Mbreti Charles III mori fronin e Mbretërisë së Bashkuar më 8 shtator 2022, pas vdekjes së nënës së tij, Mbretëreshës Elizabeth II.
Kështu, sipas linjës së pasardhësve, ai erdhi në fron pas nënës së tij, e cila më parë pasoi të atin në vitin 1952, dhe gjyshin e Charlesit, Mbretin George VI.
Pasardhësi në fronin britanik rregullohet jo vetëm nga prejardhja, por edhe nga statuti parlamentar, raporton bbc.
Baza e trashëgimisë u vendos në dispozitat kushtetuese të shekullit të XV-të, të cilat kulmuan me Ligjin e të Drejtave të vitit 1689 dhe Aktin e Zgjidhjes të vitit 1701.
Kur Mbreti James II u largua nga vendi në vitin 1688, këndvështrimi i parlamentit ishte se ai kishte “abdikuar qeverinë” dhe se froni ishte bosh. Më pas, froni ju ofrua vajzës së tij, Marisë dhe bashkëshortit të saj, William of Orange, si sundimtarë të përbashkët.
Kjo është arsyeja pse më pas u konstatua se sovrani nuk sundon vetëm përmes parlamentit, por edhe se trashëgimia në fron mund të rregullohet nga parlamenti dhe se sovranit mund t’i hiqet titulli për shkak të keqmenaxhimit.
Akti i Zgjidhjes konfirmoi se i takonte parlamentit të përcaktonte titullin e fronit.
Ligji parashikonte që vetëm pasardhësit protestantë të Princeshës Sophia, mbesa e James I, kishin të drejtë të trashëgonin fronin, dhe aktet e mëvonshme e konfirmuan këtë.
Parlamenti britanik, përmes Projektligjit të të Drejtave dhe Aktit të Zgjidhjes, përcaktoi kushtet që sovrani duhet të përmbushë.
Katolikët romakë janë të përjashtuar nga e drejta për të trashëguar kurorën. Përveç kësaj, sovrani duhet të jetë në bashkësinë e Kishës së Anglisë dhe duhet të betohet se do të mbështesë Kishën e Anglisë dhe Kishën e Skocisë.
Akti i “Succession to Crown” 2013 ndryshoi dispozitat e Ligjit të të Drejtave dhe Aktit të Zgjidhjes për t’i dhënë fund sistemit të prioritetit mashkullor, sipas të cilit një djalë më i vogël mund të zëvendësojë një vajzë më të madhe në linjën e trashëgimisë.
Ligji vlen për të gjithë të lindurit pas 28 tetorit të vitit 2011. Ligji shfuqizoi gjithashtu dispozitat që skualifikonin ata që martoheshin me katolikët romakë nga linja e trashëgimisë.
Ndryshimet hynë në fuqi në mars të vitit 2015.
Linja aktuale e trashëgimisë
Mbreti Charles III, në linjën aktuale të trashëgimisë, do të pasohet nga djali i tij i madh, Princi William.
Më poshtë është rendi i saktë i trashëgimisë në fronin e Mbretërisë së Bashkuar.
1. William, Princi i Uellsit
2. Princi George i Uellsit (fëmija më i madh i William)
3. Princesha Charlotte e Uellsit (fëmija i dytë i William)
4. Princi Louis i Uellsit (fëmija më i vogël i William)
5. Princi Harry, Duka i Sussex (djali i vogël i Charles)
6. Princi Archie i Sussex (djali i Princit Harry)
7. Princesha Lilibet e Sussex (vajza e Princit Harry)
8. Princi Andrew (vëllai më i vogël i mbretit Charles)
9. Princesha Beatrice (e bija e Princit Andrew)
10. Sienna Elizabeth Mapelli Mozzi (e bija e Princeshës Beatrice)
11. Princesha Eugene (vajza e vogël e Princit Andrew)
12. August Philip Hawke Brooksbank (djali i Princeshës Eugene)
13. Princi Eduard, Duka i Edinburgut (fëmija më i vogël i Mbretëreshës Elizabeth)
14. James, Earl of Wessex (djali i Princit Eduard)
15. Louise Windsor (e bija e Princit Eduard)
16. Princesha Anne (motra më e vogël e mbretit Charles)
17. Peter Phillips (djali i Princeshës Anne)
18. Savannah Phillips (mbesa e Princeshës Anne)
19. Isla Phillips (mbesa e Princeshës Anne)
20. Zara Tindall (e bija e Princeshës Anne)
21. Mia Tindall (mbesa e Princeshës Anne)
22. Lena Tindall (mbesa e Princeshës Anne)
23. Lucas Tyndall (mbesa e Princeshës Anne). /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

JD Vance: Britania e Madhe është një vend i rëndomtë që nuk ka bërë luftë për 30 ose 40 vjet

Sërish kaos në Kuvendin e Serbisë, deputetët hedhin vezë mbi Bërnabiqin dhe ministrat – aktivizojnë aparatin për fikjen e zjarrit

Përplasje fizike mes familjeve të viktimave të sulmit të Hamasit dhe rojave të Parlamentit të Izraelit

Bërnabiqit i dhemb raportimi i mediave kosovare për kaosin në parlament, e përmend edhe Kurtin

Pamjet që e “tradhtuan” Bërnabiqin, tha se deputeten që pësoi sulm në tru u goditën nga opozita – videoja e tregon të kundërtën

Kaos në Parlamentin e Serbisë, hedhje vezësh e shishe – nuk mungojnë as grushtat e bombolat me tym

Situatë kaotike në Parlamentin e Serbisë, pas hedhjes së shok bombave dhe bombolave me gaz lotsjellës - deputetja pëson sulm në tru

Trump pauzoi ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën, reagon Kremlini

"Çizmet në tokë dhe aeroplanët në ajër" - plani katër pikësh i Britanisë së Madhe për të garantuar paqen në Ukrainë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës