Këngëtarja e njohur shqiptare, Linda Halimi, është shumë aktive në rrjetet sociale.

Shpesh ajo ndan me ndjekësit fotografi të ndryshme nga jeta e saj e përditshme dhe në të shumtën e rasteve bën postime në promovimin e pozitivitetit të trupit.


Së fundmi, interpretuesja e hitit "S'të fal" ndau me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram disa imazhe nga pushimet e saj të fundit.

lindushe

Mes të tjerash, ajo publikoi edhe një imazh të bashkëshortit të saj Davon Edwards, ku shihet me vajzën e tyre, Kaimana, gjatë pushimeve.

Linda ka qenë pre disa herë e raportimeve jo të vërteta ku është aluduar për një ndarje të saj nga bashkëshorti, gjersa ka provuar vazhdimisht të kundërtën përmes rrjeteve sociale.

linditaworld 356666072 6199818080068030 3253201034739627449 n

Këngëtarja nga Vitia përndryshe është shpërngulur prej më shumë se një dekade me burrin e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe jetojnë së bashku në Atlanta. /Telegrafi/

linditaworld 357554987 820938606059147 6468207574861286859 n