(E plotësuar): Ka përfunduar ceremonia e 96-të e ndarjes së çmimeve të Akademisë, "Oscars".

Filmit "Oppenheimer" i regjisorit Christopher Nolan ishte dominant në shumicën prej çmimeve, duke përfshirë kategorinë kryesore "Best Picture (Filmi më i mirë)".
Ndërkohë, çmime të shumta u ndanë për filmat, aktorët, producentët e kostumografët për të arriturat kinematografike në atë që njihet si mbrëmja më e madhe e vitit në Hollywood.


Telegrafi.com i ka mbajtur lexuesit të informuar në kohë reale për më të rejat e mbrëmjes "Oscars 2024".

Më poshtë është një përmbledhje e asaj se çfarë ndodhi në mbrëmjen më të madhe të vitit në industrinë e filmit.

11/03/2024 03:22-Filmi më i mirë - "Oppenhemier"

Çmimi kryesor i mbrëmjes, "Filmi më i mirë" ka shkuar për "Oppenheimer".

Ai la prapa nëntë filmat e tjerë që ishin nominuar për këtë çmim, përfshirë filmin "Barbie".

Për të lexuar lajmin e plotë kliko këtu.

11/03/2024 03:20-Emma Stone fiton për herë të dytë çmimin 'Aktorja më e mirë'

ema

Aktorja e famshme, Emma Stone, ka fituar çmimin e rëndësishëm të mbrëmjes, "Aktorja më e mirë në rol kryesor".

Është hera e dytë që ajo e fiton këtë çmim pas "La La Land", teksa këtë herë e fiton për rolin e saj në "Poor Things".

Emma Stone la prapa aktoret tjera të nominuara si: Annette Bening, Lily Gladstone, Sandra Hüller dhe Carey Mulligan.

11/03/2024 03:07-Christopher Nolan është 'Regjisori i vitit’

ddvdfvbdfb

Regjisori i filmit "Oppenheimer", Christopher Nolan është shpallur fitues i çmimit "Regjisori më i mirë i vitit".

Ky çmim kishte shkaktuar shumë reagime në internet, pasi në nominime ishte anashkaluar regjisorja e filmit "Barbie", Greta Gerwig.

Nolan la prapa konkurrentët: Justine Triet, Martin Scorsese, Yorgos Lanthimos dhe Jonathan Glazer.

11/03/2024 03:03-Aktori më i mirë i vitit' është Cillian Murphy nga "Oppenheimer"

act Foto: Getty Images

Aktori i famshëm irlandez, Cillian Murphy, është shpallur fitues i çmimit "Aktori më i mirë në rol kryesor".

Ky vlerësim erdhi për rolin e tij kryesor në filmin "Oppenheimer".

Ai la prapa aktorët: Bradley Cooper, Colman Domingo, Paul Giamatti, dhe Jeffrey Wright.

11/03/2024 02:54-Ryan Gosling sjell atmosferën e filmit "Barbie" në skenën e "Oscars 2024"

ryan Foto: AP

Aktori i nominuar për çmimin 'Aktori më i mirë në rol dytësor', Ryan Gosling u ngjit në skenë të dielën, për të performuar live hitin "I'm Just Ken".

Atij iu bashkua në skenë producenti i këngës, Mark Ronson, teksa interpretoi live në Teatrin "Dolby", në Los Angeles.

Ryan ishte i veshur me një kostum rozë, duke hyrë kështu tërësisht në atmosferën e filmit "Barbie".

11/03/2024 02:47-Më në fund një çmim për "Barbie" - ai i kolonës zanore më të mirë

"Barbie" ka shënuar edhe fitoren e parë në këtë mbrëmje, dukeu vlerësuar me çmimin "Kolona zanore më e mirë".

Ky çmim iu dha këngës "What Was I Made For?”, të interpretuar nga Billie Eilish, duke shënuar njëherësh çmimin e dytë "Oscar" që ajo fiton në karrierën e saj.

Në këtë kategori, "Barbie" la prapa kolonat zanore të filmave: “Flamin’ Hot”, “Killers of the Flower Moon” dhe “American Symphony”.

11/03/2024 02:45-Çmimi 'Partitura më e mirë origjinale' i jepet “Oppenheimer”

“Oppenheimer” ka fituar edhe çmimin për partiturën më të mirë muzikore, e cila ka shoqëruar filmin.

Krijimet tjera muzikore të nominuarta në këtë kategori ishin ato për filmat: “American Fiction”, “Indiana Jones and the Dial of Destiny”, “Killers of the Flower Moon” dhe “Poor Things”.

11/03/2024 02:30-Zërimi më i mirë' i shkon "The Zone of Interest", zhgënjen "Maestro"

Është prezantuar çmimi i zërimit apo audios më të mirë të film.

Dhe nga shumë që prisnin që filmi "Meastro" i Bradley Cooper të fitonte së paku këtë çmim, 'Zërimi më i mirë' shkoi për "The Zone of interest".

Ai la prapa filmat: “The Creator”, “Maestro”, “Mission: Impossible — Dead Reckoning Part One” dhe “Oppenheimer”.

I njëjti film triumfoi edhe në kategorinë "Filmi më i mirë i huaj".

11/03/2024 02:25-Çmimi 'Best Live Action Short Film' shkon për “The Wonderful Story of Henry Sugar”

“The Wonderful Story of Henry Sugar” ka fituar çmimin 'Best Live Action Short Film'.

Ai la prapa filmat: “The After”, “Invincible” “Night of Fortune” dhe “Red, White and Blue”.

11/03/2024 02:18-Kinematografia më e mirë' është gjithashtu e "Oppenheimer"

"Oppenhemier" po vazhdon të dominojë me çmime në kategoritë e rëndësishme të çmimeve "Oscars 2024".

Edhe çmimi i kinemtografisë më të mirë shkoi në duart e filmit të Christopher Nolan.

Për ta panuar këtë çmim në skenë, u paraqit drejtori i kinematografisë së filmit, Hoyte van Hoytema.

Të nominuar për këtë çmim ishin edhe: “El Conde”, “Killers of the Flower Moon”, “Maestro” dhe “Poor Things”.

11/03/2024 02:15-Ukraina fiton çmimin e parë "Oscars" në histori

Çmimi "Dokumentari më i mirë i metrazhit të gjatë", ka shkuar për dokumentarin ukrainaS “20 Days in Mariupol”.

Ky njëherësh shënon herën e parë në histori, që Ukraina merr një çmim "Oscars".

Të nominuar ishin gjithashtu: “Bobi Wine: The People’s President”, “The Eternal Memory”, “Four Daughters” dhe “To Kill a Tiger”.

11/03/2024 02:12-“The Last Repair Shop” - Dokumentari më i mirë i shkurtër

Çmimi për dokumentarin më të mirë të shkurtër ka shkuar për dokumentarin “The Last Repair Shop”.

Në këtë kategori ishin të nominuar edhe: “The ABCs of Book Banning”, “The Barber of Little Rock”, “Island in Between” dhe “Nǎi Nai and Wài Pó”.

11/03/2024 02:10-Editimi më i mirë' i shkon filmit "Oppenheimer"

Filmi “Oppenheimer” ka dominuar në kategorinë e rëndësishme të mbrëmjes, "Editimi më i mirë".

Meritore për këtë çmim është sigurisht editorja e famshme amerikane, Jennifer Lame.

Në këtë kategori, "Oppenheimer" la prapa: “Anatomy of a Fall”, “The Holdovers”, “Killers of the Flower Moon” dhe “Poor Things”.

11/03/2024 02:02-Billie Eilish dhe vëllai i saj me performancë magjike në "Oscars 2024"

bl Foto: Getty Images

Billie Eilish dhe vëllai i saj, Finneas, sollën një interpretim të zemrës dhe prekës të këngës "What I Was Made For" me një skenografi minimale dhe orkestrë në sfond. Ngjyra e sfondit ishte, natyrisht, rozë - frymëzuar nga filmi "Barbie".

Ata janë nominuar për çmimin "Kënga më e mirë origjinale" mbrëmjen e sotme, për kolonën zanore të filmit "Barbie".

11/03/2024 01:59-Efektet më të mira vizuele' shkojnë për “Godzilla Minus One”

Filmi “Godzilla Minus One” është shpallur fitues në kategorinë 'Efektet më të mira vizuele'.

Për këtë çmim kanë qenë gjithashtu të nominuar: “The Creator”, “Guardians of the Galaxy Vol. 3″, “Mission: Impossible — Dead Reckoning Part One” dhe “Napoleon”.

11/03/2024 01:57-“Oppenheimer” fiton çmimin e parë për këtë mbrëmje

gggg Foto: Getty Images

Robert Downey Jr. nga filmi hit "Oppenheimer" ka fituar çmimin "Aktori më i mirë në rol dytësor".

Ai la prapa konkurruesin më të fortë për këtë kategori, aktorin Ryan Gosling nga filmi "Barbie", si dhe emrat e tjerë: si Sterling K. Brown, Robert De Niro, dhe Mark Ruffalo.

11/03/2024 01:54-John Cena shfaqet nudo në skenë

jh3

Aktori dhe mundësi i famshëm, John Cena, është shfaqur lakuriq në skenën e "Oscars 2024", për të prezantuar çmimin "Kostumografia më e mirë".

Lexo lajmin e plotë duke klikuar këtu.

11/03/2024 01:42-Filmi më i mirë i huaj shkon për “The Zone of Interest”

Filmi “The Zone of Interest”, prodhim i Mbretërisë së Bashkuar, ka fituar në kategorinë "Filmi më i mirë i huaj".

Ai la prapa filmat: “Io Capitano”, “Perfect Days”, “Society of the Snow” dhe “The Teachers’ Lounge”.

11/03/2024 01:13-"Poor Things" fiton tri çmime radhazi

Në tri çmimet e radhës që janë prezantuar në "Oscars 2024", atë për 'makijazhin dhe flokët të mira', për 'prodhimin më të mirë të skenografisë' dhe 'kostumografisë më të mirë', fitues u shpall filmi "Poor Things".

Filmi ka qenë një befasi më vete, pasi la prapa filma të famshëm si: "Barbie", "Oppenheimer", "Napoleon", “Killers of the Flower Moon”, "Maestro" e të tjerë.

Lexo lajmin e plotë këtu.

11/03/2024 01:04-Skenari më i mirë i përshtatur' shkon për "American Fiction"

"American Fiction" i regjisorit të njohur Cord Jefferson, mori çmimin e skenarit më të mirë të përshtatur.

Ky është çm imi i parë "Oscar" për Jefferson, gjersa është hera e dytë në karrierën e tij që ka qenë i nominuar.

Me "American Fiction", ai la prapa filmat super hit si "Barbie" dhe "Oppenheimer", të cilët gjithashtu ishin të nominuar në kategori, duke mos harruar edhe “Poor Things” dhe “The Zone of Interest”

11/03/2024 01:02-“Anatomy of a Fall” shpërblehet me çmimin 'Skenari më i mirë origjinal'

Filmi “Anatomy of a Fall” i regjisores Justine Triet, ka marrë çmimin e skenarit më të morë origjinal, duke lënë prapa filmat: “The Holdovers”, “Maestro”, “May December” dhe “Past Lives”.

11/03/2024 00:43-Ndahen çmimet për filmat më të mirë të animuar

Filmi më i mirë i animuar i metrazhit të shkurtër është shpallur “War Is Over!”, duke lënë prapa: “Letter to a Pig”, “Ninety-Five Senses”, “Our Uniform”, dhe “Pachyderme”.

Ndërsa filmi më i mirë i animuar i metrazhit të gjatë shkoi për “The Boy and the Heron”, duke lënë prapa filmat: “Elemental”, “Nimona”, “Robot Dreams”, dhe “Spider-Man: Across the Spider-Verse”.

11/03/2024 00:31-Da’Vine Joy Randolph fiton çmimin 'Aktorja më e mirë në rol dytësor'

lp Foto: AP

Aktorja e filmit "The holdovers", Da’Vine Joy Randolph, ka fituar çmimin e parë të mbrëmjes - atë për aktoren më të mirë në rol jo protagonist.

Ajo la prapa emrat e tjerë të nominuar si:

Emily Blunt, “Oppenheimer”
Danielle Brooks, “The Color Purple”
America Ferrera, “Barbie”
Jodie Foster, “Nyad".

11/03/2024 00:28-Jimmy Kimmel bën hapjen spektakolare të "Oscars 2024"

jm

Prezantuesi i sivjetmë i "Oscars", Jimmy Kimmel, ka bërë hapjen spektakolare të ceremonisë në Teatrin "Dolby" në Los Angeles.

Ai falënderoi jurinë dhe të gjithë pjesëmarrit përp rezencën në këtë mbrëmje madhështore të kinematografisë.

Ai njoftoi se këtë vit, ndryshe nga vitet e tjera, "Oscars" ka filluar transmetimin një orë para në mënyrë që të jetë më i qas'shëm edhe në kontinentet tjera.

10/03/2024 23:58-Yjet shkëlqejnë me dukjen në tapetin e kuq

Yjet e kinematografisë dhe televizionit kanë mbërritur në tzapetin e kuq të mbrëmjes së vitit në industrinë e vitit, duke lënë secili gjurmë me dukjen e tyre.

a7

a9 scaled

a1 scaled

a2

a3 scaled

a4 scaled

a5

a6 scaled

a8 scaled s)

10/03/2024 23:38-Liza Koshy rrëzohet në tapetin e kuq

akt scaled

Aktorja Liza Koshy pati një moment të sikletshëm, kur u rrëzua në tapetin e kuq të "Oscars 2024".

E veshur me një fustan të kuq dhe taka të larta, Liza pësoi një rënie të fuqishme, duke u rrëzuar tërësisht në tapetin e kuq, megjithatë e mori ngjarjen me sportivitet dhe buzëqeshi.

Lexo lajmin e plotë këtu.

10/03/2024 23:16-Vanessa Hudgens zbulon se është shtatzënë në tapetin e kuq

Vanessa Hudgens është shtatzënë.

Ylli i “High Musical Musical” njofton zyrtarisht se do të bëhet nënë për herë të parë, ndërsa u shfaq në tapetin e kuq të ‘Oscars 2024’ me barkun e rrumbullakosur.

Lexo lajmin e plotë duke klikuar këtu.

10/03/2024 23:10-Live nga tapeti i kuq

Yje të shumtë të kinematografisë kanë filluar të parakalojnë në tapetin e kuq, të shtruar në hyrje të Teatrit "Dolby" në Los Angeles, ku edhe do të zhvillohet ceremonia e çmimeve "Oscars 2024".

10/03/2024 23:08-Kush duhet të shpallet 'Filmi më i mirë i vitit'?

dont

Telegrafi ka hapur një sondazh për të pyetur lexuesit se kush mendojnë se duhet të shpallet sivjet fituesi i çmimit kryesor, "Best Picture (Filmi më i mirë)".

Votoni në sondazhin e mëposhtëm:

10/03/2024 23:02-Pak orë para mbrëmjes, "The Holdovers" akuzohet për plagjiaturë

the

Në prag të çmimeve "Oscars 2024", komedi-drama e 2023-ës është gjetur në qendër të një akuze për plagjiaturë.

Skenaristi pretendon se skenari i filmit "The Holdovers" përmban ngjashmëri 'të pabesisë', dhe se ai mund të demonstrojë 'pa asnjë dyshim të mundshëm' se skenari është marrë nga një skenar që ai ka ofruar nëpër studio filmike në Hollywood në vitin 2013.

10/03/2024 22:59-Nis zyrtarisht "Oscars 2024", 10 filma në garë për çmimin kryesor

Çmimi kryesor "Besti Picture (Filmi më i mirë), gjendet sivjet para një konkurrence të ashpër mes 10 filmave të nominuar.

Në mesin e të nominuarve janë filmat hit të vitit si: "Oppenheimer", "Barbie", "Poor Things" dhe "Killers of the Flower Moon".

Kjo është lista e plotë e nominimeve: