Gjithçka që ndodhi në triumfin fantastik të Kosovës kundër Bullgarisë

2019/06/Vedat-Muriqi.jpg

Bullgaria nuk ka mundur t'i bëjë ballë Kosovës në rrugëtimin drejt kualifikimit në Kampionatin Evropian, 'Euro 2020'.

Stadiumi 'Vasil Levski' në Sofje ishte arena e sfidës së tretë kualifikuese të Përfaqësueses sonë, e cila kishte vetëm një objektiv - fitoren! Dhe ashtu ndodhi. Me një rikthim sensacional, Kosova fitoi me rezultat 3-2.


Telegrafi ju ka mbajtur të informuar në kohë reale për të gjitha detajet e kësaj përballjeje.


10/06/2019 22:43-Kosova nuk dorëzohet, fitore e madhe në Bullgari me rikthim spektakolar

2019/06/62599361_2098387133623334_3793376134427574272_o.jpg

Kosova ka arritur të shënojë fitore me rezultat 3-2 ndaj Bullgarisë në një ndeshje që dhuroi shumë emocione. Fitorja e parë e Kosovës në grupe, por e dominuar me shumë raste.

Emocione, shumë gola, spektakël dhe tri pikë. Kjo ishte nata e Kosovës.

Golat dhe raportin e gjerë mund ta lexoni KËTU.. 

10/06/2019 22:37-Mbyllet ndeshja, fitore historike - Kosova fiton në udhëtim te Bullgaria

Është mbyllur ndeshja me fitoren 2-3 të Kosovës ndaj Bullgarisë në Sofje.

10/06/2019 22:36-Rashani shënon për 3-2

90+3 Elbasan Rashani ka shënuar me kokë pas asistimit të Milot Rashicës.

10/06/2019 22:33-Minutat shtesë

Gjyqtari ka dhënë katër minuta shtesë.

10/06/2019 22:31

89' Rashica godet nga distanca, goditja përfundon jashtë portës.

10/06/2019 22:30-Rashani shumë afër golit

87' Rashani ishte shumë afër golit, por goditja e tij e ulët shkoi ngjit me shtyllën pingule. Sa të pafat që jemi!

10/06/2019 22:29

85' Kostadinov ndëshkohet me karton të verdhë.

10/06/2019 22:28-Trysni e Kosovës në kërkim të golit

84-85' Kosova bëri trysni duke pasur dy gjysmë-raste, por fati nuk ishte me ne dhe shifrat mbeten të pandryshuara.

10/06/2019 22:26-Kosova afër golit

84' Rashani gjuan me kokë pas harkimit të Rashicës, por goditja e tij shkon mbi portë.

10/06/2019 22:24

82' Elbasan Rashani rrezikon, por goditja e tij devijohet në rivënie këndore.

10/06/2019 22:22

80' Benjamin Kololli gjuan me kokë, por portieri bullgar nuk befasohet.

10/06/2019 22:20-Kartoni i parë në ndeshje

78' Besar Halimi ndëshkohet me të verdhë pas një ndërhyrje taktike.

10/06/2019 22:19-Challandes kryen zëvendësimin e fundit

76' Elbasan Rashani inkuadrohet në lojë në vend të Edon Zhegrovës.

10/06/2019 22:17-Goli me kokë i Vedat Muriqit

Vedat Muriqi ka shënuar me kokë golin e barazimit 2-2 ndaj Bullgarisë.

Ky gol erdhi në minutën e 64-të pas asistimit të Benjamin Kolollit.

LEXONI MË SHUMË >>>

10/06/2019 22:15

73' Rashica provoi nga me një goditje nga distanca, por përfundoi jashtë portës.

10/06/2019 22:13

70'  Georgi Iliev Rusev hyn në vend të Todor Nedelev.

10/06/2019 22:11-Kosova gjen golin e tretë, por anulohet

67' Kosova gjeti edhe golin e tretë me Vedat Muriqin, por u anulua për pozitë jashtë loje.

10/06/2019 22:07-Kosova barazon rezultatin ndaj Bullgarisë

64' Kosova ka barazuar 2-2 ndaj Bullgarisë. Vedat Muriqi ka shënuar me kokë pas asistimit të mirë nga Benjamin Kololli.

10/06/2019 22:05

62' Anel Rashkaj inkuadrohet në lojë në vend të Idriz Vocës.

10/06/2019 22:04-Florent Hadergjonaj debuton me Kosovën

62' Florent Hadergjonaj është inkuadruar në lojë në vend të Mërgim Vojvodës.

10/06/2019 22:01

59' Kosova provon me Vedat Muriqin, por goditja e tij me kokë devijohet në këndore nga një mbrojtës bullgar.

10/06/2019 21:58-Bullgaria kalon në epërsi

55' Bullgaria gjeti golin e dytë pas një rivënie këndore. Dimitrov shënon me kokë

10/06/2019 21:54-Kosova afër golit me Rashicën

51' Kosova doli me një kundërsulm të shpejt me anë të Milot Rashicës, por goditja e fortë e vushtrriasit shkoi pak mbi portë.

10/06/2019 21:52-Ndërrim te Bullgaria

Kristian Dimitrov inkuadrohet në lojë në vend të Vasil Bozhikov.

10/06/2019 21:50-Aksion i mirë për Kosovën

47' Kosova ka krijuar një aksion të mirë. Vedat Muriqi ka asistuar për Benjamin Kolollin, por goditja e tij e lehtë u bllokua nga portieri.

10/06/2019 21:49-Asnjë ndryshim në formacione

Pjesa e dytë e ndeshjes ka filluar, ndërsa trajnerët kanë vendosur të fillojnë me formacionet e njëjta

10/06/2019 21:48-Fillon pjesa e dytë

46' Topin e nisin bullgarët

10/06/2019 21:39-Festa e golit të Rashicës dhe dedikimi për Arbër Zenelin

Kosova ka kaluar në epërsi ndaj Bullgarisë në Sofje me golin e Milot Rashicës.

Ky gol iu dedikua lojtarit të lënduar Arbër Zenelit.

Videon e festës dhe dedikimin mund ta shihni KËTU.. 

10/06/2019 21:36-Statistikat e pjesës së parë

Bullgaria                    Statistika                   Kosova

1          Gola                                                   1

4          Tentime të përgjithshme              8

2          Brenda kuadratit të portës          2

2          Jashtë kuadratit të portës            5

0          Bllokada                                            1

4          Goditje nga këndi                           1

2          Pozita jashtë loje                            1

51%    Posedimi i topit                               49%

10/06/2019 21:32-Mbyllet pjesa e parë

Pjesa e parë në mes të Kosovës dhe Bullgarisë është mbyllur me barazim 1-1.

10/06/2019 21:31-Kosova afër golit me Celinën

44' Bersant Celina ka provuar goditjen e furishme jashtë zonës, por goditja e tij e fortë përfundoi jashtë

10/06/2019 21:30-Bullgaria barazon rezultatin

43' Bullgaria ka barazuar 1-1 ndaj Kosovës me një gol të bukur nga distanca e kapitenit Ivelin Popov.

10/06/2019 21:23-Celina afër golit

37' Bersant Celina ka gjuajtur furishëm nga një distancë rreth 20 metra, por goditja e tij u prit nga portieri bullgar.

10/06/2019 21:22-Kosova po luan më mirë se Bullgaria

25-35' Kosova po luan më mirë, por krijon raste më shumë, por pa arritur të gjejnë rrjetën.

10/06/2019 21:14-Bullgaria me dy gjysmë raste

21' Despodov provoi, por Aro Muric priti goditjen e tij.

26' Kostadinov me kokë, goditja e tij përfundon jashtë

10/06/2019 21:08-Goli i Rashicës

Golin e Milot Rashicës mund ta shikoni KËTU... 

10/06/2019 21:07-Kosova tenton golin me goditjen e Halimit

20' Besar Halimi ka provuar me një goditje nga distanca, por topi shkoi mbi transversale.

10/06/2019 21:02-Rashica ia dedikon golin Arbër Zenelit

Goli i Milot Rashicës në minutën e 14-të pati një dedikim.

Rashica ia dedikoi këtë gol bashkëlojtarit të lënduar, Arbër Zenelit.

gggg

10/06/2019 21:01-Kosova kalon në epërsi ndaj Bullgarisë

2019/06/ga.jpg

14' Milot Rashica ka shënuar për epërsinë 0-1 ndaj Bullgarisë. Goli i Rashicës erdhi nga afërsia.

10/06/2019 20:56-Kosova në kundërsulm

10' Kosova ka rrezikuar me një kundërsulm me anë të Milot Rashicës, por në fund topi u devijua në rivënie këndore nga bullgarët

10/06/2019 20:55-Rasti i parë i i rrezikshëm

9' Bullgarët kanë rrezikuar të parët, por goditja e fortë e Despodov pritet nga Aro Muric.

10/06/2019 20:47-Fillon ndeshja

1' Të parët me topin luajnë futbollistët e Kosovës

64329949 690757838013700 4293983989007384576 n

10/06/2019 20:47-Intonohen himnet e Bullgarisë dhe Kosovës

Janë intonuar himnet e dy ekipeve përfaqësuese, Kosovës dhe Bullgarisë.

Kos

10/06/2019 20:43-Mbi një mijë Dardanë në stadium

Tifozët e Kosovës, Dardanët janë në numër më të madh se vendasit në stadium.

Në shkallët e stadiumit Vasil Levski janë mbi 1000 tifozët të Kosovës.

10/06/2019 20:31-Dardanët kanë zënë vendin e tyre në stadium

Kosova dhe Bullgaria do të luajnë mes vete me fillim nga ora 20:45.

Shkallët e stadiumit Vasil Levski kanë filluar të mbushen tashmë.

Në fotografitë e siguruara nga Telegrafi shihen tifozët e Kosovës teksa fillojnë të zënë vendet e tyre.

Kosova 2

Kosova 3

10/06/2019 20:28-Legjenda Berbatov motivon bullgarët: Le të fitojmë sonte ndaj Kosovës

2019/06/Berbatov-1.jpg242:"TURIN, ITALY - SEPTEMBER 09: Dimitar Berbatov of Bulgaria during the FIFA 2010 World Cup Qualifying Group 8 match between Italy and Bulgaria at Olimpico Stadium on September 9, 2009 in Turin, Italy. (Photo by Valerio Pennicino/Getty Images)12:"Getty Images

Legjenda e futbollit bullgar, Dimitar Berbatov është i bindur në fitores e sotme ndaj Përfaqësueses së Kosovës.

Ish-sulmuesi i Tottenhamit dhe Manchester United me shumë gjasa do të jetë i pranishëm në stadiumin nacional ‘Vasil Levski’ për të mbështetur nga afër kombëtaren e tij.

Lajmin e plotë mund ta lexoni KËTU.. 

10/06/2019 20:19-Futbollistët e Kosovës duke kryer nxehjen para ndeshjes

Futbollistët e Kosovës janë duke e kryer nxehjen para fillimit të ndeshjes me Bullgarinë.

Ndeshja fillon nga ora 20:45.

Kosova 2

10/06/2019 20:08-Kosova dhe Bullgaria kanë zhvilluar vetëm një ndeshje mes vete

Përfaqësuesja e Kosovës dhe ajo e Bullgarisë kanë zhvilluar vetëm një ndeshje mes vete në histori.

Takimi i vetëm u zhvilluar në Prishtinë, ku ndeshja përfundoi me rezultat 1-1.

bullgari kosove

10/06/2019 19:58-Gjyqtarët e ndeshjes Bullgari - Kosovë

Gjyqtari kryesor i ndeshjes Bullgari-Kosovë do të jetë danezi Mads-Kristoffer Kristoffersen.

Asistentët e gjyqtarit do të jenë bashkëkombësit e tij, Dennis W. Rasmussen dhe Victor Skytte.

I katërti do të jetë Michael Tykgaard.

10/06/2019 19:52-Nuk lejohen flamujt e Shqipërisë në ndeshjen Bullgari-Kosovë

UEFA ka marr vendim për të ndaluar hyrjen në stadium me flamujt e Shqipërisë.

Kjo ndalesë vjen pasi UEFA e cilëson si politike shpalosjen e flamujve kuqezi.

10/06/2019 19:42-Formacioni zyrtar i Kosovës

2019/06/Mali-i-Zi-Kosova-foto-Ridvan-Slivova-15-2.jpg14:"Ridvan Slivova

Trajneri Bernard Challandes ka vendosur të bëjë dy ndryshime nga ndeshja e kaluar.

Benjamin Kololli do të luaj në vend të Leard Paqaradës, ndërsa Edon Zhegrova zëvendëson Arbër Zenelin e lënduar.

Kosova 1 1

10/06/2019 19:39-Kosova do të luajë me fanella të verdha

Është konfirmuar tashmë, Kosova do të luajë me fanellat e verdha ndaj Bullgarisë në ndeshjen e sotme.

Ndeshja do të zhvillohet në Vasil Levski me fillim nga ora 20:45.

hadergjonaj e1560103443957

10/06/2019 19:38-Formacionet zyrtare, Bullgari - Kosovë

Përfaqësuesja e Kosovës dhe ajo e Bullgarisë kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare.

Lajmin e plotë mund ta lexoni KËTU.. 

10/06/2019 19:08-Rashica te Kosova, Popov te Bullgaria - dy lojtarët që mund të vendosin takimin Bullgari-Kosovë

2019/06/rashica-popov.png

Dardanët janë mysafirë të bullgarëve në ndeshjen e tretë të vlefshme për Grupin A, e cila zhvillohet nga ora 20:45 në stadiumin Vasil Levski.

Milot Rashica te Kosova dhe kapiteni Popov te Bullgaria shihen si dy lojtarët që mund ta vendosin përballjen e sotme.

Lajmin e plotë mund ta lexoni KËTU.. 

10/06/2019 19:04-Kryeparlamentari Kadri Veseli dhe ministri i sportit Kujtim Gashi në përkrahje të Kosovës edhe në Bullgari

2019/06/62514565_368555850464089_3476722381970472960_n.jpg

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka takuar sot në Sofje lojtarët e Përfaqësueses së Kosovës para ndeshjes kundër Bullgarisë.

Veseli u ka dëshiruar atyre fitore dhe suksese të mëtutjeshme në kualifikimet për Euro 2020.

Lajmin e plotë mund ta lexoni KËTU.. 

10/06/2019 18:52-Formacioni i mundshëm i Bullgarisë 

Bullgaria pritet të luaj ndaj Kosovës me formacion 4-4-2.

Formacioni i mundshëm pritet të jetë ky: Mikhailov; S. Popov, Bozhikov, Nedialkov, Goranov;, Malinov, Sarmov, Nadelev, Despodov; I. Popov, Isa

10/06/2019 18:36-Golashënuesit më të mirë në histori të Kosovës dhe Bullgarisë

2019/06/Mali-i-Zi-Kosova-foto-Ridvan-Slivova-15-2.jpg14:"Ridvan Slivova

Përfaqësuesja e Kosovës dhe ajo e Bullgarisë do të luajnë sot (e hënë) mes vete në kuadër të ndeshjes së vlefshme kualifikuese për Euro 2020.

Dardanët janë mysafirë të bullgarëve në ndeshjen e tretë të vlefshme për Grupin A, e cila zhvillohet nga ora 20:45 në stadiumin Vasil Levski.

Por, të dyja skuadrat do të kenë probleme për shënimin e golave, pasi iu mungojnë golashënuesit më të mirë.

Lajmin e plotë mund ta lexoni KËTU.. 

10/06/2019 18:05-A e dini se një bullgar e ka fituar "Topin e Artë"?

Hristo Stoichkov është një ndër futbollistët më të mirë në histori të futbollit bullgar. Madje, ish-lojtari i Barcelonës kishte fituar "Topin e Artë" në vitin 1994. Në këtë vit, ai me kombëtaren kishte zënë vendin e katërt në botë si dhe ishte shpallur kampion me blaugranat në La Liga.

10/06/2019 17:52-Lojtarët me më shumë paraqitje te Kosova dhe Bullgaria

2019/06/Mali-i-Zi-Kosova-foto-Ridvan-Slivova-118.jpg14:"Ridvan Slivova

Përfaqësuesja e Kosovës dhe ajo e Bullgarisë do të luajnë sot (e hënë) mes vete në kuadër të ndeshjes së vlefshme kualifikuese për Euro 2020.

Dardanët janë mysafirë të bullgarëve në ndeshjen e tretë të vlefshme për Grupin A, e cila zhvillohet nga ora 20:45 në stadiumin Vasil Levski.

Kjo ndeshje do të thotë shumë për të dyja përfaqësueset pasi synojnë fitoren e parë në grupe.

Pasi kjo ndeshje është afër të zhvillohet, kush janë lojtarët që kanë djersitur më shumë fanellën në histori të Kosovës dhe Bullgarisë.

Lajmin e plotë mund ta lexoni KËTU.. 

10/06/2019 17:30-Arritjet më të mëdha të Bullgarisë në futboll

Kombëtarja e Bullgarisë nuk e ka asnjë trofe botëror apo evropian në histori.

Arritjet më të mëdha të bullgarëve janë: gjysmëfinalja në Kupën e Botës 1994 dhe çerekfinalja në Euro 1968.

10/06/2019 17:25-Kosova asnjëherë nuk ka luajtur ndaj Bullgarisë

Kosova dhe Bullgaria nuk e kanë zhvilluar asnjë ndeshje mes vete.

Ndeshja e sotme në stadiumin Vasil Levski do të jetë përballja e parë në histori.

bull kos Foto: UEFA.com

10/06/2019 17:12-Lojtarët që rrezikojnë ndeshjen e ardhshme nëse ndëshkohen

Përfaqësuesja e Kosovës do të luaj në udhëtim te Bullgaria sot (e hënë) me fillim nga ora

Te Kosova asnjë futbollistë nuk rrezikon takimin e ardhshëm në rast të ndëshkimit.

Ndërsa, te Bullgaria lojtari i vetëm që rrezikon ndeshjen e ardhshme nëse ndëshkohet është Ivelin Popov.

bullgaria Foto: UEFA.com

10/06/2019 17:00-Kosova pritet të ketë përkrahje të madhe në Sofje

Zyrtarisht Përfaqësuesja e Kosovës ka 500 tifozë të lejuar për ndeshjen ndaj Bullgarisë.

Megjithatë, shifrat jo zyrtare nga gazetarët dhe tifozët në Sofje thotë se numri do të jetë disa herë më madh.

Kosova pritet të ketë rreth 1000 tifozë në stadium Vasil Levski.

62612698 2487584934605086 1919619015718731776 n

10/06/2019 16:50-Kosova me tifoz special ndaj Bullgarisë, humanisti Halil Kastrati në përkrahje të tyre

2019/06/Halil-Kastrati-1-e1560177934753.jpg

Përfaqësuesja e Kosovës do ta ketë një tifoz të veçantë në ndeshjen e sotme ndaj Bullgarisë. 

Tifozi i veçantë është humanisti i madh Halil Kastrati, i cili udhëheq me shoqatën 'Jetimat e Ballkanit'.

Është vet Kastrati ai i cili ka publikuar fotografi së bashku me lojtarët.

Lajmin e plot mund ta lexoni KËTU..

10/06/2019 16:14-Gjashtë takimet e fundit

Kosova: Dy fitore, katër barazime, zero humbje

Bullgaria: Zero fitore, katër barazime, dy humbje

10/06/2019 16:05-Renditja sipas FIFA-s

Kosova: Pozita 127

Bullgaria: Pozita 51

10/06/2019 15:56

Sipas një sondazhi, ku në katër orët e para kanë votuar afro 3.000 lexues të Telegrafit, ata e preferojnë Florent Hadërgjonajn (61 për qind) para Mërgim Vojvodës (39 për qind).

10/06/2019 15:52-Vlera e lojtarëve në treg

Kosova: 51.39 milionë euro

Bullgaria: 19.95 milionë euro

10/06/2019 15:48-Mosha mesatare

Kosova: 24.6

Bullgaria: 27.6

10/06/2019 15:36-Stadiumi 'Vasil Levski'

Bullgaria dhe Kosova do të përballen në stadiumin 'Vasil Levski' në Sofje.

VasilLevski 2 Vasil Levski National Stadium (Foto: Claudio Villa/Getty Images/Guliver)

VasilLevski 1 Vasil Levski National Stadium (Foto: Michael Steele/Getty Images/Guliver)

VasilLevski 3 Vasil Levski National Stadium (Foto: Claudio Villa/Getty Images/Guliver)

10/06/2019 14:57-Kosova në kualifikimet për Euro 2020

Në dy ndeshjet e vetme kualifikuese për Euro 2020 në kuadër të Grupit A, Kosova ka barazuar me rezultat të njëjtë. 1-1.

Dardanët luajtën baras (1-1) kundër Bullgarisë më 25 mars në stadiumin "Fadil Vokrri". Golin për Përfaqësuesen tonë e shënoi Arbër Zeneli në minutën e 61-të.

Kosove Bullgari foto Ridvan Slivova 75

Ndërsa bullgarët kishin realizuar të parët me anë të Vasil Bozhikov (39').

Kosova udhëtoi në Podgoricë më 7 qershor, ku luajti baras (1-1) kundër Malit të Zi.

Milot Rashica (25') e zhbllokoi rezultatin, ndërsa më vonë vendasit barazuan përmes Stefan Mugosa (69').

Mali i Zi Kosova foto Ridvan Slivova 53

10/06/2019 14:42

Lëndimi i Arbër Zenelit ka bërë që përzgjedhësi Bernard Challandes të mendojë për futbollistin që do ta inkuadrojë në vend të tij.

Sipas një sondazhi, ku në katër orët e para kanë votuar mbi 9.200 të lexues  të Telegrafit, ata e preferojnë Benjamin Kolollin (61 për qind) para Edon Zhegrovës (39 për qind).

10/06/2019 14:29-Ndeshjet e mëparshme: Kosova 1-1 Bullgaria

Kosova dhe Bullgaria kanë luajtur vetëm një herë, pikërisht në takimin në "Fadil Vokrri" në muajin mars që përfundoi baras (1-1).

kosbulg (Foto: Uefa)

10/06/2019 14:26

Kosova do të kërkojë tri pikë kundër Bullgarisë dhe në rast se Çekia nuk fiton ndaj Malit të Zi, Përfaqësuesja jonë do të ngjitet në vend të dytë në tabelën e grupit.

10/06/2019 14:22

Republika Çeke është nikoqir i Malit të Zi në ndeshjen tjetër të Grupit A që zhvillohet sot (10 qershor).

10/06/2019 14:01-Presidenti Ademi flet për atmosferën në Sofje në prag të ndeshjes Bullgari – Kosovë

Kryeqyteti i Bullgarisë që nga dje po frymon shqip. Shumë tifozë dhe bashkatdhetarë tanë nga vende të ndryshme të Evropës kanë udhëtuar në Sofje, për të qenë afër Dardanëve dhe për t’u dhënë zemër në këtë ndeshje tejet të rëndësishme. Presidenti Agim Ademi, falënderon të gjithë tifozët dhe bashkatdhetarët tonë që nga të gjitha viset ku jetojnë kanë marrë rrugën e gjatë për të mbështetur ekipin kombëtar të Kosovës.

LEXOJENI LAJMIN E PLOTË >>>

10/06/2019 13:56-Forma në pesë ndeshjet e fundit

bulkos e1560167778428 (Foto: Uefa)

10/06/2019 13:51-Kundërshtarët dhe rezultatet në 13 ndeshjet e fundit të Kosovës

Kosova 4-3 Letonia
Kosova 1-0 Madagaskari
Kosova 2-0 Burkina Faso
Shqipëria 0-3 Kosova
Azerbajxhani 0-0 Kosova
Kosova 2-0 Ishujt Faroe
Kosova 3-1 Malta
Ishujt Faroe 1-1 Kosova
Malta 0-5 Kosova
Kosova 4-0 Azerbajxhani
Kosova 2-2 Danimarka
Kosova 1-1 Bullgaria
Mali i Zi 1-1 Kosova

LEXONI MË SHUMË >>>

10/06/2019 13:49-Situata në Grupin A

grupia 1 (Foto: Uefa)

10/06/2019 13:47

Barazimi ndaj Kosovës në "Fadil Vokrri" në muajin mars, ishte barazimi i katërt rresht 1-1 i Bullgarisë.

10/06/2019 13:46

Nikoqirët nuk kanë humbur në Sofje në katër ndeshje (dy fitore, dy barazime).

10/06/2019 13:41-Formacioni ZYRTAR i Kosovës për ndeshjen ndaj Bullgarisë

Sapo ka përfunduar ora e teorisë në Përfaqësuesen e Kosovës, ku futbollistët kanë kuptuar edhe formacionin zyrtar për ndeshjen me Bullgarinë.

Trajneri Bernard Challandes ka vendosur të bëjë dy ndryshime nga ndeshja e fundit.

Formacioni i Kosovës: Muric, Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Kololli, Voca, Halimi, Zhegrova, Celina, Rashica, Muriqi.

LEXOJENI LAJMIN E PLOTË >>>

10/06/2019 13:36-Kosova pa humbje në epokën Challandes, Bullgaria nuk di për fitore në gjashtë ndeshjet e fundit

Bullgaria do të jetë nikoqire e Kosovës në ndeshjen e tretë kualifikuese për 'Euro 2020'.

Vendasit në këtë takim vijnë pas humbjes që pësuan të premten në udhëtim te Republika e Çekisë 2-1.

Ndërkohë Kosova të njëjtën ditë luajti baras 1-1 në Podgoricë përballë Malit të Zi.

LEXOJENI LAJMIN E PLOTË >>>

10/06/2019 13:33-Dardanët luajnë për fitoren e parë në eliminatore

Përfaqësuesja e Kosovës do të zbres në fushën e stadiumit Vasil Levski për ta zhvilluar ndeshjen e tretë në eliminatoret për ‘Euro 2020’.

LEXOJENI LAJMIN E PLOTË >>>

10/06/2019 13:32-Challandes ende nuk ka vendosur për Hadërgjonajn

Florent Hadergjonaj ka ardhur te Kosova si prurje e madhe, pasi fjala është për një futbollist që është aktivizuar në kampionatin më të fortë në botë, Ligën Premier, në dy vitet e fundit.

Por, çuditërisht ai nuk ka debutuar me Kosovën në ndeshjen me Malin e Zi e zhvilluar në Podgoricë dhe që përfundoi me rezultat të barabartë 1-1.

LEXOJENI LAJMIN E PLOTË >>>

10/06/2019 13:29-Trajneri i Bullgarisë: Ndeshje e vështirë ndaj Kosovës

“Kosova luan futboll të hapur, duke ecur përpara. Ata kanë një portier që luan shumë mirë me këmbë, gjë që nuk është e mirë për ne”, ka thënë Balakov në konferencën për shtyp.

LEXOJENI LAJMIN E PLOTË >>>

10/06/2019 13:27-Challandes: Bullgaria skuadër e fortë, por ne synojmë fitoren

“Ne do të bëjmë përpjekje për të luajtur lojën tonë dhe filozofinë tonë dhe nuk do t’i adaptohemi lojës së kundërshtarit”, ka thënë Challandes.

LEXOJENI DEKLARATËN E PLOTË TË TRAJNERIT >>>

10/06/2019 13:26-Rashica: Ndaj Bullgarisë tentojmë vetëm tri pikë

“Si çdo ndeshje, edhe këtë ndeshje do të tentojmë ti fitojmë tri pikë. Atmosfera është e mirë, do të ishte edhe më e mirë nëse do të kishim fituar ndeshjen e fundit”, ka thënë Rashica.

Mali i Zi Kosova foto Ridvan Slivova 51

LEXOJENI LAJMIN E PLOTË >>>

10/06/2019 13:24-Bullgari – Kosovë, gjyqtarët e ndeshjes

Përfaqësuesja e Kosovës do të përballet me Bullgarinë në ndeshjen e tretë kualifikuese për 'Euro 2020'.

Ekipi i drejtuar nga Bernard Challandes do të synoj të marrë tre pikëshin e parë edhe pse do të ketë shumë mungesa.

LEXOJENI LAJMIN E PLOTË >>>

10/06/2019 13:13-Formacioni i mundshëm i Kosovës përballë Bullgarisë

Formacioni i mundshëm i Kosovës: Muric, Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Hadërgjonaj, Voca, Halimi, Rashica, Celina, Kololli (Zhegrova), Muriqi.

LEXOJENI LAJMIN E PLOTË >>>

Jobs
Deals

Më të lexuarat