Ish-trajneri i Italisë, Marcelo Lippi ka dhënë mendimin e tij sa i përket derbit mes Juventusit dhe Interit për Scudetto këtë sezon.
Dy skuadrat janë duke garuar kokë më kokë dhe vetëm dy pikë i ndajnë këto dy skuadra pas 12 ndeshjeve të zhvilluara në Serie A. Të dy skuadrat kanë qenë pothuajse të pagabueshme deri më tash, ani pse ka dallime të qarta sa i përket mënyrës se si kanë grumbulluar këto pikë.
Inter e ka mbajtur momentumin në këtë kampanjë duke shënuar 29 gola dhe duke pësuar vetëm gjashtë në 12 ndeshjet e para. Ata gjithashtu e kanë siguruar biletën për fazën e eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve.
Juventusi që nuk po paraqitet në garat evropiane nuk ka qenë shumë i mirë sa i përket finalizimit të golave dhe janë fokusuar më shumë në fazën e mbrojtjes. Fokusi i tyre i vetëm ishte në Serie A andaj kjo ka bërë që shumë njerëz të mendojnë se të besuarit e Allegrit kanë një avantazh të vogël në garën për titull.
Në një intervistë për Sky Sports Italia, Lippi ka diskutuar pritshmëritë që i kishte pasur para fillimit të sezonit.
“Unë prisja që Juventusi dhe Interi të zhvillojnë një sezon në nivel të lartë, por për të thënë të vërteten edhe skuadrat tjera. Në vend të kësaj, duket se ekipet tjera janë pak më mbrapa në garë. Mund të ketë befasi, por mendoj se këto dy skuadra do të luftojnë për titull”, ka thënë Lippi.
Ish-trajneri italian ka folur edhe për kualitetin që posedojnë te dy ekipet.
“Më pëlqen koncentrimi i Juventusit, ata nuk luajnë në mënyrë spektakolare por janë të vendosur. Interi luan më mirë dhe janë shumë të fortë”.
“Ne do të kënaqemi duke i parë të luajnë ndaj njëri-tjetrit. Allegri ka treguar se ai mund të krijojë ekipe të mira, Inzaghi është duke demonstruar se ai e ka aftësinë për të drejtuar një skuadër të nivelit të tillë”, u shpreh ai./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Presidenti i UEFA-s, Aleksandar Ceferin flet për organizimin e përbashkët nga Shqipëria dhe Serbia

Kërkohen nga shumë klube evropiane – por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania