Stadiumi “Fadil Vokrri” ishte arena e sfidës së parë kualifikuese të Kosovës në rrugëtimin drejt Kampionatit Botëror, ‘Katar 2022’.

Suedia e Zlatan Ibrahimovicit ishte kundërshtari ynë në sfidën e vlefshme për Grupin B dhe fitoi me rezultat 3-0 përballë Dardanëve.

Derisa për Kosovën ky ishte takimi i parë kualifikues, suedezët e kanë fituar edhe ndeshjen e tyre të parë në grup (1-0 kundër Gjeorgjisë).


Telegrafi ju ka mbajtur të informuar në kohë reale për detajet e sfidës së parë kualifikuese për Kampionatin Botëror, Kosovë 0-3 Suedi.


28/03/2021 22:58-Vlerëso paraqitjen e lojtarëve të Kosovës

28/03/2021 22:40-Notat e lojtarëve

28/03/2021 22:40-Situata në Grupin B

Standings provided by SofaScore LiveScore

28/03/2021 22:36-Përfundon ndeshja, Kosova 0-3 Suedia

Ka përfunduar ndeshja e para kualifikuese e Kosovës për Kampionatin Botëror, ‘Katar 2022’. Dardanët pësuan humbje me 0-3 në “Fadil Vokrri” nga Suedia.

Falë dy asistimeve nga Zlatan Ibrahimovic, shënuan Ludwig Augustinsson (12’) dhe Alexander Isak (35’) në pjesën e parë. Ndërsa në gjysmën e dytë realizoi Sebastian Larsson nga penalltia (70’).

Nuk munguan edhe rastet për skuadrën tonë, mirëpo mungoi konkretizimi.

sweden 2

https://twitter.com/ElForastero1982/status/1376248618043195398

28/03/2021 22:34

90’+2 Bernard Berisha përjashtohet me kartonin e dytë të verdhë.

28/03/2021 22:32

90’ Goditje fantastike e Hekuran Kryeziut nga largësia. Por, goditja vole e tij shkoi mbi portë.

heki

28/03/2021 22:29

86' Kosova vazhdon tentativat që të shënojë së paku atë që njihet si gol i nderit.

kos2

28/03/2021 22:23

80’ Vazhdon epërsia prej tre golash e Suedisë, po bëhet gjithnjë e më vështirë për Kosovën, kur kemi hyrë në dhjetë minutat e fundit të takimit.

ujkani

28/03/2021 22:13-Suedi 3-0 Kosovë

70' Suedia shënon golin e tretë. Sebastian Larsson realizoi nga pika e bardhë, Ujkani dështoi për pak që ta ndalte topin.

https://twitter.com/ElForastero1982/status/1376266538290937870

28/03/2021 22:12

69’ Penallti për Suedinë për prekjen e topit me dorë nga Rashica.

28/03/2021 22:11

68’ Rast i mirë për Suedinë, devijon Ujkani pas goditjes nga Forsberg.

28/03/2021 22:10

67’ Zlatan Ibrahimovic lëshon fushën. Marcus Berg u inkuadrua në vend të tij.

ibra 2 1

28/03/2021 22:09

66’ Në mundësi e mirë e krijuar nga Zeneli, por goditja e Muriqit nuk shkoi drejt portës.

28/03/2021 22:05-Statistikat pas një ore lojë

tat6 (Foto: Flashscore)

28/03/2021 22:02

59’ Një aksion i ndërtuar nga Rashica, mirëpo harkimin e tij nuk e arriti Muriqi.

kosova 11

28/03/2021 21:58

55’ Lojtarët tanë nuk po arrijnë që ta kthejnë rrjedhën e lojës në favorin e tyre.

ibra 2 1

28/03/2021 21:52

49’ Suedezët e nisin edhe gjysmën e dytë me kërcënime drejt portës së Ujkanit.

28/03/2021 21:47-Fillon pjesa e dytë

Ka nisur gjysma e dytë e ndeshjes ndërmjet Kosovës dhe Suedisë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Mysafirët shënuan dy gola në pjesën e parë, ashtu që nikoqirët do të tentojnë të rikthehen në fraksionin e dytë.

tentim

28/03/2021 21:36-Statistikat pas pjesës së parë

pjesap (Foto: Flashscore)

28/03/2021 21:32-Përfundon pjesa e parë, Kosova 0-2 Suedia

Suedia ka shënuar dy gola në pjesën e parë të takimit kundër Kosovës në stadiumin “Fadil Vokrri”.

sweden 2

Ludwig Augustinsson (12’) dhe Alexander Isak (35’) shënuan që të dy falë asistimeve nga Zlatan Ibrahimovic.

Nuk munguan edhe rastet për Dardanët, mirëpo mungoi konkretizimi.

https://twitter.com/ElForastero1982/status/1376248618043195398

https://twitter.com/ElForastero1982/status/1376253533859815427

28/03/2021 21:27

42’ Nuk dorëzohen lojtarët e Kosovës, vazhdojnë përpjekjet për të shënuar. Celina gjuan mbi portë.

28/03/2021 21:26-Statistikat pas 40 minutash

stats3 (Foto: Flashscore)

28/03/2021 21:19-Goli i dytë i Suedisë

35’ Tjetër asistim nga Ibra dhe Alexander Isak pas dy tentativave arriti ta realizojë golin e dytë për mysafirët.

https://twitter.com/rafaell777877/status/1376253055100928003

https://twitter.com/ElForastero1982/status/1376253533859815427

sweden 2

28/03/2021 21:18

34’ Një tjetër rast i mirë nga Muriqi pas harkimit nga Hadërgjonaj, por përfundon jashtë.

muriqi

28/03/2021 21:16

31' Tjetër rrezik që devijohet nga Vojvoda dhe përfundon në goditje nga këndi për suedezët.

28/03/2021 21:08

23’ Tjetër rast i papërfunduar nga Kosova. Me gjithë tentimet, po mungon finalizimi i aksioneve.

28/03/2021 21:06

21' Muriqi humb një rast shumë të mirë. Rashica e uli topin për sulmuesin, por ai goditi mbi portë.

166327661 315755586547819 7893380070874483837 n

28/03/2021 21:02

17’ Kosova rrezikoi të pranonte golin e dytë, pasi Alexander Isak gjuajti mbi portë.

28/03/2021 21:01

12’ Florent Hadergjonaj ndëshkohet me karton të verdhë dhe tani janë tre të ndëshkuar nga Kosova.

28/03/2021 20:56-Shënon Suedia

12’ Ibrahimovic asistoi me thembër, ndërsa Ludwig Augustinsson shënoi.

https://twitter.com/ElForastero1982/status/1376248618043195398

suedia 1

28/03/2021 20:55

9’ Karton të verdhë nga Kosova pranon edhe Hekuran Kryeziu për ndërhyrje të palejueshme.

28/03/2021 20:55

6’ Vedat Muriqi ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të palejueshme ndaj një anëtarit të Suedisë

28/03/2021 20:48

2' Kosova rrezikoi me anë të Vedat Muriqit qysh në start, mirëpo goditja e tij përfundoi jashtë, derisa u gjend në pozitë jashtë loje

28/03/2021 20:45

Fillon ndeshja

Ka nisur ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Suedisë e vlefshme për fazën kualifikuese për Kampionatin Botëror, ‘Katar 2022’.

28/03/2021 20:11-Lojtarët janë duke bërë nxehje

kosswe 2

28/03/2021 19:58-Situata në Grupin B

Standings provided by SofaScore LiveScore

28/03/2021 19:56

Ndryshimi i vetëm i Suedisë nga ndeshja kundër Gjeorgjisë është inkuadrimi i Forsberg në vend të Kulusevskit.

28/03/2021 19:40-Kush fiton, sondazhi i UEFA-s nxjerr fituese Kosovën

sondazh (Foto: uefa.com)

28/03/2021 19:36-Kështu luan Suedia

suedia1 1

28/03/2021 19:36-Kështu luan Kosova

28/03/2021 19:26-Formacioni i Suedisë, Ibra nga minuta e parë

suedia1 (Foto: uefa.com)

28/03/2021 19:17-Formacioni zyrtar i Kosovës

kosova1 (Foto: uefa.com)

28/03/2021 19:12-Ibrahimovic dhe Suedia në ‘Fadil Vokrri’

ibra 2 (Foto: Svensk Fotboll)

sweden 1 (Foto: Svensk Fotboll)

28/03/2021 18:48-Ëndrra e madhe e Bernard Challandes

“Të kualifikohemi në Kupën e Botës dhe ta fitojmë atë, kjo është një ëndërr për ne”.

28/03/2021 18:47

Është hera e parë që këto dy skuadra luajnë ndaj njëra-tjetrës.

Suedia i ka humbur katër ndeshjet e fundit të zhvilluara në udhëtim.

28/03/2021 18:31-Pesë mungesat e Kosovës

Trajneri Bernard Challandes ka pesë mungesa të mëdha, bëhet fjalë për lojtarë të rëndësishëm që thuajse gjithmonë kanë bartur fanellën e titullarit.

Kosova9

Mungesa e parë është ajo e mesfushorit Herolind Shala, i cili nuk mundi fare të grumbullohej shkaku që është infektuar me COVID-19.

Mungesa e dytë u konfirmua në ditët e para të grumbullimit, kur FFK mori vendim ta përjashtoj portierin Arijanet Muric për arsyeje disiplinore, por që deri më tani nuk janë bërë të ditura arsyet e vërteta.

Amir Rrahmani gjithashtu ishte i grumbulluar, por mbrojtësi nuk ia doli të rikuperohet për këto sfida.

Mungesë tjetër e madhe është edhe ajo e Ibrahim Dresevic, i cili është i skualifikuar për shkak të kartonëve dhe do ta humbasë ndeshjen ndaj Suedisë, por do të jetë i gatshëm për Spanjën.

Krejt në fund u konfirmua edhe mungesa e Valon Berishës së lënduar, i cili do të përpiqet që të jetë i gatshëm për Spanjën.

28/03/2021 18:25-Formacioni i mundshëm i Kosovës