Revista e famshme franceze ‘France Football’ do ta zgjedhë fituesin e Topit të Artë për vitin 2016. Në të kaluarën ky çmim është dhënë në bashkëpunim mes FIFA-s dhe revistës franceze, por na ky vit çmimet do të jepen të ndara.

Ceremonia fillon në ora 17:30, ndërsa çmimi i Topit të Artë pritet të dhurohet në ora 20:00.


Në garë janë 30 futbollistë, ndërsa ata më të favorizuarit janë Cristiano Ronaldo, Lionel Messi dhe Antoine Griezmann.

28/10/2024 20:23-Rodri arrin në ceremoninë e 'Topit të Artë'

Njëri nga kandidatët kryesor, për shumë media edhe fituese, Rodri, ka arritur në ceremoninë e 'Topit të Artë'.

12/12/2016 20:04-Ronaldo fitues i 'Topit të Artë'

Cristiano Ronaldo është fituesi i Topit të Artë për vitin 2016.

rooo

12/12/2016 20:00-Për Gareth Bale pozita e 6-të

Anësori uellsian që tregoi formë të mirë është renditur i gjashti.

bale 12

12/12/2016 19:58-Rihad Mahrez i 7-ti

Algjeriani është renditur i 7-ti në garën e Topit të Artë.

ruijadd 12

12/12/2016 19:53-Arritjet kryesore të Ronaldos këtë vit (Video)

Cristiano Ronaldo është favoriti kryesor për ta fituar Topin e Artë këtë vit, falë suksesit mahnitës me klubin dhe me përfaqësuesen.

31-vjeçari i ndihmoi Real Madridit ta fitonte titullin e 11-të rekord të Ligës së Kampionëve me triumf në finale ndaj rivalit lokal, Atletico Madrid.

Megjithatë, arritja më e madhe e vitit dhe ndoshta në karrierën e CR7 ishte udhëheqja e Portugalisë drejt shpalljes kampion i Evropës në Euro 2016.

12/12/2016 19:49-Sensacioni Vardy i 8-ti

Jamie Vardy ka mbetur i teti në garën për Topin e Artë.

vardy 12

12/12/2016 19:44-Edhe Pepe i nënti

Mbrojtësi i Real Madridit, Pepe, ka marrë pikë të njëjta si Buffon. Ai kishte tetë pikë.

pepe 12

12/12/2016 19:38-Pozita e 9-të shkon për Gianlugi Buffon

Portieri legjendar Gianluigi Buffon, ka zënë pozitë e nëntë në garën për 'Topin e Artë'.

buffon 13

12/12/2016 19:26-Ekipet me më së shumti lojtarë që kanë fituar Topin e Artë

Barcelona është klubi që ka prodhuar më së shumti fitues (11).

Pastaj vijnë Juventusit dhe Milani me nga tetë, Bayeri me pesë dhe Manchester Unitedi me katër. Lexo më shumë...

ekipet 12

12/12/2016 19:21-Aubameyang i 11-ti

Sulmuesi i Borussia Dortmund, Pierre-Emerick Aubameyang, ka zënë vendin e 11-të.

aubameyang 12

12/12/2016 19:16-Rui Patricio në pozitën e 12-të

Portieri portugez që fitoi Kampionatin Evropian është renditur në pozitën e 12-të. Ai ka marrë 6 pikë.

patricio

12/12/2016 19:09-Shtetet që i kanë dhënë më së shumti fitues Topit të Artë

Gjermania dhe Holanda janë dy vendet me më së shumti fitues (7), e ndjekur nga Franca dhe Argjentina me nga gjashtë. Lexo më shumë...

shtet 12

12/12/2016 19:06-Zlatan Ibrahimovic merr pozitën e 13-të

Gjiganti suedez ka zënë vendin e 13-të në garën për 'Topin e Artë'.

zlatan

12/12/2016 19:03-Sulmuesit ‘mbretër’ të Topit të Artë, por ky çmim është fituar edhe nga një portier

Sulmuesit mbizotërojnë kur vjen puna te Topi i Artë, pasi ata bëjnë diferencën me golat e tyre. Lexo më shumë ...

 

skyy 12

12/12/2016 18:51-Vidal me një pozitë me Pogban

Arturo Vidal po ashtu ka zënë vendin e 14-të me pesë pikë.

vidal 14

12/12/2016 18:36-Pogba i 14-ti

Francezi Paul Pogba ka zënë vendin e 14-të me katër vota. Vendi i 15-të mungon pasi kemi dy lojtarë me pikë të njëjta.

paul pogba 12

12/12/2016 18:23-Lewandowski i 16-ti

Sulmuesi polak i Bayern Munich është në pozitën e 16-të. Ai mori tri pikë.

lewa 12 12

12/12/2016 18:12-Edhe Payet në pozitën e 17-të

Edhe francezi magjikë Dimtri Payet ka marrë vetëm një votë dhe është renditur i 17-ti.

payet

12/12/2016 17:59-Vendin e 17 e ndajnë dy yjet e Real Madridit

Toni Kross dhe Luka Modric kanë marrë vetëm nga një votë dhe renditen në pozitën e 17-të.

luka 12

luka 13

12/12/2016 17:47-Ronaldo nuk gjendet në Paris, por...

Ronaldo ka udhëtuar së bashku me skuadrën e tij për në Tokio ku do të zhvillohet Botërori i klubeve. Ai sot mbajti edhe një stërvitje të lehtë.

ronaldo 12

12/12/2016 17:33-Këta janë 30 të nominuarit

CzemkbXUAAAFtZ8 1