LAJMI I FUNDIT:

Ligji për Qeverinë në mars, pritet të zvogëlojë numrin e ministrive

Ligji për Qeverinë në mars, pritet të zvogëlojë numrin e ministrive

Në fund të marsit të këtij viti Qeveria e Kosovës pritet të bëhet me ligj. Si rezultat i këtij ligji pritet të bëhet edhe zvogëlimi i numrit të ministrive në Qeverinë e Kosovës.

Kështu ka bërë të ditur kryesuesi i Komisionit për Hartimin e projektligjit për Qeverinë, Besnik Tahiri.

Pas takimit të grupit punues të këtij komisioni, Tahiri njoftoi se kanë bërë prezantimin e të gjeturave nga studimet të organizatave të ndryshme jo-qeveritare, diskutimi mbi të gjeturat e tyre, dhe hapat e ardhshëm për procesin e hartimit të projektligjit për Qeverinë.


Tahiri theksoi se vëmendje të veçantë në këtë takim kanë marrë dy tema, ajo e kufizimit të numrit të ministrive si dhe aspekti krahasimor të shteteve të rajonit.

“Ne kemi ligj për gjithçka, por nuk kemi ligj për Qeveri, në këtë kuptim ne i diskutuam dy çështje kryesore: Në detaje e diskutuam aspektin e kufizimit të numrit të ministrive…e trajtuam aspektin krahasimor të shteteve të rajonit, i prezantuar nga Instituti për Demokraci dhe Zhvillim…Qeveria e Kosovës e ka marrë me seriozitet të madh hartimin dhe miratimin e këtij ligji deri në fund të marsit. Po ashtu jemi duke trajtuar aspektin juridik dhe kushtetues të sanskionimit të numrit të ministrive në këtë ligj për shkak se ky ligj duhet të sanksionojë numrin e ministrive. Po ashtu jemi duke e trajtu aspektin e funksionalitetit që lidhet me numrin e te punësuarve që lidhet me buxhetin dhe efikasitetin e Qeverisë”, tha Tahiri.

Ai bëri të ditur se Qeveria do ta vendosë këtë ligj me konsult im paraprak me Shoqërinë Civile, do ta bëjë një analizë krahasuese dhe do të prezantojë deri në fund të marsit këtë draft-para kabinetit të Qeverisë.

Deri më tani përbërja e qeverive të Kosovës ka qenë me numër të madh të ministrive e zëvendësministrave, duke qenë ndër më të mëdhatë në Evropë.

Qeveria aktuale e drejtuar nga Haradinaj ka 21 ministri dhe mbi 70 zëvendësministra. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Lajme
Edhe Bekë Berisha përfshihet në debatin për koalicione: Nënshtrimin për interesa të ngushta, mos na e shitni si vlerë kombëtare

Edhe Bekë Berisha përfshihet në debatin për koalicione: Nënshtrimin për interesa të ngushta, mos na e shitni si vlerë kombëtare

Lajme
Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Lajme
Komentoi koalicionet e mundshme të Nismës, Sallahu: Statusi im paraprak ka kuptim veç juridik e kurrsesi politik

Komentoi koalicionet e mundshme të Nismës, Sallahu: Statusi im paraprak ka kuptim veç juridik e kurrsesi politik

Lajme
Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Lajme
Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Lajme
Kalo në kategori