Ligji për gjuhët, mes ultimatumeve dhe rrezikut për rrëzimin e Qeverisë
Partitë politike ende pa një marrëveshje konkrete për miratimin e ligjit për përdorimin e gjuhëve, me të cilin avancohet përdorimi zyrtar i gjuhës shqipe në Maqedoni.
Shkas për këtë janë 35 mijë amendamentet e OBRM-PDUKM-së opozitare që u parashtruan pas refuzimit të presidentit të shtetit, Gjorge Ivanov, për të dekretuar ligjin duke kërkuar ndryshimin e disa pjesëve të tij me pretendimin se forma që kishte kaluar në Kuvend, është në kundërshtim me Kushtetutën apo se i njëjti e bën shtetin dygjuhësor.
Kreu i Kuvendit, Talat Xhaferi, që vjen nga Bashkimi Demokratik për Integrim, të enjten e vendosi për miratimin e ligjit për votim, me synimin për të anashkaluar amendamentet e opozitës, ndërsa pas dështimit të seancës, ai u ka dhënë një javë afat partive që të arrijnë marrëveshje për miratimin e ligjit. Ai nuk ka komentuar me tepër, por ka thënë se do ta zbatojë Kushtetutën.
“Kryetari ka para vetes Rregulloren dhe Kushtetutën, në të cilën janë të sanksionuara kompetencat dhe procedura të caktuara”, ka deklaruar Xhaferi, duke fajësuar disa deputetë të LSDM-së, të cilët, sipas tij, ngurrojnë ta votojnë ligjin.
Por, LSDM-ja e kryeministrit Zoran Zaev, që mbështet ligjin, refuzoi të merrte pjesë në seancë me arsyetimin se megjithatë ligji nuk mund të kalojë në atë formë, porse duhet të ketë një marrëveshje me VMRO-në.
Kjo ishte njëherësh edhe përplasja e parë e partnerëve të koalicionit që në rast të përshkallëzimit të mospajtimeve, mund të çojë edhe në lëkundjen e Qeverisë.
Ndërkohë, nga VMRO-ja kanë hedhur poshtë ultimatumin, ndërsa kanë përsëritur qëndrimin kundërshtues për ligjin e gjuhëve.
“Ultimatume nuk komentoj dhe nuk është nivel i imi të komentoj qëndrime të tilla. Qëndrimi ynë është i qartë dhe jep mundësi për dalje nga kjo situatë”, ka deklaruar kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski.
Ai ka kërkuar tërheqjen e ligjit dhe miratimin e një zgjidhjeje të re, e cila, siç ka thënë, do të jetë në përputhje me Kushtetutën.
Pavarësisht qëndrimeve të tilla, njohësit e çështjeve politike besojnë se zgjidhje mund të ketë.
“Megjithatë, unë mendoj se në fund partitë politike do të merren vesh që këtë ligj ta miratojnë si një projekt politik, ashtu siç është propozuar nga kryeparlamentari Xhaferi, që sërish të votohet i gjithë teksti dhe sërish të dërgohet për dekretim te presidenti Ivanov”.
“Mendoj se kështu duket marrëveshja politike, edhe pse në Maqedoni gjithçka është e mundur dhe në fund të prishet gjithçka, edhe pse momentalisht duket në horizont një marrëveshje që besoj se mund të arrihet në afatin prej një javësh që dha kreu i Kuvendit”, thotë analisti Petar Arsovski.
Ismet Ramadani, njohës i çështjeve politike dhe ish-deputet në disa përbërje parlamentare, beson se ligji për gjuhët, me gjithë kundërshtimet e OBRM-PDUKM-së, do të miratohet. Dhe, në këtë rast ai kujton se opozita duhet të ketë kujdes në sjelljen e saj apo të ndryshojë qëndrimin kur bëhet fjalë për të drejtat e shqiptarëve pasi mund të vijë në situatë që asnjëherë të mos mund të gjejë partner te partitë shqiptare për formimin e ndonjë Qeverie të re nga ana e saj.
Dëshmi për këtë, sipas tij, janë zgjedhjet e fundit ku fitoi OBRM-PDUKM-ja, por nuk arriti të formojë Qeverinë pikërisht për shkak të politikave të saj antishqiptare.
“Është një moment pak i vështirë pasi OBRM-PDUKM-ja edhe më tutje po mban qëndrim negative, por mendoj se nuk duhet edhe shumë që OBRM-PDUKM-në ta faktorizojnë në këtë rast pasi ata vetë duhet t’i shohin punët se çfarë mund t’i ndodhë si parti politike nëse edhe kësaj radhe mbajnë qëndrim antishqiptar, respektivisht kundër ligjit për avancimin e përdorimit të gjuhës shqipe”.
“Nëse vazhdojnë kështu ata do të kenë problem me partitë shqiptare pasi asnjëherë nuk do të kenë mundësi të kthehen dhe të qeverisin në Maqedoni, sepse qeverisja në Maqedoni pa shqiptarët do të jetë e pakuptimtë dhe e pamundur”, thotë Ramadani, duke shtuar se miratimi i këtij ligji është me rëndësi pasi hap rrugën miratimit edhe të ligjeve tjera reformuese, e që kanë rëndësi të madhe në procesin e integrimit euroatlantik të vendit./rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Verma: Shpresojmë për një shkallë normalizimi mes Kosovës dhe Serbisë që do të çonte te njohja e ndërsjellë
Kërcënoi Kurtin në emër të “Brigada Sever”, arrestohet një person në Zveçan
Snopçe: Ilire Dauti vazhdon të jetë kryetare e Komisionit për Punë Sociale
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Masat ndaj Kosovës, BE: Do të hiqen gradualisht dhe me uljen e tensioneve në veri
Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, prezanton takimet e parafushatës zgjedhore
FSK angazhon ekipet e kërkim-shpëtimit në gjetjen e 27-vjeçarit të zhdukur më 24 dhjetor
Rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta, Jashari: Është bërë për fushatë elektorale
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025