LAJMI I FUNDIT:

Ligji për Obiliqin do të zbatohet në tërësi nga viti i ardhshëm

Ligji për Obiliqin do të zbatohet në tërësi nga viti i ardhshëm

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, sot ka pritur në takim kryetarin e Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, me të cilin kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi për realizimin e një projekti në fushën e mjedisit.

Matoshi ka thënë se kjo marrëveshje ka për qëllim financimin e projektit dyvjeçar për kanalizimin e dy fshatrave Brezhnicë dhe Kozaricë.

“MMPH beson fuqishëm se ky projekt do të arrijë të realizohet në mënyrën e më të mirë të mundshme. Për këtë vit do të ndahen 100 mijë euro, ndërsa në vitin 2019 do të ndahen edhe 100 mijë euro të tjera për projektin në fjalë”, ka thënë Matoshi.


Ndërsa, kryetari Xhafer Gashi, theksoi se kjo komunë në vazhdimësi ka pasur bashkëpunim me MPMH-në. Ai ka thënë se edhe mënyra e projekteve të tilla për ujëra të zeza është i mirëseardhur.

Sipas tij, Ligji për Obiliqin tashmë është planifikuar për buxhetin e vitit 2019, kur edhe do të zbatohet në tërësi. /KP /Telegrafi/