Kosova zhvillon njërën prej ndeshjeve vendimtare në kualifikimet për Kampionatin Evropian, 'Euro 2020'. Dardanët kanë udhëtuar në Plzen të Republikës Çeke, ku janë mysafirë të kësaj përfaqësuese në Doosan Arena.

Këto dy skuadra janë në konkurrim të drejtpërdrejtë për një vend që dërgon në fazat finale të Kampionatit të ardhshëm Evropian.


Telegrafi ju mban të informuar në kohë reale për të gjitha detajet e kësaj sfide shumë të rëndësishme.


14/11/2019 22:38-Përfundon ndeshja

Republika Çeke e ka fituar ndeshjen kundër Kosovës (2-1) duke e siguruar kështu kualifikimin në Kampionatin Evropian, 'Euro 2020'.

Në anën tjetër, Kosova është eliminuar edhe matematikisht nga gara për t'u kualifikuar përmes kësaj rruge. Mundësia e fundit për ta kërkuar një vend në Evropian, do të jetë përmes Ligës së Kombeve.

RAPORTI I PLOTË >>>

AmirRrahmanimichael (Foto: Thomas Eisenhuth/Getty Images/Guliver)

14/11/2019 22:33

90' Katër minuta shpresë për Kosovën që ta barazojë rezultatin.

14/11/2019 22:32

89' Një iniciativë e lehtë nga lojtarët tanë në përpjekje për të shënuar gol, por pa sukses.

14/11/2019 22:29

86' Vendasit vazhdojnë të krijojnë rrezik, ndërsa Kosova nuk po arrin të ndërtojë raste për ta barazuar rezultatin.

14/11/2019 22:22-Republika Çeke kalon në epërsi

80' Përmbyset rezultati. Alex Kral goditi, ndërsa Ondrej Celustka e dërgoi topin në rrjetë.

https://twitter.com/KramponGoal1/status/1195089965044162560

14/11/2019 22:19

77' Edon Zhegrova inkuadrohet në vend të Florent Hadërgjonajt.

14/11/2019 22:17

75' Çekët kanë marrë zemër pas golit të barazimit. Një tjetër moment rreziku që përfundoi me dy shtylla të njëpasnjëshme.

14/11/2019 22:13-Barazohet rezultati

71' Me një goditje nga distanca shënon Alex Kral.

https://twitter.com/KramponGoal1/status/1195087747033260032

14/11/2019 22:12-Brohoritje ofenduese në stadium

Amir Rrahmani ankohet te gjyqtari për ofendimet e tifozëve vendas, ndërsa kapiteni i Republikës Çeke kërkon qetësi nga publiku.

14/11/2019 22:10

67' Ndërhyrje e ashpër në Aro Muriq, i cili lëndohet, ndërsa nikoqirët e dërgojnë topin në rrjeti. Mirëpo, gjyqtari Gianluca Rocchi e anulon golin dhe akordon ndërhyrje të palejuar për Kosovën.

14/11/2019 22:08

66' Lojë e luftuar në të gjitha pjesët e fushës. Vendasit përpiqen ta barazojnë rezultatin, ndërsa tanët të gatshëm të ndëshkojnë me kundërsulme.

14/11/2019 22:07-Atmosferë fantastike në të gjitha qytetet e Kosovës

prizren

14/11/2019 22:03

60' Tjetër intervenim i mrekullueshëm i portierit tonë.

14/11/2019 21:52-Gooool... Festonjnë Dardanët në Plzen

Gooooooool... Kosova në epërsi! Harkim fantastik nga Florent Hadërgjonaj, të cilin e priti në Atdhe Nuhiu dhe e ngulit me kokë në rrjetë.

AtdheNuhiu Momenti i golit të Atdhe Nuhiut (Foto: Thomas Eisenhuth/Getty Images/Guliver)

14/11/2019 21:50

48' Goditje me vole nga Amir Rrahmani që shkoi pranë shtyllës pingule të ekipit kundërshtar.

14/11/2019 21:47-Fillon pjesa e dytë me ndryshime në formacion

Besar Halimi inkuadrohet në vend të Anel Rashkajt, i cili ishte ndëshkuar me karton të verdhë në pjesën e parë.

Anelrashkaj (Foto:Thomas Eisenhuth/Getty Images/Guliver)

14/11/2019 21:35-Statistikat e pjesës së parë

pp (Foto: flashscore.com)

14/11/2019 21:31-Përfundon pjesa e parë

Ka përfunduar pa gola pjesa e parë e takimit ndërmjet Republikës Çeke dhe Kosovës në Doosan Arena të Plzenit. Vendasit e patën më shumë iniciativën, mirëpo skuadra jonë arriti të mbahej duke mos pranuar gol.

AmirRrahmanimichael (Foto: Thomas Eisenhuth/Getty Images/Guliver)

14/11/2019 21:28

43' Gjakoset Vojvoda, ndërsa në prapavijë Dardanët këndojnë "Besa, Besë".

14/11/2019 21:27

41' Një periudhë e mirë për Kosovën që për disa minuta edhe pati posedimin e topit.

14/11/2019 21:22

37' Tentimi i parë i Kosovës. Harkim nga Valon Berisha, por topi nuk u devijua në rrjetë.

14/11/2019 21:18

32' Edhe Atdhe Nuhiu ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrjeje me këmbë të zgjatur.  Më herët u ndëshkua edhe futbollisti çek, Jan Boril.

14/11/2019 21:10

25' Gjuajtje e lirë dhe tjetër rast rreziku të krijuar nga vendasit. Aro Muriq po tregohet hero.

14/11/2019 21:08

23' Fidan Aliti ndëshkohet me karton. Ky është kartoni i dytë i verdhë në kë pjesë të parë për Kosovën.

FidanAliti (Foto: Thomas Eisenhuth/Getty Images/Guliver)

14/11/2019 21:04

18' Tjetër situatë e rrezikshme e krijuar nga ekipi kundërshtar. Goditja e Vladimir Coufal përfundoi mbi transversale.

14/11/2019 21:00

15' Anel Rashkaj ndëshkohet me karton të verdhë.

AnelRashkaj1 (Foto: Thomas Eisenhuth/Getty Images/Guliver)

14/11/2019 20:58

13' Një dalje e mirë e Kosovës, porse përfundon pa ndonjë rast të mirë. Në ndërkohë që edhe kundërsulmi i vendasve është ndërprerë.

14/11/2019 20:55

10' Tejkalohet një moment i rrezikshëm. Vendasit e kanë iniciativën në këto minuta të para.

14/11/2019 20:52

7' Pritje spektakolare nga Aro Muriqi! Michael Krmencik priti një harkim dhe goditi me kokë, por i pakalueshëm ishte portieri i Kosovës.

Michael Goditja e Michael Krmencik (Foto: Thomas Eisenhuth/Getty Images/Guliver)

14/11/2019 20:50

5' Fillim i kujdesshëm nga të dyja skuadrat. Tejkalohet një moment i rrezikshëm.

14/11/2019 20:47-Nuk mungojnë edhe flamujt serbë në stadium

Krahas provokimeve "Kosova është Serbi" dhe sulmeve fizike kundrejt tifozëve të Kosovës, në Doosan Arena janë ngritur edhe flamuj serbë në formë provokimi ndaj shqiptarëve të pranishëm.

serb 1

serb 2

14/11/2019 20:43-Fillon ndeshja

Momenti i shumëpritur. Fillon ndeshja Republika Çeke - Kosova. Me shpresë për triumfin e Dardanëve!

14/11/2019 20:13-Formacioni Challandes: 4-2-3-1

kosova1 (Foto: uefa.com)

14/11/2019 20:09-Dy ndryshimet e mëdha në formacion

Kosova është detyruar t'i bëjë dy ndryshime të mëdha në krahasim me formacionin në ndeshjen ndaj Malit të Zi.

Atdhe Nuhiu starton për herë të parë në një ndeshje konkurruese pas afro një viti duke e zënë vendin e Vedat Muriqit të lënduar.

Nga ana tjetër, Anel Rashkaj zë vendin e Herolind Shalës në mesfushë, i cili po ashtu nuk mund të luajë për shkak të lëndimit.

72873198 2808730909150608 5874935753875652608 o (Foto: Telegrafi/Ridvan Slivova)

14/11/2019 20:06

Në një faqe në Instagram të huliganëve çekë thuhet se sulmin mbi tifozët e Kosovës e kanë bërë huliganët e klubeve Brno dhe Plzen.

"Huliganët e Brno & Plzen e kanë sulmuar një lokal me shqiptarë para ndeshjes Republika Çeke - Kosova, pas një minute intervenoi policia", thuhet në një postim, ku është publikuar edhe një video, në të cilën dëgjohen sirenat e policisë.

14/11/2019 19:51-Rashica në pyetjen e UEFA-s se kush do të shënojë më shumë gola sonte

Në një publikim në faqen zyrtare të UEFA-s për 'Euro 2020' në Facebook, në listën e lojtarëve që mund të shënojnë më shumë gola sonte është përfshirë edhe Milot Rashica.

Anësori i Kosovës është përfshirë në konkurrencë me yje, si Cristiano Ronaldo, Kylian Mbappe e Harry Kane.

14/11/2019 19:45-Brenda stadiumit Doosan Arena që ka filluar të mbushet

stadium

Donbass1 1

Donbass1 2

Donbass1 3

Donbass1 4

Donbass1 5

14/11/2019 19:36-Strategu Bernard Challandes i ka gati taktikat e tij fituese

Bernard Challandes konference per ndeshjen Republika Ceke Kosova foto Ridvan Slivova 22 1

14/11/2019 19:30-Formacionet zyrtare

Formacioni startues i Republikës Çeke: Vaclik, Celustka, Brabec, Coufal, Darida, Krmencik, Masopust, Jankto, Soucek, Boril, Kral.

Formacioni startues i Kosovës: Muric, Hadergjonaj, Aliti, Rashkaj, Rashica, Celina, Rrahmani, V. Berisha, Vojvoda, Kololli, Nuhiu.

formacionet

kos (Foto: uefa.com)

14/11/2019 19:14-A do të shënojë Kosova e para

Goli i Valon Berishës për Kosovën në ndeshjen ndaj Anglisë, ishte goli më i shpejtë i pranuar nga Tre Luanët që nga 17 nëntori i vitit 1993.

Njëherësh, fitorja 5-3 e Anglisë ndaj Kosovës, ishte e para në të cilët kombëtarja më e fortë e Grupit A, ka pranuar tre gola në shtëpi që nga viti 2012 (nga Holanda).

Dardanët do të shpresojnë që të jenë realizues të shumë golave në këtë sfidë, të cilën do të përpiqen ta fitojnë.

Kos1 e1573755986191 (Foto: Telegrafi/Ridvan Slivova)

14/11/2019 19:06-Masa të rrepta sigurie në hotelin e Kosovës, arrestohen dhjetëra tifozë çekë

Forcat çeke të sigurisë kanë qëndruar brenda hotelit të lojtarëve të Kosovës për shkaqe sigurie.

Pas sulmit ndaj tifozëve tanë në Plzen, bëhet e ditur se janë arrestuar dhjetëra tifozë çekë.

Polic

polic2

14/11/2019 18:56-Rrëfimi i tifozit të Kosovës që u sulmua nga çekët në Plzen

14/11/2019 18:47-Tifozët e Kosovës kanë filluar të hyjnë në Doosan Arena, në pjesën e mysafirëve

donass (Foto: Ondřej Zlámal/uefa.com)

14/11/2019 18:13-Vazhdon atmosfera e Dardanëve

14/11/2019 18:06-The Guardian rendit 10 gjërat që nuk duhet humbur në ndeshjet kualifikuese të të enjtes - Kosova nuk bën përjashtim

Prestigjiozja britanike The Guardian ka shkruar një artikull për 10 gjërat që duhet t'u kushtojmë rëndësi në ndeshjet kualifikuese për 'Euro 2020'.

Në këtë përmbledhje përmendet fakti që Vedat Muriqi nuk mund t'i ndihmojë Kosovës ndaj Republikës Çeke, ndërsa si zëvendësues i tij përmendet Atdhe Nuhiu.

Sipas The Guardian, përzgjedhësi Bernard Challandes duhet të shkojë në planin B duke e angazhuar në qendër të sulmit, futbollistin e Sheffield Wednesday.

72174631 2808729969150702 4560266416556605440 o Nuhiu në ndeshjen e fundit me Kosovën (Foto: Telegrafi/Ridvan Slivova)

14/11/2019 18:01-Ekipi i Kosovës me mbështetje të madhe

14/11/2019 17:52-Dardanët janë në disponim fantastik para ndeshjes në Plzen

14/11/2019 17:51-Fanella e veçantë me të cilën Kosova do të luajë ndaj Republikës Çeke

fanerlla

14/11/2019 17:51-Provokime pranë hotelit ku po qëndron Kosova

Në hotelin ku po qëndron Kosova një grup i tifozëve çekë së bashku me serbë, kanë provokuar me thirrje “Kosova është Serbi”.

LAJMI I PLOTË >>>

Dardanet 4

14/11/2019 17:41-Vëmendje: Mediat ndërkombëtare vazhdojnë të shkruajnë për Kosovën – vendi i talentëve premtues

Mediumi francez So Foot i ka kushtuar një artikull përmbledhës Kosovës se si arriti të vinte në këtë moment historik të kualifikimeve për Euro 2020, që nga shpallja e pavarësisë.

ARTIKULLI I PLOTË >>>

Kosova Republika Ceke foto Ridvan Slivova 78 1 (Foto: Telegrafi/Ridvan Slivova)

14/11/2019 17:32-Portieri çek dëshiron të luajë në 'Euro 2020'

Portieri kryesor i Republikës Çeke, Tomas Vaclik, është kthyer në shtëpi i motivuar pas fitores në derbin e Sevillas dhe kualifikimin në Ligën e Evropës. Pas pensionimit të Petr Cech, Vaclik u bë zgjedhja e parë në portën e çekëve.

"Roli im ndryshoi në mënyrë dramatike. Kam startuar katër herë brenda katër vitesh kur Petr ishte këtu. Tash dua ta përjetoj një fazë finale të një Kampionati Evropian si një lojtar në aksion", ka deklaruar portieri çek para ndeshjes ndaj Kosovës.

TomasVacilikl Tomas Vaclik (Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

14/11/2019 17:21

Në ndërkohë mediat angleze i kanë kushtuar një artikull të veçantë Atdhe Nuhiut.

72983964 2808731412483891 8081460427508154368 o

14/11/2019 17:09-Lojtarët e Kosovës kanë një motiv shtesë për të fituar

Futbollistët e lënduar do të jenë një motiv më shumë për futbollistët tanë që të triumfojnë në Plzen të Republikës Çeke.

Arbër Zeneli, Vedat Muriqi dhe Hekuran Kryeziu, janë mungesat e mëdha që nuk mund të luajnë në këtë sfidë për shkak të lëndimeve. Por, ata do të presin një dhuratë të madhe nga bashkëlojtarët e tyre!

ArberZeneli1 e1573747772266 (Foto: Telegrafi/Ridvan Slivova)

14/11/2019 17:04-Katër vite më parë, Darida e shënoi golin kualifikues - ai dëshiron të festojë edhe ndaj Kosovës

Mesfushori çek, Vladimir Darida, ia siguroi kualifikimin në 'Euro 2016' përfaqësueses së tij me golin e shënuar kundër Letonisë në fitoren prej 2-1.

Zëvendëskapitenit do t'i pëlqente që ta përsërisë të njëjtën gjë edhe në përballjen ndaj Kosovës në Plzen, meqenëse në rast të fitores, Republika Çeke e siguron kualifikimin.

"Natyrisht se e mbaj mend ndeshjen në Letoni... Shpresoj ta përjetoj gjithë atë sërish", ka thënë Darida në një konferencë për shtyp.

ValdimirDarida Vladimir Darida (Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

14/11/2019 16:50-Blicku zviceran shkruan për Kosovën dhe rastin e saj për të qenë në 'Euro 2020'

Blicku zviceran i ka kushtuar një artikull Kosovës për rrugën se si mund të kualifikohet për në Euro 2020 dhe pengesat që i ka përballë.

LEXOJENI LAJMIN E PLOTË >>>

KosovaFormacon (Fotoarkiv: Telegrafi/Ridvan Slivova)

14/11/2019 16:44-Fenerbahce jep detajet lidhur me lëndimin e Muriqit

Fenerbahce ka dhënë informacion për atë që ndodhi dhe rikthimin e lojtarit.

“Lojtarët e përzgjedhur në ekipin kombëtar, edhe nëse janë të lënduar duhet të shkojnë. Kështu është procedura e UEFA-s”.

“Lëndimi i Vedat u raportua te Kombëtarja atje pa shkuar ai. Sidoqoftë, ata donin të shikonin situatën përfundimtare të lojtarit dhe kur panë rezultatin, ata vendosën që lojtari të mos luante”, thuhet në njoftimin e klubit.

Vedat (Foto: Telegrafi/Ridvan Slivova)

14/11/2019 16:38-Anglia e kërkon kualifikimin ndaj Malit të Zi

Krahas ndeshjes ndërmjet Republikës Çeke dhe Kosovës, sonte (e enjte) në Grupin A zhvillohet edhe takimi ndërmjet Anglisë dhe Malit të Zi në Wembley.

Tre Luanëve u mjafton vetëm barazimi për ta siguruar pjesëmarrjen në fazat finale të 'Euro 2020'.

Kualifikimi i Anglisë në ndeshjen e sotme do të ishte në favor të Kosovës, në mënyrë që nëse mbetet vendimtare ndeshja në "Fadil Vokrri", anglezët të mos kenë motiv për fitore.

AngliStervitje (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

14/11/2019 16:32-Formacioni i mundshëm i Kosovës ndaj Çekisë

formacioni1

14/11/2019 16:18-Në ndërkohë, trajneri i Anglisë ka konfirmuar se Sterling do të jetë në skuadër ndaj Kosovës

Përzgjedhësi i Anglisë, Gareth Southgate, e ka bërë të qartë se nuk do të hezitojë ta përfshijë në formacion Raheem Sterlingun në ndeshjen e të dielës kundër Kosovës.

LAJMI I PLOTË >>>

RaheemSterlingGomez1 1 e1573744389827 Raheem Sterling dhe Joe Gomez bashkë në stërvitje (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

14/11/2019 15:33-Muriqi mungesë e madhe, por ai është gjatë gjithë kohës në mbështetje të skuadrës

Urimi i Vedat Muriqit për bashkëlojtarët e tij:

VEdati (Foto: Instagram/vedatmuriqi)

14/11/2019 15:27-Rezultatet nga pesë ndeshjet e fundit të dy përfaqësueseve

ndeshjet (Foto: uefa.com)

14/11/2019 15:23-Disa detaje nga faqja e UEFA-s për këtë ndeshje

Nikoqirët do të kualifikohen nëse fitojnë

Kosova eliminohet në rast humbjeje

Çekët humbën 2-1 në Prishtinë në shtator

Të dielën: Kosova - Anglia, Bullgaria - Çekia

14/11/2019 14:58-Skenari më i keq

Kosova nuk guxon ta humbë ndeshjen ndaj Republikës Çeke, pasi nëse ndodh kjo, atëherë humben gjasat matematikore për kualifikim.

Në rast se kundërshtari e fiton takimin, atëherë do të ngritet në kuotën e 15 pikëve, kurse Dardanët mbesin në 11 pikë, që do të thotë se edhe nëse e mposhtim Anglinë në "Fadil Vokrri" (14 pikë) dhe nëse çekët pësojnë nga Bullgaria, përfaqësuesja jonë eliminohet.

Në këtë situatë, Kosova do ta kërkojë kualifikimin përmes Ligës së Kombeve.

Ilustrim pergaditjet per ndeshjen Republika Ceke Kosova foto Ridvan Slivova 8 (Foto: Telegrafi/Ridvan Slivova)

14/11/2019 14:54-Mundësia e dytë e kualifikimit të Kosovës

Në rast se Kosova dhe Republika Çeke ndahen baras, atëherë skuadra jonë do t' kishte 12 pikë, kurse ekipi kundërshtar 13 pikë.

Çekët luajnë kundër Bullgarisë në ndeshjen e fundit kualifikuese për 'Euro 2020' dhe ne duhet të shpresojmë që bullgarët të mos e humbin sfidën.

Nëse ndodh kështu, Kosova do ta ketë në dorë kualifikimin në përballjen ndaj Anglisë në "Fadil Vokrri", duke qenë se me fitoren tonë ndaj Tre Luanëve (15 pikë) dhe më barazimin apo humbjen e Republikës Çeke ndaj Bullgarisë (13 apo 14 pikë), Dardanët kualifikohet në fazat finale të Kampionatit Evropian.

cekos1

14/11/2019 14:48-Si kualifikohet Kosova

Kosova duhet të fitojë ndaj Republikës Çeke në Plzen dhe së paku të barazojë ndaj Anglisë në Prishtinë.

Në këtë rast, nëse Çekia do ta fitonte takimin e fundit ndaj Bullgarisë do të kishte pikë të barabarta me Kosovën (nga 15-të) dhe skuadra jonë do të vazhdonte tutje falë ndeshjeve direkte.

Ilustrim tabela Bernard Challandes konference per ndeshjen Republika Ceke Kosova foto Ridvan Slivova 3 (Foto: Telegrafi/Ridvan Slivova)

14/11/2019 14:42-Dy ndeshjet e fundit të Kosovës

Republika Çeke - Kosova (14 nëntor)

Kosova - Anglia (17 nëntor)

14/11/2019 14:41-Dy ndeshjet e fundit të Republikës Çeke

Republika Çeke - Kosova (14 nëntor)

Bullgaria - Republika Çeke (17 nëntor)

14/11/2019 14:39-Në rritje të vazhdueshme numri i tifozëve të Kosovës në Plzen të Çekisë

cekkosf 1

cekkosf 2

cekkosf 3

14/11/2019 14:07-Situata në Grupin A

Vetëm një pikë është dallimi ndërmjet Republikës Çeke dhe Kosovës në Grupin A.

cekkos (Foto: uefa.com)

14/11/2019 14:05-Tifozi i veçantë çek i Kosovës – Martin Sneberk mban album me fotografitë e lojtarëve Dardanë dhe mbledh autografe

Përveç shqiptarëve, ekipi i drejtuar nga Bernard Challandes ka fituar simpati edhe nga qytetarë evropianë.

I tillë është edhe i riu çek, Martin Sneberk, i cili pëlqen jashtë mase ekipin përfaqësues të Kosovës.

LAJMI I PLOTË >>>

MArtinfk Martin Sneberk (Foto: Telegrafi)

14/11/2019 13:59-Tifozë nga të gjitha anët kanë vërshuar Plzenin

Tifozë shqiptarët nga Zvicra, Gjermania, Finlanda dhe të gjitha vendet kanë udhëtuar drejt Republikës Çeke për ta përcjellë ndeshjen e rëndësishme të Kosovës dhe për ta mbështetur skuadrën tonë.

Shumë prej tyre nuk kanë arritur të sigurojnë bileta për ndeshjen, edhe pse janë në gjendje të paguajnë shuma të mëdha për të hyrë në stadium.

tifoze 1

tifoze 5

Tifo1

tifoze 2

14/11/2019 13:54-Gjyqtarët e ndeshjes Çeki – Kosovë

Ky takim vendimtar i është besuar gjyqtarit të njohur italian, Gianluca Rocchi, i cili do ta ndajë drejtësinë.

Filippo Meli dhe Ciro Carbone do të jenë asistentët e tij nga krahët, ndërsa gjyqtar i katërt është Massimiliano Irrati.

Gianluca Rocchi Gianluca Rocchi (Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)