LAJMI I FUNDIT:

Ligji i ri për trafikun, i rëndë për qytetarët

Ligji i ri për trafikun, i rëndë për qytetarët

Të paktën 50 persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë lënduar në aksidente trafiku në gjysmën e parë të vitit, flasin shifrat zyrtare të Policisë së Kosovës, ndërkohë që një numër aksidentesh kanë shënuar posaçërisht periudhën e verës.

Autoritetet e rendit thonë se kanë shqiptuar mijëra dënime me gjobë, por shkeljet e rregullave në trafik dhe tejkalimi i shpejtësisë janë shëndërruar në ‘tragjedi për shumë familje’.

Por, kaosit në trafik që ka mbretëruar viteve të fundit në të gjitha rrugët e Kosovës, autoritetet e vendit kësaj jave i janë përgjigjur me një plotësim-ndryshim të një Ligji, që sipas njohësve të rrethanave, nuk ka sjellë rezultate.


Me Ligjin e ri, që parasheh dënime shumë të rënda për shkelësit e rregullave, autoritetet e rendit në Kosovë thonë se aksidentet, sidomos ato me fatalitet, pritet të zvogëlohen.

Megjithëkëtë, pikërisht në ditën e futjes në fuqi të ligjit, bazuar në shënimet zyrtare të Policisë së Kosovës, mbi 50 aksidente, një pjesë e të cilave me të lënduar janë shënuar në gjithë Kosovën, policia thotë se ka shqiptuar sërish qindra dënime.

Sipas autoriteteve të rendit, qëllimi i ligjit të ri, shumë më të rreptë, është të rris sigurinë në trafikun rrugor dhe të mundësojë zhvillimin i rrjedhës normale të tij.

Jeton Rexhepi, drejtor i Departamenti Rrugor në Policinë e Kosovës tha për Radion Evropa e lire se me ligjin e ri janë përcaktuar rregullat e reja që, sipas tij, do të sjellin ‘etikë në trafik’.

“Synohet që të disiplinohen kundërvajtësit në trafik, në të njëjtën kohë të krijohet një sjellje dhe etikë më e madhe në trafikun rrugor dhe në fund edhe pjesa e trajtimit të ambientit”, tha Rexhepi.

Janë mbi 300 mijë makina të regjistruara në Kosovë, nga të cilat vetëm në Prishtinë afro 100 mijë, në një infrastrukturë rrugore që, siç thonë ekspertë të fushës, nuk mund ta mbajë këtë kapacitet.

Por, mekanizmat e sigurisë thonë se me ligjin e ri, përveç shqiptimit të pikëve negative, dënimet për shkelësit e rregullave të trafikut do të sillen nga 300 deri në 900 euro, dhe në raste të caktuara edhe me marrjen e patentshoferit.

Dënimet e parapara me Ligjin për trafikun, sado që thuhet se do të mund të rregullojnë “kaosin në trafik” dhe do t’i bëjnë ngasësit e makinave “më të disiplinuar”, megjithatë nga një pjesë e qytetarëve janë parë si “në shpërputhje me standardin jetësor në Kosovë”.

Për organizatat për të drejtat e njeriut, megjtihatë ligji i ri me dënime të larta, nuk përbën shkelje të të drejtave të njeriut. Këshilli për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut në Kosovë thotë se nuk cenohet e drejta e qytetarëve me këtë ligj.

Dënimet prej 900 eurosh, thonë disa shoferë, janë të papërballueshme për qytetarët.

Kaltrina është një qytetare e cila është shofere dhe konsideron se në komunikacion shoferët duhet të jenë të kujdesshme, por dënimet janë të larta.

“Varet nga gabimi që bënë. Por nëse një dënim sillet deri në 900 euro… është shumë i madh. Është i madh për shkak të standardit tonë jetësor”, tha ajo.

Të shumtë janë ata që e kanë parë ligjin në shpërputhje me mundësitë e qytetarëve, sado që thonë se ndryshimet ligjore janë të domosdoshme për të rregulluar “kaosin që po mbretëron”.

Kryetari i Federatës së Auto shkollave të Kosovës, Xhemshit Cakolli, thotë se duhet të shihet në praktikë nëse ligji do të zbatohet …

“Sa do të zbatohet dhe sa do të jenë kompetenten gjykatat,me i përfunduar këto lëndë mbetet për diskutim…Nga ana tjetër dënimet për xhepin e qytetareve është i madh. Por ngasësit e vetuarave duhet te kenë kujdes sepse 900 euro një nga dënimet për dike janë 3 paga mujore”, tha Cakolli.

Nga ana tjetër, Muhamet Krasniqi, ekspert për çështje të komunikacionit, nga Kolegji i shkencave të aplikuara teknike ‘Tempulli’, tha për Radion Evropa e Lirë se ​Ligji i ri për rregullat e trafikut rrugor sikurse edhe ligjet tjera të kësaj fushe, janë duke u ballafaquar me mungesë të punës të përbashkët paraprake dhe të koordinimit të mirëfilltë institucional sidomos në fazën e përgatitjes dhe hartimit të tyre.

Megjithatë, Krasniqi mendon se ligji do të ndikojë pozitivisht për sigurinë e qytetareve në rruge. Ai tha po ashtu se në raport me standardin e jetës në Kosovë kundërvajtjet mund të jenë të larta, por aspak në raport me jetën e njeriut.

“Unë mendoj se bashkërisht duhet të zhvendosim fokusin te një tjetër dukuri, asaj të vështirësisë së respektimit të ligjit, sidomos për kategoritë e caktuara të ngasësve. Këto vështirësi mund të varirojne prej mosbindjes se qytetarëve ndaj autoritetit policor, deri te shkelja e mundshme e ligjit nga ana e vet zyrtareve policorë, nëse ta zëme kuptohet se kundërvajtësi (i dënuari) ka lidhje të ndryshme me zyrtarin policor dhe jo vetëm”, tha Krasniqi.

Në krahasim me vendet në rajon Kosova thuhet se po shndërrohet aktualisht në vendin me dënimet më të larta në trafik. Sa për ilustrim, në Maqedoni dënimi më i lartë është deri në 400 euro, me mundësinë e marrjes së patentshoferit, varësisht nga shkelja në trafik.

Që nga e marta [20 shtator],ka hyrë në fuqi ligji i ri për Rregullat e Trafikut Rrugor, përmes të cilit ligj Ministria e Infrastrukturës (MI), ka përcaktuar rregullat e reja për shoferë, këmbësorë dhe për pjesëmarrësit tjerë në trafik. /rel/

Në trend Lajme

Më shumë

"Hykmete ku është paswordi?" - Kelmendi kërkon llogari nga ish-ministrja për platformën e digjitalizimit prej 5.6 milionë euro

Lajme
Çoçaj: Ferat Shala më kërkoi t’i bashkohem SHIK-ut, me siguri drejtor ka qenë Kadri Veseli

Çoçaj: Ferat Shala më kërkoi t’i bashkohem SHIK-ut, me siguri drejtor ka qenë Kadri Veseli

Drejtësi
Kokaina nga Amerika Latine e fshehur në lëkurë gjedhësh përpunohej në laboratorin e Fushë Krujës, 10 të arrestuarit dalin në GJKKO

Kokaina nga Amerika Latine e fshehur në lëkurë gjedhësh përpunohej në laboratorin e Fushë Krujës, 10 të arrestuarit dalin në GJKKO

Lajme
Rama premton 100 dhe 150 euro bonus fundviti për pensionistët

Rama premton 100 dhe 150 euro bonus fundviti për pensionistët

Lajme
Kurti për çështjen e gjuhës shqipe në Maqedoni të Veriut: Pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese

Kurti për çështjen e gjuhës shqipe në Maqedoni të Veriut: Pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese

Lajme
Bajrami i reagon Kelmendit: Pyetni Jusuf Thaçin dhe Arben Vitinë për projektin e digjitalizimit

Bajrami i reagon Kelmendit: Pyetni Jusuf Thaçin dhe Arben Vitinë për projektin e digjitalizimit

Lajme
Kalo në kategori