Cristiano Ronaldo është lojtar i lirë dhe shumë shpejtë pritet të mësohet e ardhmja e tij.
Pasi shkëputi kontratën me Manchester Unitedin në muajin e kaluar, ylli portugez është në kërkim të një aventure të re.
Derisa po stërvitet në ambientet e Real Madridit për të mbajtur vetën në formë, mediat ndërkombëtare raportojnë se Al Nassr ka tashmë ofertën për të dhe thuhet se 200 milionë euro në viti (me bonuse) është gati për pesë herë fituesin e Topit të Artë.
Nëse 37-vjeçari pranon ofertën e klubit arab, atëherë edhe lista me lojtarët më të paguar në botë do të ndryshonte.
Më poshtë keni renditjen e plotë të lojtarëve me pagat më të larta në botë, e Ronaldo do të ishte i pari, gjithmonë nëse do bëhej lojtar i Al Nassr:
Cristiano Ronaldo – 3.8 milionë euro në javë
Kylian Mbappe – 1.8 milion euro
Lionel Messi – 1 milion euro në javë
Neymar – 692 mijë euro
Kevin de Bruyne – 434 mijë euro në javë
Eden Hazard – 434 mijë euro
David de Gea – 428 mijë euro në javë
Erling Haaland – 428 mijë euro
Mohamed Salah – 400 mijë euro
Sadio Mane – 400 mijë euro në javë. /Telegrafi/