Listohen top dhjetë anësorët deri më tani në këtë edicion

Mohamed Salah ka shmangur konkurrencën e ashpër për t'u kurorëzuar anësori më i mirë në futbollin botëror aktualisht, përpara yllit tjetër të Liverpoolit, Sadio Mane.
Anësori 28-vjeçar egjiptian nuk arriti të bëjë ndikimin e tij fillestar në Ligën Premier në vitin 2014 gjatë kohës së tij në Chelsea.
Salah u huazua te Roma para se të bënte kalimin të përhershëm në vitin 2016 ndërsa ylli i Liverpoolit shkëlqente gjatë fushatës 2016-17 me ekipin italian.
Forma e shkëlqyer e kapitenit të Egjiptit tërhoqi vëmendjen e klubit aktual Liverpool, i cili nxori një tarifë rekorde të atëhershme prej 36.9 milionë euro për ta nënshkruar atë në vitin 2017.
Salah ka mbetur një pjesë integrale e skuadrës së Liverpool që nga ardhja e tij në Anfield, duke formuar një partneritet të shkëlqyeshëm me Manen dhe Roberto Firminon në treshen e parë të The Reds.
Daily Star përpiloi listën e anësorëve të mbushur me yje, me ish-yllin e Romës duke mundur Serge Gnabryn të Bayern Munchen për vendin e parë.
Gazeta theksoi se Salah ka performuar në një nivel tepër të lartë për katër sezone rresht dhe ai ka ndihmuar më shumë skuadrën e tij.
Më poshtë keni dhjetë anësorët më të mirë të listuar nga Daily Star:
10# Gerard Moreno (Villarreal)
9# Angel Di Maria (Paris Saint-Germain)
8# Lorenzo Insigne (Napoli)
7# Raheem Sterling (Manchester City)
6# Leroy Sane (Bayern Munich)
5# Son Heung-min (Tottenham Hotspur)
4# Jadon Sancho (Borussia Dortmund)
3# Sadio Mane (Liverpool)
2# Serge Gnabry (Bayern Munich)
1# Mohamed Salah (Liverpool). /Telegrafi/



















































