LAJMI I FUNDIT:

Ligji që ‘kontrollon tregun’, Ministria e Tregtisë thotë se do të ketë kufizim të sasisë së produkteve për konsumatorët

Ligji që ‘kontrollon tregun’, Ministria e Tregtisë thotë se do të ketë kufizim të sasisë së produkteve për konsumatorët
Foto: Ilustrim

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka dhënë detaje për përmbajtjen e Ligjit për masat e përkohshme të produkteve bazike në raste të veçanta të destabilizimit në treg, i cili është miratuar sot në Kuvendin e Kosovës.

Sipas MINT-it, ky Ligj përfshin kufizimin e sasisë që i shitet konsumatorit brenda periudhës së caktuar, ndalimin e largimit nga shitja e produktit, caktimin e marzhës tregtare për shitjen me shumicë dhe pakicë, caktimin e çmimit maksimal të lejuar, detyrimin e operatorit ekonomik për të ruajtur pjesën e caktuar të stokut të produktit, detyrimin e operatorit ekonomik për t’u furnizuar dhe për të ofruar për shitje produktet themelore si para caktimit të masave mbrojtëse.

““Ligji për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg, i draftuar dhe propozuar nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë në bashkëpunim me akterët përkatës, zbatohet ndaj autoriteteve dhe operatorëve ekonomik që tregtojnë produkte themelore dhe ka për qëllim eliminimin e efekteve të rritjes së paarsyeshme të çmimeve si dhe mungesës së produkteve themelore në treg”, njofton MINT.


“Produktet themelore në kuadër të këtij ligji janë drithërat, miell gruri, buka, orizi, pastat, vaji ushqimor i lulediellit, qumështi, kripa e kuzhinës, vezë pule, mishi i pulës, sheqeri kristalor, produktet e higjienës personale, lëndët e drurit për djegie”, vijon ministria.

Gjatë shqyrtimit që është bërë nga deputetët nga opozita kanë shprehur kritika ndaj këtij Ligji duke e kualifikuar atë si anti-kushtetues dhe në kundërshtim me ekonominë e tregut të lirë.

Me 64 vota për, asnjë kundër e abstenim, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar në lexim të dytë Ligjin për masat e përkohshme të produkteve bazike. Po ashtu, janë votuar 16 amendamentet e parapara. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Profesoresha universitare: Thuajse krejt Rrafshi i Kosovës është me pasuri nëntokësore

Profesoresha universitare: Thuajse krejt Rrafshi i Kosovës është me pasuri nëntokësore

Ekonomi
Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Ekonomi
Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Botë
Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Ekonomi
Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Ekonomi
Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Ekonomi
Kalo në kategori