LAJMI I FUNDIT:

Ligjvënësit amerikanë miratojnë buxhetin që shmang mbylljen e qeverisë

Ligjvënësit amerikanë miratojnë buxhetin që shmang mbylljen e qeverisë

Senati dhe Dhoma e Përfaqësuesve kanë miratuar një masë financiare e cila do të sigurojë fonde për të shmangur një mbyllje të re qeveritare.

Ky buxhet nuk parasheh edhe paratë që presidenti, Donald Trump, kishte kërkuar për një mur përgjatë kufirit amerikan-meksikan.

Shtëpia e Bardhë tha më 14 shkurt se presidenti Trump synon të nënshkruajë projektligjin por që menjëherë do të deklarojë një emergjencë kombëtare për ta lejuar atë të shfrytëzojë paratë e ndara për qëllime tjera në mënyrë që të ndërtojë murin në kufirin jugor të Meksikës.


Senati e miratoi projektligjin më 14 shkurt me një votim 83 vota pro dhe 16 kundër ndërkaq në Dhomën e Përfaqësuesve pro ligjit votuan 300 ligjvënës dhe kundër 128.

Presidenti Trump në fund të janarit nënshkroi një projekt-ligj të financimit afatshkurtër që përfundon më 15 shkurt për t’i dhënë fund mbylljes së pjesshme të qeverisë, e cila zgjati 35 ditë.

Kjo ishte mbyllja më e gjatë e qeverisë në historinë e SHBA-së. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX

Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX

Ekonomi
Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College

Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College

Ekonomi
DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!

DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!

Ekonomi
Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

Ekonomi
Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë

Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë

Ekonomi
Monedhat më të rralla dhe me vlerë të Mbretëreshës Elizabeth II dhe sa do të vlejnë në 10 vjet

Monedhat më të rralla dhe me vlerë të Mbretëreshës Elizabeth II dhe sa do të vlejnë në 10 vjet

Kalo në kategori