Afati kalimtar i janarit 2023 ishte në ditën e fundit kur klubet i kanë bërë përpjekjet finale për t’i siguruara shërbimet e futbollistëve që planifikonin t’i transferojnë.

Ky afat kalimtar dimëror është mbyllur të martën, më 31 janar 2023, në ligat kryesore. Klubet në Angli kishin kohë deri në mesnatë 0:00 që t’i përfundojnë marrëveshjet e tyre.

Transferimet në Bundesliga përfunduan në orën 18:00, në Serie A klubet patën kohë deri në orën 20:00, në La Liga deri në orën 0:00, ndërsa në Ligue 1 afati kalimtar u mbyll në ora 0:59.


Telegrafi ju ka mbajtur të informuar minutë pas minute për të gjitha detajet, përpjekjet dhe transferimet në çastet e fundit të afatit kalimtar dimëror.


01/02/2023 00:59-Mbyllet afati kalimtar në Francë

Është mbyllur afati kalimtar dimëror në kampionatin francez të futbollit.

Për detajet e transferimeve eventuale që mund të kenë ndodhur në çastet e fundit do t’ju njoftojmë në vijim.

lige

01/02/2023 00:34-Harry Soutter kalon te Leicesteri

Harry Soutter i bashkohet Leicester Cityt për 15 milionë funte (17 milionë euro) në marrëveshje afatgjate nga Stoke City.

01/02/2023 00:32-Ziyech i zhgënjyer në zyrat e PSG-së pas dështimit të marrëveshjes

Hakim Ziyech aktualisht është i bllokuar në zyrat e klubit të Paris Saint-Germainit.

Ai bëri gjithçka që ishte në fuqinë e tij për ta realizuar transferimin, madje duke ofruar ndihmë financiare.

Tani marrëveshja ka dështuar dhe ai ka ngecur në Paris.

01/02/2023 00:28-Dështon kalimi i Ziyech te PSG?

Hakim Ziyech nuk ka nënshkruar për Paris Saint-Germainin.

Thuhet se Chelsea dërgoi dokumentacion të gabuar, në mënyrë që të mos realizohej transferimi.

hakim

01/02/2023 00:24-Karl Darlow huazohet te Hull City

Karl Darlow është huazuar te Hull City deri në fund të këtij sezoni.

01/02/2023 00:23-Unitedi ka më pak se një orë kohë për të siguruar marrëveshjen me Sabitzer

Manchester Unitedi e ka dorëzuar fletën e marrëveshjes për mesfushorin e Bayern Munichut, Marcel Sabitzer.

Ata tani kanë më pak se një orë kohë për të finalizuar regjistrimin ndërkombëtar për të siguruar marrëveshjen e huazimin.

01/02/2023 00:18-Keylor Navas zyrtarizohet te Nottingham Forest

Nottingham Foresti i ka siguruar shërbimet e portierit të Paris Saint-Germainit, Keylor Navas, në formë huazimi deri në fund të sezonit.

01/02/2023 00:16-Mund të dështojë kalimi i Ziyech te PSG

Huazimi i Hakim Ziyech te Paris Saint-Germaini mund të dështojë.

Chelsea është vonuar me dorëzimin e dokumentacionit.

01/02/2023 00:14-Jonjo Shelvey nënshkruan për Nottinghamin

Nottingham Forest e ka transferuar Jonjo Shelvey nga Newcastle United me kontratë prej dy vjet e gjysmë.

Ai do ta bartë fanellën me numrin 6.

01/02/2023 00:06-Pacheco te Espanyoli

Fernando Pacheco do të luajë te Espanyoli. Dokumentet janë nënshkruar dhe regjistruar në La Liga.

pacheco

31/01/2023 23:59-Mbyllet afati kalimtar në Angli dhe në Spanjë

Është mbyllur afati kalimtar dimëror në kampionatin anglez dhe në atë spanjoll.

Për detajet e transferimeve eventuale që mund të kenë ndodhur në çastet e fundit do t’ju njoftojmë në vijim.

prmeier

laligha

31/01/2023 23:57-Tottenhami siguron shërbimet e Pedro Porro, huazim me obligim blerjeje

Tottenham Hotspur ka arritur që më në fund ta sigurojë transferimin e Pedro Porro nga Sporting Lisbona.

Soursat do të paguajnë pesë milionë euro huazim plus 42.5 milionë euro obligim blerjeje në fund të sezonit, si edhe 15 për qind të përfitimeve nga transferimi i mëtutjeshme i Marcus Edwards.

31/01/2023 23:50-Qeveria saudite ofron kontrata të majme për Benzema e Modric

Qeveria e Arabisë Saudite u ka ofruar dy yjeve të Real Madridit, Karim Benzema dhe Luka Modric, kontrata prej 30 milionë eurosh në vit që t’i bashkohen ligës së tyre.

modribenz

31/01/2023 23:45-Fofana qëndron te Chelsea

David Datro Fofana do të qëndrojë te Chelsea, nuk do të ndodhë huazimi te Nice.

fofana 1 Fofana qëndron te Chelsea

31/01/2023 23:43-Kompletohet dokumentacioni për Enzon

Të gjitha dokumentet janë nënshkruar, ekzaminimet mjekësore janë kryer, detajet janë zgjidhur.

Transferimi i Enzo Fernandez te Chelsea është kompletuar.

31/01/2023 23:41-River Plate përfiton 41 milionë euro nga shitja e Fernandez te Chelsea

River Plate do të përfitojë 41 milionë euro nga transferimi i Enzo Fernandez nga Benfica te Chelsea.

Ndryshe, transferimi i tyre rekord e këtij klubi ka qenë kalimi i Javier Saviolas te Barcelona.

31/01/2023 23:25-Enzo do të nënshkruajë deri në vitin 2031 me Chelsean

Enzo Fernandez pritet të nënshkruajë kontratë afatgjate prej tetë vitesh e gjysmë te Chelsea, deri në vitin 2031.

31/01/2023 23:22-Arrihet marrëveshja, Navas te Nottinghami

Paris Saint-Germaini dhe Nottingham Foresti kanë arritur marrëveshje që Keylor Navas ta vazhdojë karrierën në Angli deri në fund të sezonit.

navas

31/01/2023 23:21-Enzo është duke i kryer testet mjekësore

Enzo Fernandez aktualisht po i kryen ekzaminimet mjekësore me stafin e Chelseat, derisa klubet dhe avokatët po luftojnë me kohën që marrëveshja të nënshkruhet.

Futbollisti do të udhëtojë me aeroplan privat pas disa orësh drejt Anglisë për t’u prezantuar si lojtar i Chelseat.

31/01/2023 23:17-Barca e ka opsionin e blerjes për Julian Araujo

Barcelona do ta huazojë Julian Araujon nga LA Galaxy me opsion blerjeje për pesë milionë euro.

31/01/2023 23:15-Bellerin nënshkruan për Sportingun

Sporting Lisbona ka nënshkruar me Hector Bellerin nga Barcelona.

31/01/2023 23:11-Mënyra e pagesës së Chelseat për Enzo

Chelsea do të paguajë 120 milionë euro për Enzo Fernandez të ndarë në tri këste brenda dy vitesh.

Negociatat me Benfican i ka zhvilluar bashkëpronari i Bluve, Behdad Eghbali dhe nuk ka pranuar ‘jo’ gjatë bisedimeve 12 orëshe gjatë ditës së sotme (e martë).

31/01/2023 23:09-PSG dhe Chelsea kanë marrëveshje për Ziyech

PSG ka arritur marrëveshje me Chelsean për huazimin e Hakim Ziyech deri në verë.

Marrëveshja nuk është nënshkruar ende, por është në proces.

Milani, Roma, RB Leipzigu dhe klubet nga Liga Premier ishin të interesuar për marokenin.

31/01/2023 23:07-Enzo do të vë rekord të ri transferimi

Kalimi i Enzo Fernandez te Chelsea do të shënojë një rekord të ri transferimi në futbollin britanik – njofton talkSPORT.

enzo1 3

31/01/2023 23:04-Lokonga nënshkruan për Crystal Palace

Albert Sambi Lokonga i është bashkuar skuadrës së Crystal Palace si huazim nga Arsenali.

31/01/2023 23:03-Matt Doherty vazhdon karrierën te Atletico

Totenham Hotspur ia ka ndërprerë kontratën Matt Dohertyt për ta lejuare kalimin e tij te Atletico Madridi.

31/01/2023 23:00-Arrihet marrëveshja për Enzo Fernandez

Chelsea dhe Benfica e kanë gjetur formulën për të arritur deri te marrëveshja për transferimin e Enzo Fernandez.

Klubet janë duke luftuar me kohën që ta kompletojnë dokumentacionin para se të mbyllet afati kalimtar.

enzo1 2

31/01/2023 22:54-Evertoni me ofertë fitimprurëse për Giroud

Evertoni i ka ofruar 3.5 milionë euro sulmuesit të Milanit, Olivier Giroud, me dy milionë euro të tjera nëse qëndrojnë në elitë, mirëpo francezi nuk është i interesuar për këtë transferim – njofton Calciomercato.

olivier

31/01/2023 22:52-Felipe nënshkruan për Nottinghamin

Nottingham Foresti e ka kompletuar transferimin e Felipe nga Atletico Madridi dhe ka nënshkruar kontratë deri në qershor 2024.

31/01/2023 22:50-Hamed Traore nënshkruan për Bournemouthin

Bournemouthi e ka transferuar Hamed Traoren nga Sassuolo në formë huazimi, me opsion blerjeje për 30 milionë euro.

Po ashtu, e ka kompletuar edhe transferimin e Illia Zabarnyi nga Dynamo Kyiv.

31/01/2023 22:39-Elanga mbetet te Man Utd

Anthony Elanga nuk do të largohet nga Manchester Unitedi në këtë afat kalimtar përkundër se u lidh me një huazim te Evertoni.

31/01/2023 22:37-Chelsea nuk heq dorë nga Enzo deri në fund

Chelsea do t’i vazhdojë përpjekjet deri në minutat e fundit të afatit kalimtar për të siguruar transferimin e Enzo Fernandez.

Takimi është duke vazhduar, megjithëse ekzaminimet mjekësore nuk janë kompletuar. Pritet fillimisht arritja e marrëveshjes mes klubeve për të proceduar tutje.

enzo1 1

31/01/2023 22:34-Zymer Bytyqi kalon te Olympiacosi

Mesfushori sulmues i Kosovës, Zymer Bytyqi, do të vazhdojë karrierën te gjiganti grek Olympiacos.

Bytyqi që ka lindur në Belgjikë më 11 shtator të vitit 1996 do ta vazhdojë karrierën me bardhekuqtë grekë.

Lajmi i plotë >>>>

31/01/2023 22:33-Barca pret miratimin e MLS për Julian Araujo

Barcelona është shumë pranë transferimit të Julian Araujo nga LA Galaxy dhe pritet miratimi nga MLS, ndërkohë që po ndërmarrën hapat përfundimtarë.

julain

31/01/2023 22:29-Fulhami arrin marrëveshje për Cedric, lojtari po i kryen testet mjekësore

Fulhami dhe Arsenali kanë arritur marrëveshje në parim për huazimin e mbrojtësit të krahut të djathtë, Cedric Soares.

31-vjeçari është duke i realizuar ekzaminimet mjekësore para transferimit te klubi i ri.

31/01/2023 22:26-Sabitzer po i kryen testet mjekësore te Unitedi

Marcel Sabitzer është duke i realizuar ekzaminimet mjekësore te Manchester Unitedi, para nënshkrimit të kontratës.

31/01/2023 22:00-Basaksehiri dhe Sevilla kanë marrëveshje në parim për Januzajn

Istanbul Basaksehir thuhet të ketë arritur marrëveshje bazë me Sevillan për Adnan Januzaj.

Anësori shqiptar është ftuar në Stamboll për ekzaminimet mjekësore dhe gjatë të mërkurës pritet ta nënshkruajë kontratën.

januzaj

31/01/2023 21:57-Tuanzebe në planet e Stoke City

Stoke City është duke u përpjekur të arrijë një marrëveshje të vonshme me Manchester Unitedin për Axel Tuanzebe.

31/01/2023 21:44-Harvey White huazohet te Derby County

31/01/2023 21:42-Fernandez nuk përfshihet në skuadrën e Benficas

Shënjestra e Chelseat, Enzo Fernandez nuk është përfshirë në skuadrën e Benficas për ndeshjen ndaj Arouca.

Është raportuar se futbollisti iu është nënshtruar ekzaminimeve mjekësore para një transferimi rekord prej 120 milionë eurosh te Blutë.

Çështja ka ngecur në strukturën e realizimit të pagesës.

31/01/2023 21:40-Januzaj në bisedime me Basaksehirin

Anësori shqiptar, Adnan Januzaj është në bisedime me Istanbul Basaksehir.

31/01/2023 21:38

Marcel Sabitzer ka arritur në Carrington për ta kompletuar huazimin te Manchester Unitedi.

31/01/2023 21:25-Pedro Porro te Tottenhami deri në vitin 2028

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, pohon se Pedro Porro tashmë e ka nënshkruar kontratën me Tottenham Hotspur që është valide deri në qershor 2028.

31/01/2023 21:23-Disa nga zyrtarizimit që pritet të ndodhin

Enzo Fernandez te Chelsea

Marcel Sabitzer te Man Utd

Pedro Porro te Tottenham

Matt Doherty te Atletico Madrid

Cedric Soares te Fulham

Hakim Ziyech te PSG

Keylor Navas te Nottingham Forest

Felipe te Nottingham Forest

31/01/2023 21:21-Felipe kalon testet te Nottinghami

Felipe i ka kaluar ekzaminimet mjekësore te Nottingham Foresti dhe tash përpiqet ta finalizojë marrëveshjen për kushtet personale para transferimit potencial nga Atletico Madridi.

felipe

31/01/2023 21:19-Marcel Sabitzer ka aterruar në Mançester

Manchester Unitedi është në proces të zgjidhjes së çështjeve të dokumentacionit para mbylljes së afatit kalimtar.

31/01/2023 21:06-Zyrtare: Jorginho, futbollist i Arsenalit

Mesfushori italian, Jorginho, do ta vazhdojë karrierën te klubi i Ligës Premier, Arsenal.

Ndryshimet në skuadrën e Chelseat dhe kërkesat për mesfushorë të tjerë, e kishin rrezikuar pozitën e 31-vjeçarit.

Kjo ka bërë që ai ta mendojë largimin dhe pas ofertës së klubit rival, ai ka vendosur që të transferohet në Emirates Stadium.

Lajmi i plotë >>>>

31/01/2023 21:02

Evertoni është në bisedime të avancuara për transferimin e Andre Ayew si lojtar të lirë.

ayew

31/01/2023 20:59-Çfarë po e pengon marrëveshjen e Fernandez?

Chelsea dhe Benfica ende nuk mund të bien dakord për strukturën e pagesës për Enzo Fernandez, ndërsa marrëveshja pritet të jetë në vlerë prej 120 milionë eurosh – çmimi i klauzolës së lirimit të mesfushorit.

Një burim i ka thënë Sky Sports News se Chelsea dëshiron ta paguajë në gjashtë këste gjatë pesë viteve, ndërsa Benfica dëshiron tri pagesa brenda dy vitesh.

enzo 2

31/01/2023 20:56-Ayoze Perez huazohet te Real Betisi nga Leicester City

31/01/2023 20:55-Pedro Porro te Tottenhami, pritet të ndodhë

Tottenham Hotspur pritet ta zyrtarizojë transferimin e Pedro Porros së shpejti.

31/01/2023 20:53-Hazard huazohet te PSV

Thorgan Hazard i është bashkuar PSV Eindhovenit në formë huazimi nga Borussia Dortmundi.

31/01/2023 20:52-Seferovic huazohet te Celta Vigo

Haris Seferovic është larguar nga Galatasaray dhe i është bashkuar Celta Vigos, si huazim deri në fund të sezonit.

31/01/2023 20:50-Soares drejt Fulhamit

Fulhami pritet ta finalizojë transferimin e Cedric Soares nga Arsenali në formë huazimi deri në fund të sezonit.

31/01/2023 20:48-Arrihet marrëveshja për kalimin e Hutchinson te West Bromi

West Bromwich Albion ka arritur marrëveshje me Chelsean për huazimin e Omari Hutchinson. Klubet pritet t’i nënshkruajnë kontratat.

Futbollisti i ka pranuar kushtet personale dhe palët janë duke punuar në kompletimin e dokumentacionit.

31/01/2023 20:38-Luca Pellegrini i bashkohet Lazios si huazim nga Juventusi

Juventusi dhe Lazio kanë arritur marrëveshje për huazimin e Luca Pellegrinit në Stadio Olimpico.

Në pjesën e parë të sezonit, ai ishte i huazuar te Eintracht Frankfurti, ndërsa tash është kthyer për t’u huazuar sërish, këtë herë te Biancocelestët.

31/01/2023 20:36-Po negociohen detajet për kalimin e Ziyech te PSG

Paris Saint-Germaini dhe Chelsea janë shumë pranë të zhbllokimit të situatës për arritjen e marrëveshjes për transferimin e Hakim Ziyech – janë duke i negociuar detajet për t’u nënshkruar kontrata.

Marokeni kishte marrë edhe oferta tjera, mirëpo i njoftoi Blutë se e dëshiron klubin francez.

31/01/2023 20:21-Barca pranë nënshkrimit me Julian Araujo

Barcelona është shumë pranë transferimit të Julian Araujo nga LA Galaxy. Marrëveshja mes klubeve pritet të realizohet.

Futbollisti ka arritur marrëveshje me katalunasit për kushtet personale dhe është në pritje të miratimit nga klubi.

31/01/2023 20:17-Nedim Bajrami ka nënshkruar me Sassuolon

Nedim Bajrami do të vazhdojë karrierën te Sassuolo, si huazim me të drejt blerje.

Mesfushori sulmuesi luajti te Empoli për tri vite e gjysmë, ku zhvilloi 90 ndeshje dhe shënoi 12 gola.

Lajmi i plotë >>>>

31/01/2023 20:00-Mbyllet afati kalimtar në Itali


Është mbyllur afati kalimtar dimëror në kampionatin italian.

Për detajet e transferimeve eventuale në çastet e fundit to t’ju njoftojmë në vijim.


seriea

31/01/2023 19:56-Dështon kalimi i Amrabat te Barca?

Përpjekjet e Barcelonës për transferimin e Sofyan Amrabat thuhet të jenë ndërprere dhe se marrëveshja nuk do të ndodhë.

Fiorentina nuk e pranon huazimin me opsion blerjeje.

Barcelona mund t’i vazhdojë bisedimet vetëm në rast se dëshiron ta blejë lojtarin ose ta përfshijë huazimin me obligim blerjeje.

31/01/2023 19:53-Sabitzer është vetëm huazim, pa opsion blerjeje

Manchester Unitedi dhe Bayern Munichu kanë marrëveshje për huazimin e Marcel Sabitzer në Old Trafford – nuk është përfshirë opsioni i blerjes në fund të sezonit.

Marrëveshja pritet të nënshkruhet në orët në vijim, pasi tashmë është arritur marrëveshje edhe për kushtet personale të lojtarit.

31/01/2023 19:48-West Brom është vënë pas Hutchinson të Chelseat

West Bromwich Albion po përpiqet të sigurojë marrëveshje për nënshkrimin e Omari Hutchinson nga Chelsea në formë huazimi, para mbylljes së afatit kalimtar dimëror.

omari

31/01/2023 19:46-Isco, Saul, Aouar e Carrasco iu ofruan Unitedit

Manchester Unitedit i janë ofruar futbollistë, si Isco, Saul Niguez, Houssem Aouar e Yannick Carrasco, në ditën e fundit të afatit kalimtar të janarit.

Djajtë e Kuq vendosën të mos hynin në bisedime, pasi e dëshironin Marcel Sabitzerin nga Bayern Munichu.

31/01/2023 19:44-Matt Doherty nënshkruan për Atleticon

Matt Doherty është huazuar te Atletico Madridi nga Tottenham Hotspur.

31/01/2023 19:43-Batshuayi nuk ka dashur të kalojë te Evertoni

Michy Batshuayi e ka refuzuar shansin që t’i bashkohet Evertonit. Ai është i lumtur te Fenerbahçe.

31/01/2023 19:30-Palace pranë huazimit të Lokonga nga Arsenali

Crystal Palace është në bisedime me Arsenalin për ta finalizuar transferimin e mesfushorit Albert Sambi Lokonga.

Marrëveshja është huazim deri në fund të sezonit.

31/01/2023 19:28-Houssem Aouar ishte në radarin e Unitedit

Manchester Unitedi i kishte kërkuar edhe shërbimet e Houssem Aouar në orët e fundit, mirëpo transferimi nuk pritet të ndodhë, pasi Djajtë e Kuq tashmë po e transferojnë Marcel Sabitzer.

31/01/2023 19:27-Tashmë ka marrëveshje për Marcel Sabitzer

Derisa Marcel Sabitzer ndodhet në aeroplan rrugës për në Mancester, Bayern Munichu dhe Manchester Unitedi kanë arritur marrëveshje për transferimin e tij në Old Trafford.

sabit

31/01/2023 19:25-Unitedi kërkon japonezin Daichi Kamada

Manchester Unitedi i ka bërë kërkesë Eintracht Frankfurtit për transferimin e futbollistit japonez, Daichi Kamada.

kamada

31/01/2023 19:23-Bayerni e refuzoi Interin për Pavard

Interi ka bërë një përpjekje të vonshme për transferimin e Benjamin Pavard nga Bayern Munichu.

Klubi gjerman e refuzoi ofertën pas bisedimeve disaorëshe - njofton L'Equipe.

pavard 2

31/01/2023 19:08-Unitedi dhe Bayerni në fazë të avancuar të bisedimeve për Sabitzer

Manchester Unitedi dhe Bayern Munichu janë duke i finalizuar detajet për huazimin e Marcel Sabitzer deri në fund të sezonit. Bisedimet janë shumë të avancuara.

abitzer

31/01/2023 18:57-Llorente zyrtarizohet si huazim te Roma

Mbrojtësi i Leeds United, Diego Llorente, i është bashkuar klubit italian, Roma, deri në fund të sezonit, me mundësinë që transferimi të bëhet afatgjatë.

31/01/2023 18:54-Djed Spence nënshkruan për Rennes

Djed Spence është bashkuar te Rennes në formë huazimi nga Tottenham Hotspur, pa opsion blerjeje.

31/01/2023 18:52-PSG huazon Ayman Karin te Lorienti

Paris Saint-Germaini ka arritur marrëveshje për huazimin e Ayman Kari te Lorienti me opsion blerjeje.

ayman

31/01/2023 18:51-Kalimi i Zaniolos te Bournemouth u bllokua nga pronari i klubit

Sulmuesi i Romës, Nicolo Zaniolo, kishte arritur marrëveshje që t’i bashkohej Bournemouthit, mirëpo transferimi u bllokua nga pronari Bill Foley, i cili vendosi se klubi kishte shpenzuar shumë në këtë afat kalimtar.

31/01/2023 18:48-Ziyech po tenton ta bindë Chelsean që ta lejojë kalimin e tij te PSG

Hakim Ziyech është duke i bërë presion Chelseat për ta bindur që ta lejojë kalimin e tij te Paris Saint-Germaini - shkruan L'Equipe.

31/01/2023 18:46-Gavi regjistrohet si lojtar i ekipit të parë të Barcës

Barcelona e ka regjistruar Gavin si pjesë të ekipit të parë.

Ai do ta bartë fanellën me numrin 6.

31/01/2023 18:23-Marcel Sabitzer arrin marrëveshje personale me Unitedin

Marcel Sabitzer ka arritur marrëveshje për kushtet personale me Manchester Unitedin.

Ai tashmë është përshëndetur me bashkëlojtarët e tij dhe do ta vazhdojë karrierën në Ligën Premier.

31/01/2023 18:20-Reagimi me habi i Cucurellas kur mëson se Jorginho nuk është më lojtar i Chelseat

Marc Cucurella ka reaguar me habi kur ka mësuar se bashkëlojtari i deritanishëm, Jorginho, do ta vazhdojë karrierën te Arsenali.

Gjatë një bisede para kamerave, nga ai është kërkuar që ta zgjedhë futbollistin më të mençur te Chelsea, ndërsa 24-vjeçari e ka zgjedhur mesfushorin italian.

Lajmi i plotë >>>>

https://twitter.com/goal/status/1620456896951095298?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1620456896951095298%7Ctwgr%5E57787313c56ef4e5811b9848d16952b995d260fe%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fcucurella-e-zgjedh-jorginhon-si-lojtarin-te-mencur-te-chelseat-habitet-kur-meson-se-ai-po-shkon-te-arsenali%2F

31/01/2023 18:00-Benfica i jep leje Fernandezit t’i kryejë testet mjekësore

Benfica i ka dhënë leje Enzo Fernandezit që t’i kompletojë ekzaminimet mjekësore me Chelsean në rast se arrihet marrëveshja.

Optimizmi po rritet për arritjen e marrëveshjes mes dy palëve para mbylljes së afatit kalimtar veror.

31/01/2023 18:00-Mbyllet afati kalimtar në Gjermani


Është mbyllur afati kalimtar dimëror në kampionatin gjerman.

Për detajet e transferimeve eventuale në çastet e fundit to t’ju njoftojmë në vijim.


bundes1

31/01/2023 17:59-Sabitzer rrugës për në Angli

Marcel Sabitzer ndodhet në aeroportin e Munihur duke u nisur për në Angli për t’u larguar nga Bayern Munichu.

Manchester Unitedi është favorit për nënshkrimin e tij.

31/01/2023 17:54-Zymer Bytyqi në Athinë, gati ta kompletojë transferimin te Olympiacos

Anësori i Kosovës dhe Konyasporit, Zymer Bytyqi, pritet ta vazhdojë karrierën te Olympiacosi.

Bytyqi që tregoi fortë të lartë te Konyaspor kishte tërhequr vëmendjen e disa klubeve si Galatasaray, Real Valladolid, Trabzopnspor, Clermont, Lecce, Middlesbrough dhe Olympiacos, me këta të fundit që ishin më të shpejtë.

zymer bytyqi olympiacos

Lojtari momentalisht gjendet në Athinë ku po kryen procedurat e fundit për të mbyllur transferimin, shkruan Telegrafi.

Lajmi i plotë >>>

31/01/2023 17:44-Bellerin fotografohet në Lisbonë

belelrin

31/01/2023 17:42-Aston Villa rikthen Traoren nga huazimi

Aston Villa ka konfirmuar se Bertrand Traore është ftuar të rikthehet nga huazimi te Istanbul Basaksehir.

31/01/2023 17:39-Dështon tërësisht kalimi i Caicedos te Arsenali

Transferimi potencial i Moises Caicedos te Arsenali, tashmë ka dështuar tërësisht.

Nuk do të ketë bisedime të mëtutjeshme duke qenë se Brightoni në asnjë moment nuk e ka ndryshuar qëndrimin për të mos e shitur futbollistin.

caicedo 2

31/01/2023 17:32-Nottinghami nuk heq dorë për Navas

Nottingham Foresti është duke i bërë përpjekjet e fundit për huazimin e Keylor Navas.

Portieri e dëshiron largimin, mirëpo Paris Saint-Germaini është duke i shqyrtuar opsionet e veta dhe çështjen e ndarjes së pagës.

keuylor

31/01/2023 17:28-Anis Mehmeti nënshkruan për Bristol Cityn

Mesfushori shqiptar, Anis Mehmeti, i ëhstë bashkuar ekipit të Bristol Cityt nga Wycombe Wanderers.

22-vjeçari ka nënshkruar marrëveshje prej dy vjet e gjysmë (deri në qershor 2026) me klubin nga liga e dytë në sistemin anglez të futbollit (Championship).

31/01/2023 17:24-Hakim Ziyech i ka kaluar testet mjekësore te PSG

hakim

31/01/2023 17:23-Vitinha te Marseille

Është nënshkruar marrëveshja për kalimin e Vitinhas te Olympique Marseille. Klubi francez do të paguajë 26 milionë euro plus shtesat që mund të arrijë një total prej 30 milionë eurosh.

vitinha

31/01/2023 17:16-Jorginho do ta bartë numrin 20 te Arsenali

jori

31/01/2023 17:15-Soyuncu nuk do t’i bashkohet Atleticos

Mësohet se Caglar Soyuncu nuk do të mund të nënshkruajë për Atletico Madridin në ditën e fundit të afatit kalimtar të janarit, pasi marrëveshja nuk mund të arrihet për shkak të kufizimeve të pagës sipas rregullave financiare.

Mbrojtësi turk i Leicester Cityt pritet të kalojë në kryeqytetin spanjoll gjatë verës si lojtar i lirë.

caglar

31/01/2023 16:59-Kompletohet kalimi i Jorginhos te Arsenali

Jorginho ka pozuar me fanellën e Arsenalit dhe agjentin e tij, Joao Santos, pasi e ka nënshkruar kontratën deri në qershor të vitit 2024, me opsionin për ta vazhduar edhe për një vit tjetër.

joao

31/01/2023 16:57-Ivan Fresneda nuk shkon te Arsenali apo Dortmundi

Ivan Fresneda mbetet te Real Valladolidi deri në fund të sezonit. Ofertat për huazimin e tij janë refuzuar.

Nuk do të shkojë as te Arsenali apo Borussia Dortmundi, do ta presë verën për kalimin te ndonjë klub më i madh.

31/01/2023 16:55-Bellerin ndodhet në Lisbonë për kompletimin e transferimit

Hector Bellerin ka arritur në Lisbonë me agjentin e tij dhe do t’u nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore para nënshkrimit me Sportingun.

Barcelona tashmë e ka miratuar marrëveshjen.

bellerin

31/01/2023 16:51-Fernandez po përgatitet për ekzaminimet mjekësore

Chelsea është duke u përgatitur për ekzaminimet mjekësore të Enzo Fernandezit në Portugali.

Zyrtarët e klubit ndodhen në Lisbonë dhe janë angazhuar në realizmin e marrëveshjes.

31/01/2023 16:47-Gallagher do të qëndrojë te Chelsea

Conor Gallagher nuk pritet të largohet nga Stamford Bridge në këtë afat kalimtar.

gallagher

31/01/2023 16:45-Përpjekjet e Chelseat për Enzo Fernandez vazhdojnë

Negociatat janë duke vazhduar ndërmjet Chelseat dhe Benficas për Enzo Fernandez.

Marrëveshja nuk ka dështuar, Blutë po i vazhdojnë përpjekjet për nënshkrimin e tij.

enzo1

31/01/2023 16:42-Maguire nuk do të largohet nga Unitedi

Përkundër lidhjeve me Interin, Harry Maguire nuk do të largohet nga Manchester Unitedi. Asnjëherë nuk ka qenë opsion largimi në afatin e janarit.

Anglezi do të qëndrojë në Old Trafford së paku deri në fund të sezonit.

maguire

31/01/2023 16:39-Stërvitja e parë e Cancelos si lojtar i Bayernit

cancelo9

31/01/2023 16:37

Manchester Unitedi e kishte shqyrtuar mundësinë e transferimit të Ryan Gravenberch e Youri Tielemans, si alternativa të Marcel Sabitzer.

31/01/2023 16:19-Lyoni nis bisedimet për Bakayoko

Olympique Lyon i ka nisur bisedimet për transferimin e Tiemoue Bakayoko nga Chelsea – i cili aktualisht është i huazuar te Milani.

bakyoko

31/01/2023 16:10-Bernard i bashkohet Portsmouthit nga Unitedi

Portsmouth e ka kompletuar transferimin e Di’Shon Bernard në formë huazimi nga Manchester Unitedi deri në fund të sezonit.

bernad

31/01/2023 16:08-Bernardo Silva dëshiron të nënshkruajë për Barcën

Bernardo Silva dëshiron të largohet sot (e martë) dhe t’i bashkohet Barcelonës.

Megjithatë, katalunasit nuk mund të ofrojnë më shumë, përveçse huazim me opsion blerjeje.

silva

31/01/2023 16:04

Jorge Mendes ia kishte ofruar Real Madridit mundësin për transferimin e Joao Cancelos, njësoj sikurse Bayern Munichut dhe Barcelonës.

Mirëpo, Los Blancos kanë thënë se nuk janë të interesuar.

31/01/2023 16:02

Chelsea nuk e ka në plan të ndërhyjë në rrëmbimin e Marcel Sabitzer nga Manchester Unitedi.

31/01/2023 15:55-Milani mohon se kanë përfunduar bisedimet me Leaon

Milan përgënjeshtron raportimin nga Gazzetta dello Sport dhe këmbëngul se negociatat me Rafael Leaon nuk kanë përfunduar.

31/01/2023 15:44-Sabitzer e do kalimin te Manchester United

Kampi i Marcel Sabitzer i ka thënë Manchester United se ai dëshiron t'i bashkohet klubit.

Mesfushori nuk u stërvit sot dhe po bëhet gati që të udhëtojë për në Angli, raporton Fabrizio Romano.

sabitzer 1

31/01/2023 15:43-Zaniolo befasohet nga Bournemouthi

Nicolo Zaniolo kishte dhënë dritën e gjelbër për një lëvizje në Bournemouth këtë mëngjes.

Megjithatë, klubi anglez e bllokoi transferimin në minutën e fundit sepse kanë shpenzuar shumë para në marrëveshje tjetra, raporton Gianluca Di Marzio.

Zaniolo 7

31/01/2023 15:30-Raportohet se është anluar kalimi i Iscos te Union Berlini

Sport1 raporton se Isco nuk do t'i bashkohet Union Berlinit si lojtar i lirë.

Marrëveshja ka dështuar, pasi nuk janë plotësuar kushtet personale.

Isco Sevilla

31/01/2023 15:03-Interi e refuzon Chelsean për Barellan

E shitën Jorginhon te Arsenali, Chelsea thuhet se iu afrua Interit për të tentuar një marrëveshje për Nicolo Barellan.

Mesfushori 31-vjeçar do t’i bashkohet Topçinjve me një kontratë 18-mujore nga Blutë në një marrëveshje me vlerë rreth 15 milionë euro në total.

Lajmi i plotë>>>

barella

31/01/2023 14:17-United dhe Chelsea e duan Sabizter

Manchester United po tenton transferimin e Marcel Sabitzer nga Bayern Munichu.

Bayerni është në bisedime me United, por edhe Chelsea ka shfaqur interesim për lojtarin, raporton Sky Sport.

sabitzer 1

31/01/2023 14:13-Bernard Silva dëshiron t'i bashkohet Barcelonës

Bernardo Silva dëshiron t'i bashkohet Barcelonës.

Ata kanë dërguar një ofertë për huazim, por Manchester City nuk është përgjigjur, raporton FootMercato.

silva

31/01/2023 14:00-Enzo Fernandez nuk i bashkohet Chelseat

Enzo Fernandez po qëndron te Benfica pasi Chelsea nuk arriti të përmbushë çmimin e kërkuar, raporton RTP.

Klubi portugez po kërkonte klauzolën e lirimit prej 120 milionë euro të paguar plotësisht, siç ka bërë gjatë gjithë muajit, por Blutë ishin në gjendje të paguanin çmimin vetëm me këste.

Fernandez nuk ka udhëtuar me Benfican për ndeshjen e sotme ndaj Aroucas pasi nuk është në gjendjen e duhur për të luajtur.

Enzo Fernandez 2

31/01/2023 13:57-Eriksen i lënduar, Unitedit i ofrohet mundësia e transferimit të Carrascos

Manchester United i është ofruar shansi të nënshkruajë Yannick Carrasco në formë huazimi si zëvendësues për të lënduarin Christian Eriksen, raporton Daily Telegraph.

Screenshot 1 135

31/01/2023 13:41-Dështojnë bisedimet mes Interit dhe PSG-së për Skrinarin

Kanë dështuar bisedimet mes Paris Saint-Germain dhe Interit për Milan Skriniar.

Klubi francez ka ofruar deri në dhjetë milionë euro, por Nerazzurët nuk duan ta shesin sllovakun.

Lojtari do t'i bashkohet PSG-së si i lirë në verë, derisa ka nënshkruar para-kontratë.

31/01/2023 13:33-Trajneri i PSG-së deklarohet rreth transferimit të Ziyech

Trajneri i PSG-së, Christophe Galtier: "Klubi po punon për transferimin e Hakim Ziyech, por tani që po flas unë, ai është ende një lojtar i Chelseat. Kështu që nuk dua të them asgjë më shumë".

Hakim Ziyech

31/01/2023 13:32-Xavi ka kontaktuar me Amrabat - lojtari po i bën presion Fiorentinës

Xavi tashmë ka folur me Sofyan Amrabat për t'iu bashkuar Barcelonës.

Mesfushori maroken po i bën presion Fiorentinës që ta lërë të largohet, raporton Relevo.

amrabat

31/01/2023 13:10-Enzo nuk udhëton me Benfican për ndeshje me Aroucan - Chelsea po e finalizon transferimin

Një përditësim mbi situatën e Enzo Fernandez dhe kalimit të tij te Chelsea, pasi Nizaar Kinsella raporton se mesfushori nuk ka udhëtuar për ndeshjen e Benficas për t'u përballur me Arouca sonte.

Bisedimet mes dy klubeve po vazhdojnë dhe duket se marrëveshja do të arrihet.

enzo 1

31/01/2023 13:08-Gallagher ende mund të largohet nga Chelsea

Chelsea ende nuk ka vendosur për të ardhmen e Conor Gallagher pasi Crystal Palace hyri në bisedime të avancuara me Arsenalin për Sambi Lokonga, raporton Nizaar Kinsella.

Palace mendohej se ishte në pozitë të mirë për nënshkrimin e anglezit, por tani e ka fokusin te anëtari i Topçinjve.

Mes të interesuarve mbeten Everton dhe Newcastle, por Gallagher ende mund të largohet nga Chelsea.

Gallagher

31/01/2023 13:04-Crystal Palace po e transferon Lokongan nga Arsenali

Crystal Palace është në prag të transferimit të Sambi Lokonga si huazim nga Arsenali, raporton 90min.

lokonga

31/01/2023 13:02-Zyrtare: Soonsup-Bell i bashkohet Tottenhamit

Tottenham ka nënshkruar Jude Soonsup-Bell me kontratë deri në vitin 2025.

Sulmuesi u bashkua me Spurs prej Chelseat, pasi Blutë nuk ia dolën ta bindin atë me një marrëveshje të re.

31/01/2023 13:01-Zyrtare: Udinese transferon Florian Thauvinin

Udinese ka nënshkruar zyrtarisht me Florian Thauvin.

Lojtari iu bashkua klubit italian si lojtar i lirë.

31/01/2023 12:56-Joao Cancelo prezantohet te Bayerni

Bayern Munichu ka konfirmuar transferimin e Joao Cancelos nga Manchester City.

Klubi gjerman njoftoi se e transferoi portugezin në formë huazimin nga klubi anglez.

Lajmi i plotë>>>

cancelo

31/01/2023 11:42-Barcelona tenton transferimin e Elangas

Barcelona po tenton një lëvizje të vonuar për të nënshkruar me Anthony Elangan nga Manchester United, raporton ESPN.

anthony elanga

31/01/2023 11:40-Cancelo thyen heshtjen pas largimit nga City

Joao Cancelo ka publikuar një video lamtumire në llogarinë e tij zyrtare në Instagram, duke konfirmuar largimin e tij nga Manchester City.

Portugezi, i cili po i bashkohet Bayern Munichut në formë huazimi për pjesën tjetër të sezonit pas një mosmarrëveshjeje me trajnerin e Cityt, Pep Guardiola për minutazhën e tij, i tha lamtumirë klubit me një video në rrjetin social.

Lajmi i plotë>>>

cancelo 3

31/01/2023 11:33-Fiorentina acarohet me Amrabat, i cili refuzoi të dalë në stërvitje

Fiorentina është shumë e pakënaqur me Sofyan Amrabat, i cili refuzoi të stërvitet sot.

Klubi nuk do ta shesë atë në këtë afat kalimtar, përkundër interesimit të madh nga Barcelona, raporton Relevo.

Amrabat

31/01/2023 11:19-Refuzohet oferta e parë e Barcelonës për Amrabat

Fiorentina ka refuzuar ofertën e Barcelonës për të nënshkruar në formë huazimi Sofyan Amrabat.

Sipas asaj që raporton Fabrizio Romano, katalunasit kanë bërë ofertë huazimi me opsion blerje për 35-40 milionë euro, por është refuzuar.

2022 11 09 fiorentina sofyan amrabat d9insnr281j414455ab3f7jpk

31/01/2023 11:17-Navas duket se do të qëndrojë te PSG

Nëse situata nuk ndryshon, Keylor Navas do të qëndrojë te PSG.

Nottingham Forest tani po studion mundësinë e nënshkrimit të Sergio Rico ose Emil Audero, raporton L'Equipe.

navas 1

31/01/2023 11:16-Zyrtare: Ashby kalon te Newcastle

Newcastle ka nënshkruar me Harrison Ashby nga West Ham për rreth pesë milionë euro me kontratë afatgjate.

31/01/2023 11:12-Arrihet marrëveshja mes Arsenalit dhe Chelseat për Jorginhon

Arsenali raportohet se e ka kompletuar transferimin e Jorginhos nga Chelsea.

Mesfushori italian është pajtuar t’i bashkohet rivalit të Blue në një kontratë një vit e gjysmë, me mundësi vazhdimi edhe për një tjetër vit, raporton Fabrizio Romano.

Lajmi i plotë>>>

jorginho

31/01/2023 11:10-Porro i bashkohet Tottenhamit në huazim me detyrim blerje

Kalimi i Pedro Porros te Tottenhami pritet të jetë një marrëveshje fillestare huazimi deri në fund të sezonit me një detyrim për ta bërë këtë lëvizje të përhershme në verë.

Marrëveshja ka një vlerë totale prej 45 milionë eurosh, me Spurs që paguajnë pesë milionë euro për huazimin përpara se ta bëjnë lëvizjen e përhershme për 40 milionë euro të tjera, raporton Evening Standard.

c4ca4238a0b923820dcc509a6f75849b 5

31/01/2023 10:58-Doherty te Atletico Madridi është e kryer

Atletico Madrid ka rënë dakord të nënshkruajë me Matt Doherty nga Tottenhami në formë huazimi.

Marrëveshja është arritur, raporton Relevo.

doherty

31/01/2023 10:55-Arsenali aranzhon testet mjekësore të Jorginhos

Jorginho do të shkojë në London Colney për të përfunduar një transferim prej 20 milionë euro te Arsenali.

Ai do të nënshkruajë një marrëveshje një vit e gjysmë, me opsionin për 12 muaj të tjerë, raporton David Ornstein.

11.jorginho

31/01/2023 10:32-Asensio i gatshëm t’i bashkohet Arsenalit si i lirë

Arsenali ishte i interesuar të transferonte Marco Asensio në Emirates verën e kaluar dhe kjo mund të jetë një nënshkrim që ata eksplorojnë përsëri gjatë afatit kalimtar të verës.

Sipas Mirror, burime të afërta me spanjollin sugjeruan se Topçinjtë ishin shumë afër për ta transferuar atë gjatë afatit të verës së kaluar dhe tani një vendim për të ardhmen e lojtarit në Real Madrid është vonuar përpara se kontrata e tij aktuale të skadojë në qershor të këtij viti.

Lajmi i plotë>>>

Marco Asensio 5

31/01/2023 10:23-Barcelona e do Amrabatin me opsion blerjeje

Barcelona dëshiron të huazojë Sofyan Amrabat nga Fiorentina, me një opsion blerjeje për 35-40 milionë euro, raporton Marca.

amrabat 1

31/01/2023 10:21-Arsenali shumë afër transferimit të Jorginhos

Arsenali po përparon drejt një marrëveshjeje për të nënshkruar me Jorginhon e Chelseat, raporton The Athletic.

jorginho 1

31/01/2023 10:20-Zyrtare: Leeds United transferon Monteiron

Leeds United ka kompletuar nënshkrimin e qendërmbrojtësit 18-vjeçar Diogo Monteiro nga Servette.

31/01/2023 10:20-Al-Khelaifi në Itali për të siguruar nënshkrimin e Milan Skriniar

Presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi është në Itali për të siguruar nënshkrimin e Milan Skriniar nga Interi para mbylljes së afatit kalimtar, raporton L'Equipe.

skriniar psg

31/01/2023 10:18-Zyrtare: Norwichi transferon Marquinhos nga Arsenali

Marquinhos i Arsenalit i është bashkuar Norwich Cityt në formë huazimi deri në fund të sezonit.

31/01/2023 10:17-Leverkuseni tenton transferimin e Sosas

Bayer Leverkusen po punon për të nënshkruar me Borna Sosan, raporton Sky Sport.

Stuttgarti ka refuzuar ofertën e tyre të parë prej rreth 10 milionë euro, por bisedimet po vazhdojnë.

Fnyg9QeXEAQP7uz

31/01/2023 10:09-Hamed Traore mund të konsiderohet lojtar i Bournemouthit

Hamed Traore, tashmë ka mbërritur në Angli me agjentin e tij për të kryer testet mjekësore te Bournemouthi.

Sipas Fabrizio Romanos, marrëveshja mes klubeve dhe lojtarit është arritur, ky transferim klubit anglez pritet t'i kushtojë rreth 30 milionë euro.

31/01/2023 09:56-Ziyech mund të quhet lojtar i PSG-së

Hakim Ziyech aktualisht është duke kryer testet mjekësore në Paris përpara një transferimi te PSG.

Marrëveshja do të realizohet vetëm nëse dy klube bien dakord për kushtet.

Chelsea i ka dhënë Ziyechit lejen për të udhëtuar në Paris dhe për të kryer ekzaminimet mjekësore, raporton FooMercato.

Hakim Ziyech

31/01/2023 09:53-Leao më afër largimit se sa qëndrimit te Milani

Bisedimet janë stopuar totalisht mes Rafael Leaos dhe Milanit për një kontratë të re.

Kampi i lojtarit dëshiron të ndryshojë klauzolën e tij të lirimit nga 150 milionë në 70-80 milionë euro, raporton La Gazzetta.

Leao

31/01/2023 09:52-Interi refuzon dhjetë milionë euro nga PSG për Skriniar

PSG ka ofruar tetë milionë euro + dy milionë bonuse te Interi për Milan Skriniar.

Propozimi është refuzuar menjëherë nga Nerazzurët, që duan ta mbajnë mbrojtësin deri në qershor, raporton Relevo.

Skriniar1

31/01/2023 09:50-Liverpooli e mbyll afatin e janarit para kohe

Liverpooli nuk do të bëjë asnjë lëvizje në orët e fundit të afatit kalimtar të janarit, raporton The Times.

The Reds transferuar Cody Gakpon nga PSV Eindhoven për 50 milionë euro dhe duket se kanë mbaruar me transferime.

Klopp 1

31/01/2023 09:39-Pse Enzo kushton kaq shumë

Një faktor kyç në tarifën e lartë të transferimit të Enzo Fernandez që Benfica po kërkon është shkaku i ish-klubit të lojtarit, River Plate.

Skuadra argjentinase do të marrë 25 për qind të shumës, e cila mund të arrijë në 30 milionë euro nëse Chelsea do të paguajë 120 milionë euro, raporton Nizaar Kinsella.

Jo keq duke pasur parasysh se ata e shitën atë për rreth 10 milionë euro në total verën e kaluar, derisa Benfica po tenton të fitojë sa më shumë të jetë e mundur.

enzo 2

31/01/2023 09:36-Brighton pret që Caicedo të qëndrojë

Një lojtar që nuk pritet të jetë në lëvizje sot është Moises Caicedo, pavarësisht se mesfushori i Brighton është subjekt i ofertave si nga Arsenali ashtu edhe nga Chelsea, pavarësisht dëshirës së tij për t'u larguar.

Pavarësisht se flitet për një ofertë të tretë të Arsenalit për mesfushorin ekuadorian, Pulëbardhat janë të vendosur  se ai nuk do të largohet.

Caicedo është nën kontratë deri në vitin 2025 me një opsion tjetër 12-mujor në marrëveshjen e tij, raporton Evening Standard.

Kjo mund të jetë arsyeja pse Arsenali po lëvizë drejt Jorginhos.

caicedo

31/01/2023 09:33-Spence u nënshtrohet testeve mjekësore në Rennes

Djed Spence po kalon testet mjekësore në Stade Rennes tani përpara përfundimit të një huazimi nga Tottenham deri në fund të sezonit, raporton Dan Kilpatrick.

21-vjeçari refuzoi ofertat nga Atletico Madrid, Sassuolo dhe tri klube të Ligës Premier , duke besuar se ka shanset më të mira për futbollin e rregullt të ekipit të parë në Rennes sepse të dy mbrojtësit e tjerë të djathtë janë aktualisht të lënduar.

Marrëveshja nuk përfshin një opsion apo detyrim për blerje në fund të sezonit.

djed spence premier league

31/01/2023 09:29-Çfarë është një parakontratë dhe kur mund ta nënshkruajnë lojtarët?

Një nga termat e përdorur më shpesh kur bëhet fjalë për transferimet e lojtarëve – veçanërisht që përfshin klube nga vende të ndryshme, është një parakontratë. Por çfarë është një parakontratë dhe kur mund ta nënshkruajë një lojtar një të tillë?

Lajmi i plotë>>>

kontrate

31/01/2023 08:55-Pas Enzos, Chelsea synon tentimin e fundit për Caicedon

Chelsea planifikon të bëjë një përpjekje të fundit për të nënshkruar me Moises Caicedon para mbylljes së afatit sot.

Ata duan të mbyllin fillimisht transferimin e Enzo Fernandez dhe më pas të bëjnë një lëvizje tjetër për mesfushorin e Brighton, raporton 90min.

ca

31/01/2023 08:53-Arsenali bën edhe ofertën e tretë për Caicedon

Arsenali thuhet se ka dorëzuar një ofertë të tretë për Moises Caicedo.

Marrëveshja do të ishte një transferim rekord i klubit dhe është rënë dakord, raporton TimesSport.

caicedo 1

31/01/2023 08:37-E sqaron eksperti i financave në futboll: Si po arrin Chelsea të shpenzojë pa i thyer rregullat e Fair Paly-it Financiar

Shpenzimet e mëdha të Chelseat në afatin e transferimeve nuk janë asgjë e re, por për këdo që mund të kishte menduar se fuqia e tyre financiare mund të ngadalësohej pasi Roman Abramovich u detyrua të shiste klubin, Todd Boehly ka dhënë një përgjigje të prerë.

Lajmi i plotë>>>

chel

31/01/2023 08:15-Julian Araujo te Barcelona në formë huazimi

Barcelona mund të përfundojë një transferim përpara afatit të janarit, pasi ata po kërkojnë mbrojtësin e LA Galaxy, Julian Araujo.

Xavi ka deklaruar më parë se është i lumtur me skuadrën aktuale, në kontekstin e ardhjeve në janar, pavarësisht se humbi Memphis Depay në Atletico Madrid dhe Ousmane Dembelen për shkak të lëndimit.

Lajmi i plotë>>>

Julian Araujo

31/01/2023 08:09-Dështon marrëveshja e PSG për Malcom

Marrëveshja e Paris Saint-Germain për sulmuesin e Zenit, Malcom ka dështuar, sipas Relevo.

Dy skuadrat nuk ishin në gjendje të bien dakord për kushtet për ish-anësorin e Barcelonës dhe PSG do të nënshkruajë në vend të kësaj me Hakim Ziyech.

malcom

31/01/2023 08:07-Arsenali rikthen interesimin për Tielemans

Arsenali mund të rikthejë interesimin e tyre për Youri Tielemans të Leicesterit pikërisht në fund të afatit kalimtar, sipas asaj që raporton 90min.

Belgu ka qenë prej kohësh i lidhur me një lëvizje në Emirates dhe i skadon kontrata në verë, kështu që një marrëveshje me çmim të ulët mund të përfundojë në ditën e fundit (sot).

Megjithatë, Topçinjtë janë lidhur gjithashtu me Jorginhon e Chelseat, i cili ka të ngjarë të jetë më i lirë dhe më i lehtë për të nënshkruar.

2 Arsenal edging Man Utd in race to sign Leicester star Youri Tielemans e1655680896459

31/01/2023 03:01-Roma e ka opsionin e blerjes së Llorentes

Kalimi i Diego Llorentes te Roma është në formë huazimi deri në fund të sezonit me opsion blerjeje.

Sipas Sky Sport Italia, Giallorossët janë pajtuar ta huazojnë për gjysmë milion euro në gjashtë muajt e ardhshme dhe mund ta blejnë kartonin e tij për 18 milionë euro.

llorente

31/01/2023 02:12-Barca përpiqet të nënshkruajë me Amrabat

Barcelona do të përpiqet ta transferojë Sofyan Amrabat në orët e fundit të afatit kalimtar të janarit.

Do të ishte një huazim deri në fund të sezonit, me opsionin e blerjes.

amrabat 1

31/01/2023 01:38-Pape Gueye ka nënshkruar për Sevillan

Sevilla e ka transferuar Pape Gueye nga Marseille deri në fund të sezonit.

pape

31/01/2023 01:15

Marseille ka kontaktuar me Southamptonin për Sekou Mara, por është refuzuar nga klubi i Ligës Premier.

31/01/2023 01:03-Bellerin drejt Sportingut

Hector Bellerin pritet të nënshkruajë kontratë afatgjate me Sporting Lisbonën si transferim nga Barcelona.

Ai do ta zë vendin e Pedro Porros që shkon në drejtim të Tottenham Hotspur.

31/01/2023 00:01-Isco te Union Berlini

Union Berlini ka arritur marrëveshje për transferimin e Iscos dhe gjithçka do të zyrtarizohet pas ekzaminimeve mjekësore.

30/01/2023 23:54-Matias Vina huazohet te Bournemouthi deri në fund të sezonit

Matias Vina i është bashkuar Bournemouthit në formë huazimi me opsion blerjeje, jo detyrim, për 15 milionë euro.

Marrëveshja është nënshkruar dhe kompletuar nga Roma.

30/01/2023 23:37-Leeds e kërkoi dhe Zaniolon

Leeds Unitedi është përpjekur ta huazojë Nicolo Zaniolon në orët e fundit, por oferta është refuzuar nga Roma që dëshiron ta shesë italianin.

zaNIolo 8

30/01/2023 22:27-Interi i kërkon Unitedit huazimin e Maguire

Mbrojtësi i Manchester Unitedit, Harry Maguire, është bërë shënjestër e Interit për pjesën e mbetur të sezonit.

Daily Mail raporton se Nerazzurrët kanë kërkuar ta huazojnë futbollistin anglez para mbylljes së afatit kalimtar të janarit.

harryfk 2

30/01/2023 22:18-McKennie është zyrtarizuar te Leeds United

Leeds United e ka siguruar nënshkrimin e mesfushorit të Juventusit, Weston McKennie, në formë huazimi deri në fund të sezonit, me opsion blerjeje për 33 milionë euro.

30/01/2023 22:17-Arsyeja për kërkesën e largimit të Cancelos

Joao Cancelo e ka kërkuar largimin nga Manchester City, si pasojë e një zënke me trajnerin Pep Guardiola.

28-vjeçari kërcënoi se do të largohej nga klubi dhe aq e rëndë ishte situata saqë City ia dha dritën e gjelbër për të gjetur klub të ri, meqenëse raportet mes lojtarit dhe trajnerit ishin të pariparueshme.

cancelo1

30/01/2023 22:15-Firminon e duan gjigantët spanjollë dhe ata italianë

Roberto Firmino do të largohet nga Liverpooli pas tetë viteve qëndrim në Anfield.

Kur i kanë mbetur edhe gjashtë muaj kontratë, sulmuesi brazilian ka bërë të qartë se do të largohet nga Redsat.

Dy gjigantët spanjollë Real Madrid dhe Barcelona e duan atë, derisa interesim kanë shprehur edhe skuadrat e mëdha italiane Inter dhe Juventus.

30/01/2023 22:13-Jorginho në planet e Arsenalit

Arsenali e ka kthyer interesimin kah mesfushori i Chelseat, Jorginho, ndërkohë që po kërkon një mesfushor qendror.

jorginho 1