Në ditën e fundit të sezonit 2018/2019, Manchester City e ka siguruar titullin e gjashtë në histori të klubit në elitën e futbollit anglez. Pikërisht në xhiron e 38-të mori fund konkurrimi me Liverpoolin dhe të zgjedhurit e Pep Guardiolas fituan me një pikë më shumë.

Tottenham Hotspur u bashkua me Cityn, Liverpoolin dhe Chelsean në Ligën e Kampionëve për sezonin 2019/2020, ndërsa Arsenali mbeti jashtë top-katërshes dhe kualifikimin do ta kërkojë përmes Ligës së Evropës.

Manchester Unitedi e ka mbyllur sezonin në vend të gjashtë dhe do të luajë në kualifikimet e Ligës së Evropës.

Huddersfield Town, Fulham dhe Cardiff City nuk do të jenë pjesë e Ligës Premier në sezonin e ardhshëm, por do të luajnë në Championship.


Telegrafi ju ka mbajtur të informuar në kohë reale për çdo detaj lidhur me ditën vendimtare në kampionatin anglez.

12/05/2019 18:02-Tabela përfundimtare e sezonit 2018/2019 në Ligën Premier

tabela1 1 (Foto: Flashscore.com)

12/05/2019 17:55-Liverpooli fiton, por dështon përsëri ta fitojë titullin e Ligës Premier

Liverpool ka dështuar edhe një herë që ta fitojë titullin e Ligës Premier, edhe pse arriti t’i grumbullonte 97 pikë në këtë sezon.

LAJMI I PLOTË >>

12/05/2019 17:54-Tottenhami luan në Ligën e Kampionëve

Arsenali ka dështuar të përfshihet në top katërshe këtë edicion në Ligën Premier. Kualifikimin në Ligën e Kampionëve duhet ta kërkojë përmes Ligës së Evropës.

LEXONI MË SHUMË >>

12/05/2019 17:49-Përfundon drama, Manchester City është kampion i Ligës Premier

Manchester City e ka fituar garën kundër Liverpoolit për t'u shpallur kampion i Ligës Premier për sezonin 2018/2019, njëherësh duke e mbrojtur titullin e kampionit të Anglisë.

LAJMI I PLOTË >>

12/05/2019 17:39-Liverpooli e shënon golin e dytë

Sadio Mane e ka shënuar edhe golin e dytë kundër Wolverhamptonit (82'), mirëpo nuk do t'i shërbejë për titull, duke qenë se Manchester City është duke fituar me rezultat bindës.

12/05/2019 17:30-Evertoni e përmbys rezultatin, por Tottenhami barazon shpejt

Evertoni e ka shënuar edhe golin e dytë ndaj Tottenhamit. Realizues ishte Cenk Tosun (72').

Mirëpo, i shpejtë ishte reagimi i Christian Eriksen për ta barazuar rezultatin (75').

12/05/2019 17:29-City do të jetë kampion i ri, shënon golin e katërt

Tashmë thuajse gjithçka ka marrë fund dhe Manchester City do të jetë kampion i Ligës Premier edhe për sezonin 2018/2019.

Ilkay Gundogan shënoi një gol fantastik nga gjuajtja e lirë dhe tashmë ka nisur festa e 'Citizens'.

https://twitter.com/B_Skip17/status/1127597285100048384

12/05/2019 17:26-Evertoni e barazon rezultatin ndaj Tottenhamit

Theo Walcott e ka barazuar rezultatin në ndeshjen kundër Tottenhamit (70').

12/05/2019 17:23-Arsenali e ka shënuar edhe golin e dytë

Pierre-Emerick Aubameyang me golin e dytë personal (64') e ka dyfishuar epërsinë kundër Burnleyt.

Menjëherë pas, Burnley e ka ngushtuar rezultatin me golin Ashley Barnes (67').

12/05/2019 17:20-Brighton 1-3 Man City

Manchester City është shumë pranë që ta mbrojë titullin e Ligës Premier, pasi e ka shënuar edhe golin e tretë kundër Brightonin. Riyad Mahrez ishte golashënues (64').

12/05/2019 17:11-Arsenali në epërsi

Pierre-Emerick Aubameyang e ka kaluar arsenalin në epërsi (53') në ndeshjen kundër Burnleyt.

12/05/2019 17:11-Manchester United 0-2 Cardiff City

Cardiffi ia ka shënuar edhe golin e dytë Manchester Unitedit. Golashënuesi është i njëjtë, Nathaniel Mendez-Laing (54').

12/05/2019 17:03-Fillojnë 45 minutat e fundit

Manchester City do ta mbrojë titullin, apo Liverpooli do të shpallet kampion pas 29 vitesh?

12/05/2019 16:57-Tabela e Ligës Premier pas pjesës së parë

premier1 (Foto: Flashscore.com)

12/05/2019 16:54-Festa dhe gëzimi i tifozëve të Liverpoolit pas golit të Brightonit ndaj Man Cityt

Tifozët e Liverpoolit kanë kaluar në dëlir pas golit të Brightonit ndaj Manchester Cityt.

LAJMI I PLOTË >>

12/05/2019 16:47-Përfundon pjesa e parë

Me rezultatet aktuale, Manchester City e mbron titullin e Ligës Premier

12/05/2019 16:37-City e përmbys rezultatin

Manchester City është në epërsi kundër Brightonit, pasi e ka përmbysur rezultatin në 2-1.

Riyad Mahrez harkoi nga këndi dhe Aymeric Laporte shënoi me kokë (38').

Me këtë rezultat, skuadra e Pep Guardiolas është kampion i Anglisë.

12/05/2019 16:36-Lojtarët e Liverpoolit dhe Cityt që do të mbesin pa medaljen e Ligës Premier, aty edhe Muriqi

Një lojtar duhet së paku t’i bëjë dhjetë paraqitje për skuadrën në Ligën Premier, për ta fituar medaljen e shpalljes kampion.

LAJMI I PLOTË >>

12/05/2019 16:27-Ndëshkohet City, por shpejt e barazon rezultatin

Brightoni e i ka shënuar Manchester Cityt duke e zhbllokuar rezultatin me golin e Glenn Murray (27').

Por, i menjëhershëm ishte reagimi i Sergio Agueros për ta barazuar rezultatin (28').

https://twitter.com/betbullcom/status/1127581491763003393

12/05/2019 16:23-Cardiffi i ka shënuar Unitedit

Nathaniel Mendez-Laing e ka zhbllokuar rezultatin në Old Trafford (24') kundër Manchester Unitedit.

12/05/2019 16:19-Liverpooli e zhbllokon rezultatin

Liverpooli ka shënuar kundër Wolverhampton Wanderers dhe aktualisht është në krye të tabelës.

Trent Alexander-Arnold e gjeti për mrekulli Sadio Manen brenda zonës dhe ai realizoi (18').

https://twitter.com/ESMSPORTS3/status/1127579885487230976

12/05/2019 16:14-Shënon Tottenhami, minimizohen gjasat e Arsenalit

Tottenham Hotspur ka shënuar gol në ndeshjen kundër Evertonit dhe thuajse e ka siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve.

Eric Dier ka realizuar që në minutën e tretë.

12/05/2019 16:10-Liverpooli do të përfitojë më shumë se Manchester City pavarësisht kush e fiton titullin

Përfitimet e Liverpoolit do të jenë më të mëdha se ato të Manchester Cityt këtë sezon, pa marrë parasysh se cila skuadër do të shpallet kampion i Ligës Premier.

LAJMI I PLOTË >>

12/05/2019 16:09-Liverpooli i bindur se do ta fitojë titullin, është përgatitur për festën në Anfield

The Reds janë të bindur në ndalesën e Cityt dhe në titullin e kampionit.

LAJMI I PLOTË >>

12/05/2019 16:01-Kanë filluar ndeshjet

Në ora 16:00 kanë filluar të gjitha ndeshjet e javës së fundit në Ligën Premier.

12/05/2019 15:48-Pasuesit më të mirë

pasues

12/05/2019 15:43-Golat e Agueros

Sergio Aguero i ka shënuar 31 gola në të gjitha garat me Manchester Cityn këtë sezon. Vetëm në edicionet 2014/2015 (32) dhe 2016/2017 (33) ka shënuar më shumë gola se sivjet.

SergioAguero fk (Foto: Getty Images/Guliver)

12/05/2019 15:41-Deklarata interesante e Guardiolas

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka thënë se ka fjetur si një foshnjë para ndeshjes vendimtare për titullin e Ligës Premier.

guard (Foto: Rex Features)

12/05/2019 15:38-Asistuesit më të mirë

asistues

12/05/2019 15:37

Lojtarët kanë dalë për nxehjen e fundit para ndeshjes së fundit sezonale në Ligën Premier.

12/05/2019 15:35

Brightoni e ka humbur vetëm një nga pesë ndeshjet e fundit në shtëpi ndaj Man Cityt në të gjitha garat (1 fitore, 3 barazime, 1 humbje).

12/05/2019 15:26-Atmosferë fantastike përreth Anfieldit

Anfield 1 (Foto: Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

Anfield 2 (Foto: Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

Anfield 3 (Foto: Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

12/05/2019 15:18-Njëmbëdhjetëshat startues: Burnley - Arsenal

Burnley: Heaton; Lowton, Tarkowski, Mee, Taylor; Hendrick, Westwood, Cork, McNeil; Barnes, Wood.

Arsenal: Leno; Lichtsteiner, Mustafi, Mavropanos, Monreal; Guendouzi, Mohamed Elneny, Iwobi; Willock; Mkhitaryan, Aubameyang.

12/05/2019 15:17-Formacionet bazë: Leicester City - Chelsea

Leicester City: Schmeichel; Chilwell, Maguire, Evans, Ricardo Pereira; Choudhury, Maddison, Albrighton, Ndidi, Tielemans; Vardy.

Chelsea: Caballero; Azpilicueta, Zappacosta, David Luiz, Alonso; Jorginho, Barkley, Loftus-Cheek; Pedro, Higuain, Willian.

12/05/2019 15:14-Formacionet startuese: Manchester United - Cardiff City

Man Utd: De Gea; Young, Jones, Smalling, Dalot; Andreas Pereira, McTominay, Pogba; Greenwood, Rashford, Lingard.

Cardiff City: Etheridge; Peltier, Morrison, Ecuele Manga, Bennett; Mendez-Laing, Gunnarsson, Bacuna, Murphy; De Cordova-Reid; Zohore.

12/05/2019 15:05-Formacionet zyrtare: Brighton - Manchester City

Brighton: Ryan; Bruno, Duffy, Dunk, Bernardo; Kayal, Bissouma; Knockaert, Gross, Jahanbakhsh; Murray.

brighton1

Manchester City: Ederson, Walker, Kompany (C), Laporte, Zinchenko, Gundogan, Silva, Mahrez, Sterling, Bernardo, Aguero.

city

12/05/2019 15:04-Formacionet zyrtare: Liverpool - Wolverhampton Wanderers

Liverpool: Alisson; Alexander-Arnold, Matip, Van Dijk, Robertson; Fabinho, Wijnaldum, Henderson; Salah, Mane, Origi.

liver5

Wolverhampton: Patricio; Bennet, Coady, Boly; Doherty, Dendoncker, Moutinho, Neves, Otto; Raul, Diogo.

wolves

12/05/2019 15:00-Tifozët e Liverpoolit e përfshijnë Shaqirin në listën e 'transferimeve të sezonit'

Portieri Alisson Becker është shpallur transferimi më i mirë i këtij sezoni nga tifozët e Liverpoolit, mirëpo në listë është i pranishëm edhe mesfushori shqiptar, Xherdan Shaqiri. Fabinho e Naby Keita janë dy emrat tjerë në këtë listë.

XherdanKlopp 3 (Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

12/05/2019 14:52-Skena është gati për ndeshjen vendimtare të Cityt

Stadiumi i Brightonit është përgatitur për ditët që mund të jetë festive për Manchester Cityn.

12/05/2019 14:50-Më së shumti ndeshje pa pranuar gol

papranuar

12/05/2019 14:49-Tifozët e Liverpoolit nderojnë viktimat e tragjedisë së Hillsborough

Siç ndodh rëndom, tifozët e Liverpoolit kanë bërë një nderim me një minutë heshtje për viktimat e tragjedisë së Hillsborough (1989).

live (Foto: BBC Sport)

12/05/2019 14:46-Klopp: Të fokusohemi te ndeshja jonë

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka thënë se lojtarët e tij duhet të përqendrohen në ndeshjen e tyre, kundër Wolverhamptonit dhe të mos mendojnë për takimin e Manchester Cityt.

"Puna jonë për ne sot është që të jemi të përqendruar në këtë ndeshje. Ky është takimi i vetëm ku mund të kemi ndikim. Këtu janë pikët e vetme që mund t'i fitojmë", ka thënë ai.

JurgenPep 2 Jurgen Klopp dhe Pep Guardiola (Foto: Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)

12/05/2019 14:39-Titujt në histori të Liverpoolit

Liverpooli e ka fituar 18 herë deri më tani titullin e kampionatit elitar anglez që tash njihet me emrin Liga Premier.

Sezonet: 1900/1901, 1905/1906, 1921/1922, 1922/1923, 1946/1947, 1963/1964, 1965/1966, 1972/1973, 1975/1976, 1976/1977, 1978/1979, 1979/1980, 1981/1982, 1982/1983, 1983/1984, 1985/1986, 1987/1988, 1989/1990.

Redsat do të shpresojnë që fati të jetë në anën e tyre dhe ta fitojnë titullin pas kaq shumë vitesh.

12/05/2019 14:37-Titujt në histori të Manchester Cityt

Manchester City e ka fituar pesë herë deri më tani titullin e kampionatit elitar anglez që tash njihet me emrin Liga Premier.

Sezonet: 1936/1937, 1967/1968, 2011/2012, 2013/2014, 2017/2018.

City është në prag që ta fitojë edhe trofeun e gjashtë.

12/05/2019 14:33-Dhjetë golashënuesit më të mirë në Ligën Premier

Golashenues

12/05/2019 14:26-Tabela e Ligës Premier pas 37 javësh

tabelaremier

12/05/2019 14:09-Refuzohet apeli i Son Heung-min, mungon ndaj Evertonit

Dyshja e Tottenham Hotspur, Juan Foyth dhe Son Heung-min, e fillojnë pezullimin e tyre për tri ndeshje, pasi Federata Angleze e fubtollit e ka efuzuar apelin e jugkoreanit për ta hequr kartonin e kuq.

12/05/2019 14:07-De Bruyne mund të luajë për Cityn

Kevin de Bruyne mund të luajë në ndeshjen vendimtare të Manchester Cityt kundër Brightonit, pasi e ka tejkaluar një problem me lëndim.

Fernandinho nuk është rikuperuar, ndërsa Benjamin Mendy dhe Claudio Bravo vazhdojnë të mbeten jashtë.

12/05/2019 14:01-Pa ndonjë objektiv real, Solskjaer pritet të luajë me futbollistë të rinj

Ole Gunnar Solskjaer ka vendosur që të inkuadrojë disa lojtarë të ri të Manchester Unitedit në ndeshjen kundër Cardiff Cityt.

Tahith Chong, Angel Gomes e Mason Greenwood mund të startojnë nga minuta e parë.

Kapiteni Antonio Valencia pritet të luajë në ndeshjen e tij lamtumirëse pas një dekade te Djajtë e Kuq.

12/05/2019 13:58-Salah mund të luajë për Liverpoolin

Mohamed Salah mund të luajë në ndeshjen e fundit sezonale në Ligën Premier për Liverpoolin.

BBC raporton se egjiptiani mund ta ketë tejkaluar lëndimin dhe do të jetë në dispozicion të Jurgen Klopp.

Nga ana tjetër, Roberto Firmino mbetet jashtë dhe pritet të jetë në gjendje të luajë në finale të Ligës së Kampionëve.

MohamedSalahgiveup (Foto: Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)

12/05/2019 13:36-Skuadrat e rëna nga liga

Huddersfield Town, Fulham dhe Cardiff City në edicionin e ardhshëm do të luajnë në Championship.

12/05/2019 13:26-Njëri kopje dhe tjetri origjinal, Liga Premier i ka vendosur dy trofe në dy stadiume të ndryshme në pritje të kampionit të ri në Angli

Liga Premier ka vendosur që të jenë dy trofe në dy stadiumet - origjinali është në Brighton, ndërsa kopja e tij në Anfield.

LAJMI I PLOTË >>

12/05/2019 13:24-Çfarë duhet të bëjë Tottenhami dhe çfarë duhet të bëjë Arsenali për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve

Ka mbetur vetëm edhe një vend i lirë në kampionatin anglez për skuadrat që do të luajnë në Ligën e Kampionëve në sezonin 2019/2020.

Pas Liverpoolit dhe Manchester Cityt, Chelsea e ka siguruar pjesëmarrjen në garën më të madhe evropiane për klube, pas fitores ndaj Watfordit, derisa Arsenali dhe Manchester Unitedi lëshuan pikë.

LAJMI I PLOTË >>

12/05/2019 13:22-Titulli i Ligës Premier: Gjithçka përmblidhet në një ditë, një trofe, një ëndërr dhe dy skuadra

Dita e diel (12 maj 2019) shënon javën e fundit të sezonit 2018/2019 në Ligën Premier, në të cilën do të vendoset titulli i kampionit të Anglisë.

LAJMI I PLOTË>>