Ndërmarrjet Publike të cilat operojnë me humbje dhe subvencionohen nga shteti, nuk do të mund ta caktojnë lartësinë e pagës në mënyrë të pavarur. Për pagat e tyre, do të vendos Qeveria e Kosovës.
Ndërkaq për ndërmarrjet të cilat kanë financim të mjaftueshëm nga puna e tyre pagat i cakton menaxhmenti, por ajo nuk do të mund të jetë më e madhe se koeficienti 1 me 7 apo në shumë prej 1673 euro.
Neni 27 i Ligjit për Paga flet për kompetencat e nivelit të pagave në ndërmarrjet publike.
“Nivelet e pagave të punëtorëve të tyre të caktuara nga qeveria, brenda koeficientit minimal 1 dhe koeficienti maksimal 7, sipas vlerës së koeficientit të përcaktuar me nenin 23 paragrafi 1 të këtij ligji. Masën e shtesës për foramncë por jo më shumë se një pagë mujore në vit, pas daljes së rezultatit pozitiv financiar vjetor, si dhe pas miratimit nga Komisioni ndërministror për ndërmarrje publike”, theksohet në Ligjin për Paga të miratuar më 2 shkurt 2019.
Ndërmarrjet të cilat funksionojnë me humbje nuk mund t’i caktojnë rrogat vet, për pagat e tyre do të vendos Qeveria e Kosovës, shkruan Telegrafi.
“2. Për ndërmarrjet publike, veprimtaria e të cilave është me humbje, ose subvencionohet nga shtet, Qeveria e Kosovës, me propozim të Komisionit ndërministrorë për ndërmarrje publike, miraton, me akte të veçanta, nivelin e pagave dhe të shtesave për përformancën e punonjësve të tyre sipas paragrafit 1 nën-paragrafi 1.1, të këtij neni”, saktëson Ligji për Pagat.
Ligji për Pagat i miratuar në Kuvendin e Kosovës, ka ngjallur reagime të shumta dhe pakënaqësi te punëtorët e ndryshëm.
Ky ligj hynë në fuqi pas nëntë muajve, sipas Telegrafit, nga data e publikimit në gazetën zyrtare.
Telegrafi ka siguruar Ligjin për Paga dhe këtu mund ta shikoni të plotë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Një moment krenarie për Jaffa Plus dhe Kosovën!

Rritje të pagës minimale mbi 500 euro dhe 100 milionë euro për barnat esenciale - Kurti shpalos planet për të ardhmen

Tatimi në pronë e paralajmërimi për shtrenjtimin e rrymës, Asociacioni i komunave: Po rëndohet buxheti i qytetarëve dhe bizneseve

Prilli i suksesit - Zbuloni ofertat me Telegrafi Jobs!

Kurseni më shumë, festoni më mirë: Në Emona Center zbritje ekskluzive për Fitër Bajram

Qeveria: Rritja e tarifave të energjisë nuk duhet të prekë amvisëritë me konsum të ulët

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Trump: SHBA duhet ta marrë Grenlandën, nëse BE dhe Danimarka nuk e kuptojnë këtë do t'ua shpjegojmë

Sara dhe Bardhi kurorëzohen në xhami: Faleminderit që iu përshtate zakoneve të fesë Islame

Ancelotti konfirmon rikthimin e tre yjeve për sfidën ndaj Arsenalit në Ligën e Kampionëve

Real Madridi po synon huazimin e Ronaldos për Kupën e Botës për Klube

Putini kërkon që OKB-ja të qeverisë përkohësisht Ukrainën, shefi i OKB-së: Ukraina ka një qeveri

Qyteti i parë në Serbi që e shpalli Vuçiqin persona non-grata