Këngëtari i njohur, Lindon, në estradën shqiptare njihet për stilin e veçantë që e interpreton.

Ai që në paraqitjen e parë ka dëshmuar se ka talent, kurse tani numëron një numër të konsiderueshëm të fansave.


Me mbështetjen e madhe që merr, artisti shpesh po i befason admiruesit e muzikës së tij me projekte të reja.

Së fundmi, në një postim në rrjetin social Instagram, Lindoni ka bërë të ditur se ka sjell projektin e radhës.

Bëhet fjalë për “Dashnia jem”, për tekstin dhe melodinë e së cilës është përkujdesur vet këngëtari.

lindon.b 122711354 148935693630621 7767830321493013639 n (Foto: Instagram/lindon.b)

Në të pati ‘dorë’ edhe artisti i njohur, Bertan Asllani, i cili u përkujdes për miksim dhe masterizim.

Sa i përket pjesës vizuale, ai ka zgjedhur që tekstit t’ia bashkangjit një fotografi të tij, ku i shihet i ulur në një karrige dhe një shishe në dorë. /Telegrafi/