Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka përkujtuar heroin e kombit Adrian Krasniqi në 23-vjetorin e rënies.

Limaj shkruan se Adrian Krasniqi ishte një nga celulat e para të Ushtrisë̈ Çlirimtare të Kosovës.


“Ai do të mbetet gjithmonë në kujtesën tonë për trimërinë dhe përkushtimin e treguar në luftën çlirimtare, deri në flijim për lirinë e Kosovës”, ka shkruar ndër të tjera Limaj.

Postimi i plotë i Limajt: Sot bëhën 23 vjet nga rënia e dëshmorit të kombit, Gjeneral Adrian Krasniqit, i cili ra heroikisht gjatë një sulmi të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në stacionin e policisë serbe, në Kliçinë, në afërsi të Pejës. Adrian Krasniqi ishte një nga celulat e para të Ushtisë Çlirimtare të Kosovës. Ai do të mbetet gjithmonë në kujtesën tonë për trimërinë dhe përkushtimin e treguar në luftën çlirimtare, deri në flijim për lirinë e Kosovës Lavdi jetës dhe veprës të heroit, Adrian Krasniqit! Lavdi të gjithë dëshmorëve të Kombit.