qëndrimi unifikohet me lejen e punës…”, tha ai.

Marrëveshja e dytë ka të bëjë më hapjen e kufirit midis Shishtavecit Krushevës.

Ndërkaq, edhe pse nuk është pjesë e marrëveshjes, por me kërkesën e dy kryeministrave janë marra masa dhe s’do të pritet sezoni i verës për të vënë një sistem kamerash në kufijtë dhe qarkullimi do të bëhet pa ndalim.

“…Kemi bërë edhe planin e punës, do jetë më shpejt se sezoni. Flukset e tjera para sezonit, duke përfshirë edhe festën kombëtare, ku lëvizja do të jetë me një fluks të shtuar, kemi dhënë porosi që të mos ketë kontrolle dhe asnjë pengesë për qarkullimin e shtetasve. Jemi në rrugë të mbarë…”, tha ai.

array(3) { ["date"]=> string(19) "11-26-2021 11:10:23" ["time"]=> string(16) "26/11/2021 11:10" ["update"]=> bool(false) } 26/11/2021 11:10

Sveçla: Qytetarët mund të marrin leje të përkohshme qëndrimi në Shqipëri për pesë vite

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla në mbledhjen e dy qeverie shqiptare ka prezantuar marrëveshjet që janë arritur tani mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Sveçla ka thënë se tashmë qytetarët mund të marrin leje për qëndrim të përkohshëm deri në pesë vite, transmeton Telegrafi.


“Marrëveshja për leje qëndrim do të prodhojë lehtësim të ndjeshëm në marrjen e leje qëndrimit të përkohshëm, i cili tani do të merret për pesë vite. Do të ketë lehtësira në kritere dhe heqje të barrierave burokratike. Në këtë mënyrë shtetasit e palëve nënshkruese, në momentin e lajmërimit të qëndrimit të përkohshëm mund të qëndrojnë në territorin e shtetit tjetër deri në pesë vite. Për këto arsye: ribashkimi familjar, arsim parauniversitar, kërkime shkencore, arsye humanitare, personat me status të pa shtetësisë, viktimat e trafikimit me njerëz, dhe të huaj të cilët kanë shprehur vullnet me autoritetet kompetente”, theksoi ai.

Sveçla tha se bashkëpunimi vëllazërorë do të forcohet edhe me tej.

Ndërkaq, kryeministri Edi Rama duke komentuar marrëveshjen tha se kërkon të largohet pesë vite, dhe të mos jetë e përcaktuar kjo periudhë.

array(3) { ["date"]=> string(19) "11-26-2021 11:02:01" ["time"]=> string(16) "26/11/2021 11:02" ["update"]=> bool(false) } 26/11/2021 11:02

Rama: Po punojmë që vitin e ardhshëm ta kemi Abetaren e unifikuar

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalën e tij në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive Kosovë-Shqipëri deklaroi se kanë rënë dakord për abetare të unifikuar.

Ai tha se synojnë që vitin tjetër abetarja e unifikuar të jetë e gatshme.


“Ne kemi dakordësuar në mbledhjen e fundit të qeverisë që të punojmë që vitin e ardhshëm që është vit jubilar i pavarësisë ta kemi gati abetaren e unifikuar. Abetarja është një libër themelor për këdo që hyn në rrugën e arsimit dhe prej shumë vitesh tanimë është një libër i cili bazuar edhe në ligjin e arsimit që ne kemi njësoj si librat e tjerë është trajtuar si një tekst me shumë alternativa. Ajo që ne kemi dakordësuar është që të kemi vetëm një abetare dhe me shumë kënaqësi duam që ta ndajmë së bashku këtë objektiv në mënyrë që nëse biem dakord sot të kemi një abetare të gjuhës shqipe në Shqipëri, në Kosovë dhe pastaj së bashku këtë abetare unike të gjuhës shqipe ta kemi në të gjithë trojet apo në të gjithë hapësirat ku fëmijët mësojnë të lexojnë dhe shkruajnë gjuhën shqipe”, përfundoi Rama.

array(3) { ["date"]=> string(19) "11-26-2021 10:46:53" ["time"]=> string(16) "26/11/2021 10:46" ["update"]=> bool(false) } 26/11/2021 10:46

Nënshkruhet marrëveshja e parë në mbledhjen e shtatë të dy qeverive shqiptare

Është nënshkruar marrëveshja e parë në mbledhjen e Qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e dy qeverive prezantoi marrëveshjen, transmeton Telegrafi.


“Unë sot po prezantoj marrëveshjen ndërmjet këshillit të ministrave të Kosovës dhe Shqipërisë, për zbatimin e lehtësirave në procedurat doganore. Qëllimi i kësaj marrëveshje është thjeshtimi i kryerjeve të procedurave doganore, zvogëlimi i pritjes në pikat doganore. Kjo marrëveshje parasheh vendosjen e zyrës doganore të Kosovës në portin e Durrësit”, deklaroi ai.

array(3) { ["date"]=> string(19) "11-26-2021 10:33:11" ["time"]=> string(16) "26/11/2021 10:33" ["update"]=> bool(false) } 26/11/2021 10:33

Kurti: Le të flasim si diplomat e të punojmë si patriotë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive Kosovë-Shqipëri tha se shqiptarët janë njerëz optimist dhe në mot jo të mirë e kur bie shi, e që shiu në Kosovë thuhet se është bereqet.

Kurti tha se në mbledhjen e përbashkët tha se duhet të flasim si diplomat e të punojnë si patriot.


“Është mbledhja e shtatë e dy qeverive, por e para e imja si kryeministër…. sa herë që vij në Shqipëri, sikur qytetarët e Kosovës kam një ndenjësi të veçantë. Jemi një lis me dy degë…”, tha ai.

“Të thuash se jemi të lumtur se jemi komb i ndarë është marrëzi…Të thuash se jemi të lumtur se kemi dy shtete, sepse jemi më të fortë do të ishte sa tepri edhe shkurtpamësi… Të thuash se angazhohesh për bashkim kombëtar do të shquanin për nacionalist… të thuash se do të bashkohemi Bashkimin Evropian të shquajnë për diplomat… kam përshtypjen se këta të fundit po tregohen më të suksesshëm kështu që le të flasim si diplomat e të punojmë si patriotë”, tha ai.

“Si patriot duhet të forcojmë shtetet tona. Patriotizëm sot është të luftojmë korrupsionin e krimin e organizuar, të luftosh për lirinë e mediave e lirinë e mendimit, të luftosh për ekonomi gjithëpërfshirëse, vetëm ky lloj patriotizëm do të jetësojë ëndrrat tona.

Bashkëpunimin nuk e kemi dëshirë por obligim”.

Kurti tha më tej se shoqëria në Kosovë befas ka përjetuar zëvendësimin e simboleve shtetërore dhe kjo ishte e dhimbshme.

array(3) { ["date"]=> string(19) "11-26-2021 10:23:20" ["time"]=> string(16) "26/11/2021 10:23" ["update"]=> bool(false) } 26/11/2021 10:23

Rama flet për marrëveshjen për heqjen e lejeve të qëndrimit dhe hapjen e pikës kufitare në Kukës

Në Elbasan ka nisur mbledhja e Qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se është kënaqësi të mbahet mbledhja e dy qeverive shqiptare, transmeton Telegrafi.


“Është gjithmonë kënaqësi të jemi bashkë. Ky është takimi i shtatë mes dy qeverive. Sot mblidhemi pas një viti sfidues të pandemisë, por edhe pasi kemi arritur sidoqoftë të kemi një numër të konsiderueshëm gjërash që kemi diskutuar edhe janë vënë në vijë”, ka thënë ai.

Rama ka deklaruar se tashmë kanë një numër te konsiderueshëm të marrëveshjeve, dhe se një pjesë e tyre janë në rrugë të zbatimit, transmeton Telegrafi.

“Sfida e përbashkët është të rrisim zbatueshmërinë e marrëveshjeve dhe të realizojmë një energji të plotë në të gjitha fushat. Më vjen mirë që sot angazhohemi për heqjen e lejeve të qëndrimit përkohshëm, për hapjen e pikës kufitare të përbashkët në Kukës dhe për rregullimin e trafikut lokal të kufirit”, është shprehur ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Lajme
Hapet segmenti tre kilometra që lidhet me Urën e Kukësit, ura hapet plotësisht brenda qershorit

Hapet segmenti tre kilometra që lidhet me Urën e Kukësit, ura hapet plotësisht brenda qershorit

Lajme
Kurti takon tri nënkryetaret serbe, konsultohet për lirinë e asocimit të komunave në veri

Kurti takon tri nënkryetaret serbe, konsultohet për lirinë e asocimit të komunave në veri

Lajme
Cameron flet për vizitën e tij në Kosovë, tregon se çfarë i tha sekretarit të NATO-s lidhur me KFOR-in

Cameron flet për vizitën e tij në Kosovë, tregon se çfarë i tha sekretarit të NATO-s lidhur me KFOR-in

Lajme
SBAShK i kërkon Qeverisë dialog dhe rritje të pagave për së paku 30% – paralajmëron veprime tjera sindikale

SBAShK i kërkon Qeverisë dialog dhe rritje të pagave për së paku 30% – paralajmëron veprime tjera sindikale

Lajme
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori