LAJMI I FUNDIT:

Lista Serbe i del në përkrahje ministrit Rikalo

Lista Serbe i del në përkrahje ministrit Rikalo

Lista Serbe ka hedhur poshtë akuzat se ministri i Bujqësisë Nenad Rikalo ka torturuar dhe maltretuar qytetarët shqiptarë gjatë kohës së luftës në Kosovë, duke thënë se sulmet e tilla janë të pabazuara dhe se ato po bëhen me qëllim të përfitimeve të poenëve politikë.

“Sulmet dhe akuzat e pabazuara në llogari të ministrit Nenad Rikalo, të cilët janë duke i plasuar partitë opozitare në Kosovë, për fat të keq janë diçka që meritojnë dënimin më të ashpër të të gjithë përfaqësuesve politikë dhe organizatave ndërkombëtare”, thuhet në reagim.

Lista Serbe dënon ashpër këto sulme që dëmtojnë besimin dhe stabilitetin ndëretnik në Kosovë.


“Në Prishtinë të gjithë e dinë se ministri Rikalo nuk ka të bëjë fare me ndonjë ngjarje lufte dhe se ai i kushtoi një pjesë të jetës së tij për të ndërtuar paqen mes popujve. Falënderojmë institucionet që qëndruan në mbrojtje të së vërtetës dhe të drejtësisë në këtë rast dhe theksuan publikisht se sulmet ndaj ministrit Rikalo ishin trillime. Lista Serbe qëndron fuqishëm pas secilit prej anëtarëve tanë dhe nuk do të lejojmë që emri i ndonjë serbi të fajësohet nga individë me qëllime të këqija”, përfundon reagimi i Listës Serbe. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Përbërja e re e kuvendit, grupet parlamentare dhe votat që morën kandidatët për deputetë

Përbërja e re e kuvendit, grupet parlamentare dhe votat që morën kandidatët për deputetë

Lajme
Gjykimi për shpëlarje parash, eksperti thotë se paratë cash për 7 vjet u deponuan në llogarinë e të akuzuarës nga babai i saj

Gjykimi për shpëlarje parash, eksperti thotë se paratë cash për 7 vjet u deponuan në llogarinë e të akuzuarës nga babai i saj

Drejtësi
Në Prishtinë gjendet një person i vdekur - ishte i shtrirë në rrugë

Në Prishtinë gjendet një person i vdekur - ishte i shtrirë në rrugë

Kronika e Zezë
Jashari: Kurti nuk është i interesuar të formojë qeverinë, vonesat e KQZ-së nuk janë të rastësishme

Jashari: Kurti nuk është i interesuar të formojë qeverinë, vonesat e KQZ-së nuk janë të rastësishme

Politikë
Dialogu Kosovë-Serbi, Sarrazin: Është koha për të gjetur zgjidhje konkrete

Dialogu Kosovë-Serbi, Sarrazin: Është koha për të gjetur zgjidhje konkrete

Lajme
Prokuroria urdhëron rinumërimin e votave në Vushtrri, Rrezarta Krasniqi e LDK-së akuzon bashkëpartiakun Xhafer Tahiri për manipulim të votave

Prokuroria urdhëron rinumërimin e votave në Vushtrri, Rrezarta Krasniqi e LDK-së akuzon bashkëpartiakun Xhafer Tahiri për manipulim të votave

Lajme
Kalo në kategori