LAJMI I FUNDIT:

Lista “Guxo” e Vjosa Osmanit pritet të ketë shtatë deputetë në Kuvend

Lista “Guxo” e Vjosa Osmanit pritet të ketë shtatë deputetë në Kuvend

Telegrafi ka publikuar sot listën e plotë të deputetëve të LVV-së që pritet të zënë ulëset në Kuvendin e Kosovës, nga votat e numëruara deri më tash, pa përfshirë votat e diasporës dhe ato me kusht.

Në mesin e kësaj liste bëjnë pjesë edhe kandidatët për deputetë nga lista “Guxo” e Vjosa Osmanit.

Nga 56 deputetë të mundshëm që pritet t’i ketë LVV, Vjosa Osmani ka arritur që ti ketë shtatë deri më tash.


Përveç Osmanit, numër të madh të votave ka marrë edhe Donika Gërvalla. Ulëse në Kuvend pritet të kenë edhe Haxhi Avdyli dhe Faton Peci.

Edhe këshilltarja e Vjosa Osmanit, Jeta Statovci dhe avokatja Doarsa Kica-Xhelili janë në mesin e kandidatëve që kanë arritur të marrin vota të mjaftueshme deri më tani për të qenë deputete në legjislaturën e tetë të Kuvendit.

Deputet pritet të jetë edhe kandidati nga Ferizaj, Burim Karameta. Sipas kësaj Vjosa Osmani ka mundësi që të formojë grupin e saj parlamentar, gjë për të cilën deri tash nuk dihet nëse do të ketë një vendim të tillë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga nivel shumë i ultë

Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga nivel shumë i ultë

Lajme
Haradinaj reagon ndaj vendimit të OVL-UÇK-së: Dita e Pavarësisë nuk i takon vetëm veteranëve

Haradinaj reagon ndaj vendimit të OVL-UÇK-së: Dita e Pavarësisë nuk i takon vetëm veteranëve

Lajme
Euronews: Sfidat e tranzicionit të FSK-së në forcë me kapacitete të plota ushtarake

Euronews: Sfidat e tranzicionit të FSK-së në forcë me kapacitete të plota ushtarake

Lajme
Reagon ish-kryetarja e Kushtetueses,Caka: Nuk kam diskutuar me askënd për ndonjë funksion politik

Reagon ish-kryetarja e Kushtetueses,Caka: Nuk kam diskutuar me askënd për ndonjë funksion politik

Politikë
Përfundon numërimi i votave për deputetë në pesë komuna, vazhdon në 29 të tjera

Përfundon numërimi i votave për deputetë në pesë komuna, vazhdon në 29 të tjera

Politikë
Ambasada e Kosovës në Austri me një njoftim të rëndësishëm për konvertimin e patentë shoferëve

Ambasada e Kosovës në Austri me një njoftim të rëndësishëm për konvertimin e patentë shoferëve

Lajme
Kalo në kategori