Liria ndalet në Prizren, barazon me Besën

Liria e Prizrenit ka barazuar me rezultat 2-2 ndaj Besës së Pejës në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin "Përparim Thaçi", në kuadër të javës së 25-të të Superligës së Kosovës.
Rreziku i parë erdhi nga Artur Magani (4'), i cili tentoi parabolën pas një pasimi nga Domgjoni, por goditja tij shkoi vetëm mbi traversë.
Pas këtij goli, u shfaqe Besa e cila gjeti golin me anë të Zivkovic (15'), i cili shënoi me parabolë për 0-1 pas asistimit të Fatmir Mullabeqirovic.
Me të pranuar këtë gol, Liria u hodh në sulm dhe rrezikoi fillimisht me Kocev (16') dhe Roni Gashi (25'), por dy goditjet e tyre u pritën nga portieri Haxhiaj.
Megjithatë, Liria arriti të gjej golin e barazimit në minutën e 34-të, ku Roni Gashi shënoi gol të bukur me kokë për 1-1 pas harkimit të mirë të Florent Avdylit.
Barazimi zgjati vetëm dy minuta pasi Mullabeqirovic pas një aksioni individual arrin të mposht Bakajn, për të realizuar për 1-2 dhe dërgoi skuadrat në epërsi.
Në pjesën e dytë, Liria e filloi furishëm duke rrezikuar me Kocev (55'), Magani (62') dhe Toungara (65'), por asnjëra nuk gjeti rrugën e rrjetës.
Ishte zëvendësuesi Zenel Gavazaj (70'), i cili realizoi pas një gabimi të ‘gardianit’ Haxhijaj, duke dërguar topin drejt portës së zbrazët për barazimit 2-2, i cili doli të jetë rezultati përfundimtar i ndeshjes. Ky barazim i konvenon shumë pejanëve në luftën për mbijetesë.
Pas këtij barazimi, Liria vazhdon të mbetet në pozitën e tretë me 42 pikë, ndërsa Besa në vendin e 10 me 18 pikë. Në ndeshjen e radhës prizrenasit luajnë në udhëtim te Vllaznia, ndërsa pejanët e presin Dritën. /Telegrafi/























































