LAJMI I FUNDIT:

LIRIKË

LIRIKË

Poezi nga T. S. Eliot
Përktheu: Faslli Haliti

Nëse hapësira dhe koha, siç thonë të urtët,
janë gjëra që s’mund të jenë,
miza që jeton vetëm një ditë
jeton po aq sa ne.
Por ndërkaq jetojmë sa mundemi,
ndërsa jeta dhe dashuria janë të lira,
pasi koha është kohë dhe ikën tutje,
ndërsa të urtit mendojnë të kundërtën.

Lulet që të dërgova kur vesa
dridhej mbi pjergull
u fishkën para se bleta të fluturonte
të thithte trëndafilin e egër.
Por ndërkaq të ngutemi t’i mbledhim akoma
dhe të mos trishtohemi po t’i shohim të thahen,
dhe megjithëse lulet e jetës të jenë të pakta
mund të jenë hyjnore.