LAJMI I FUNDIT:

Përfundon afati i transferimeve të janarit – këto janë të gjitha lëvizjet në ditën e fundit

Përfundon afati i transferimeve të janarit – këto janë të gjitha lëvizjet në ditën e fundit

Sot përfundoi afati kalimtar dimëror në ligat kryesore evropiane: Ligue 1, Bundesliga, Serie A, La Liga dhe Liga Premier.


Telegrafi iu mbajti të informuar në kohë reale për të gjitha transferimet eventuale në ditën e fundit të afatit të janarit.


111 poste


array(3) { ["date"]=> string(19) "02-02-2021 00:03:58" ["time"]=> string(16) "02/02/2021 00:03" ["update"]=> bool(false) } 02/02/2021 00:03

Zyrtare: Joe Willock i bashkohet Newcastle United

Mesfushori anglez, Joe Willock është bashkuar me Newcastlen si huazim nga Arsenali.

Mesfushori i talentuar te ‘laraskat’ do të ketë më shumë hapësira për të luajtur dhe për të treguar vlerat e tij.


array(3) { ["date"]=> string(19) "02-01-2021 23:59:03" ["time"]=> string(16) "01/02/2021 23:59" ["update"]=> bool(false) } 01/02/2021 23:59

Zyrtare: WBA prezanton anësorin Maitland – Niles

West Bromwich Albion ka marrë mesfushorin anësor Maitland – Niles.

Talenti anglez është bashkuar me WBA si huazim nga Arsenali deri në fund të sezonit.


array(3) { ["date"]=> string(19) "02-01-2021 23:48:21" ["time"]=> string(16) "01/02/2021 23:48" ["update"]=> bool(false) } 01/02/2021 23:48

Zyrtare: Oliver Ntcham transferohet te Marseille

Olympique Marseille ka kompletuar transferimin e mesfushorit francez Oliver Ntcham.

24-vjeçari është bashkuar me gjigantin francez Marsille nga ai skocez Celtic për pesë milionë euro.


Mesfushori qendror ka nënshkruar kontratë për katër vite e gjysmë me skuadrën e madhe franceze.

array(3) { ["date"]=> string(19) "02-01-2021 23:31:45" ["time"]=> string(16) "01/02/2021 23:31" ["update"]=> bool(false) } 01/02/2021 23:31

Sulmuesi Aboubakar Kamara bashkohet me Dijonin si huazim nga Fulham.


array(3) { ["date"]=> string(19) "02-01-2021 23:18:03" ["time"]=> string(16) "01/02/2021 23:18" ["update"]=> bool(false) } 01/02/2021 23:18

Portieri argjentinas Paulo Gazzanika huazohet te Elche nga Tottenham Hotspur për gjashtë muaj.

array(3) { ["date"]=> string(19) "02-01-2021 23:09:34" ["time"]=> string(16) "01/02/2021 23:09" ["update"]=> bool(false) } 01/02/2021 23:09

Zyrtare: Shkodran Mustafi transferohet te Schalke 04

Shkodran Mustafi është zyrtarizuar si lojtar i ri te Schalke 04.

Qendërmbrojtësi shqiptar është larguar nga Arsenal, derisa ka bërë një rikthim në Bundesliga.


Ai ka nënshkruar me gjigantin gjerman Schalke 04, që për momentin po kalon nëpër një krizë të rezultateve.

Ka qenë faqja zyrtare e Schalke 04 që ka njoftuar për afrimin e Mustafit, vetëm pas largimit të Kabak në drejtim të Liverpoolit.

E vetmja gjë që ka njoftuar Schalke 04 është se Mustafi ka nënshkruar një kontratë gjashtë mujore me klubin gjerman.

Në njoftim thuhet se të dyja palët kanë rënë dakord për mos tu zbuluar detajet financiare.

array(3) { ["date"]=> string(19) "02-01-2021 23:03:00" ["time"]=> string(16) "01/02/2021 23:03" ["update"]=> bool(false) } 01/02/2021 23:03

Zyrtare: Ozan Kabak lojtar i ri i Liverpoolit

Ozan Kabak është zyrtarizuar si lojtar i ri i Liverpoolit.

Qendërmbrojtësi turk ka arritur në Anfield si huazim nga Schalke 04, me The Reds që kanë edhe mundësinë për ta blerë në fund të sezonit.


Kabak do t’i bashkohet gjatë kësaj jave kampionëve në fuqi të Anglisë, që ditën e sotme kanë blerë edhe mbrojtësin Ben Davies.

array(3) { ["date"]=> string(19) "02-01-2021 22:58:23" ["time"]=> string(16) "01/02/2021 22:58" ["update"]=> bool(false) } 01/02/2021 22:58

Takumi Minamino është duke kryer testet mjekësore te Southampton.

Në pritje të zyrtarizimit të tij, me japonezin që do t’i bashkohet Southamptonit si huazim gjashtë mujor nga Liverpooli.


array(3) { ["date"]=> string(19) "02-01-2021 22:48:42" ["time"]=> string(16) "01/02/2021 22:48" ["update"]=> bool(false) } 01/02/2021 22:48

Idrissi bashkohet me Ajaxin

Ajax dhe Sevilla kanë arritur marrëveshje për huazimin e Oussama Idrissi.

Sulmuesi anësor do t’i bashkohet gjigantit holandez në një marrëveshje gjashtë mujore deri në verën e vitit 2021.


Për 24-vjeçarin ky është një rikthim në Holandë, pasi ai më parë ka luajtur për AZ Alkmar.

array(3) { ["date"]=> string(19) "02-01-2021 22:35:20" ["time"]=> string(16) "01/02/2021 22:35" ["update"]=> bool(false) } 01/02/2021 22:35

Jesse bëhet me skuadër të re dhe rikthehet në vendlindje.

Sulmuesi spanjoll që kishte mbetur pa skuadër pas shkëputjes së kontratës me PSG-në, është bashkuar me Las Palmas në La Liga2.


array(3) { ["date"]=> string(19) "02-01-2021 22:25:51" ["time"]=> string(16) "01/02/2021 22:25" ["update"]=> bool(false) } 01/02/2021 22:25

Southamptoni në bisedime me Liverpoolin për sulmuesin Takumi Minamino.

Reprezentuesi japonez nuk po ka hapësira te The Reds dhe Southampton e dëshiron atë si huazim për gjashtë muaj.


array(3) { ["date"]=> string(19) "02-01-2021 22:14:49" ["time"]=> string(16) "01/02/2021 22:14" ["update"]=> bool(false) } 01/02/2021 22:14

Zyrtare: Todibo huazohet te Nice nga Barcelona

Jean-Clair Todibo është zyrtarisht futbollist i ri i Nices.

Qendërmbrojtësi francez ishte në huazim te Benfica në Portugali, por që u largua pas hapësirave të pakta që kishte.


Barcelona tani e ka huazuar lojtarin te Nice në Ligue 1, me klubin francez që e ka opsionin për ta blerë atë në verë.

array(3) { ["date"]=> string(19) "02-01-2021 21:58:52" ["time"]=> string(16) "01/02/2021 21:58" ["update"]=> bool(false) } 01/02/2021 21:58

Zyrtare: Jayden Braaf huazohet te Udinese

Jayden Braaf është bashkuar me Udinesen si huazim nga Manchester City.

Sulmuesi i talentuar holandez është prezantuar tanimë te skuadra italiane që e ka marrë atë si huazim gjashtë mujor.


Klubi italian ka mundësinë edhe për ta blerë lojtarin në fund të sezonit, por që detajet financiare nuk janë publikuar.

18-vjeçari luan në krahun e sulmit dhe llogaritet si lojtar me të ardhme të ndritur.

array(3) { ["date"]=> string(19) "02-01-2021 21:42:35" ["time"]=> string(16) "01/02/2021 21:42" ["update"]=> bool(false) } 01/02/2021 21:42

Arb Manaj ndryshon skuadër, por jo edhe kampionat

Arb Manaj është larguar nga skuadra e tij Ankara Keciorengucu, por që ka mbetur përsëri në Ligën e Parë të Turqisë.

Sulmuesi nga Kosova është huauzar tek skuadra Balikesirsporit deri në fund të sezonit.


Manaj synon që me golat e tij ta ndihmojë këtë skuadër që t’i shmanget rënies nga Liga e Parë e Turqisë.

array(3) { ["date"]=> string(19) "02-01-2021 21:24:51" ["time"]=> string(16) "01/02/2021 21:24" ["update"]=> bool(false) } 01/02/2021 21:24

Zyrtare: Meritan Shabani kalon në kampionatin holandez

Meritan Shabani është larguar nga Wolverhampton Wanderers.

Mesfushori nga Kosova nuk kishte hapësira të shumta te Wolves dhe klubi anglez e ka huazuar atë në Eredivisie.


Është skuadra VVV-Venlo që ka fituar garën për huazimin e kosovarit.

Shabani do të qëndrojë për gjashtë muaj te VVV-Venlo ku do të ketë hapësira më të mëdha për të luajtur.

21-vjeçari është zyrtarizuar nga klubi holandez, ku janë shprehur shumë të lumtur që kanë një talent të madh në radhët e veta.

Edhe vet mesfushori nga Kosova është shprehur i lumtur me aventurën e tij të re.

“Kur VVV-Venlo më kërkoi dhe treguan interesim isha vërtetë i nderuar. Në VVV shoh mundësinë për të luajtur më shumë dhe për të treguar aftësitë e mija”, ka deklaruar Shabani për faqen e klubit.

Kujtojmë që Shabani më parë ishte bashkuar me Wolves nga gjiganti gjerman Bayern Munich. /Telegrafi/

array(3) { ["date"]=> string(19) "02-01-2021 21:12:48" ["time"]=> string(16) "01/02/2021 21:12" ["update"]=> bool(false) } 01/02/2021 21:12

Zyrtare: Ben Davies bashkohet me Liverpoolin

Liverpooli ka transferuar mbrojtësin Bem Davies nga Preston.

25-vjeçari është bashkuar me The Reds ku ka nënshkruar një kontratë afatgjate.


Ai është prezantuar tanimë në Anfield, ku ka zgjedhur fanellën me numër 28.

array(3) { ["date"]=> string(19) "02-01-2021 20:50:24" ["time"]=> string(16) "01/02/2021 20:50" ["update"]=> bool(false) } 01/02/2021 20:50

Rugani huazohet te Cagliari

Juventusi ka ndërprerë huazimin e Daniele Ruganit te skuadra franceze Stade Rennes.

Zonja e Vjetër ka vendosur ta dërgojë te Cagliari qendërmbrojtësin italian.


26-vjeçari do të jetë i huazuar për gjashtë muaj në Sardegna ku Cagliari do ta ketë edhe mundësinë e blerjes së tij.

array(3) { ["date"]=> string(19) "02-01-2021 20:29:40" ["time"]=> string(16) "01/02/2021 20:29" ["update"]=> bool(false) } 01/02/2021 20:29

Christian Oliva është bashkuar me Valencian në një huazim nga Cagliari.

Mesfushori uruguaian u largua nga skuadra italiane për shkak të hapësirave të pakta.


24-vjeçari do të qëndrojë te Valencia për gjashtë muaj, me klubin spanjoll që ka opsionin e blerjes.

array(3) { ["date"]=> string(19) "02-01-2021 20:26:29" ["time"]=> string(16) "01/02/2021 20:26" ["update"]=> bool(false) } 01/02/2021 20:26

Joe Willock po kompleton huazimin te Newcastle United.

Futbollisti i Arsenalit pritet të huazohet për gjashtë muaj, por që ‘laraskat’ nuk do ta kenë të drejtën e blerjes së tij.


array(3) { ["date"]=> string(19) "02-01-2021 20:03:56" ["time"]=> string(16) "01/02/2021 20:03" ["update"]=> bool(false) } 01/02/2021 20:03

Zyrtare: Aro Muric kalon te Willem II

Arijanet Muric ka kompletuar kalimin te Willem II nga Manchester City.

Klubi holandez ka njoftuar se reprezentuesi i Kosovës ka kaluar në radhët e tyre deri në fund të këtij sezoni.


Portieri 22-vjeçar do t’u bashkohet Tricolores nga e mërkura e kësaj jave, derisa ishte në huazim nga Citizens te Girona.

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Përfaqësueset
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori