Liga Premier: Blutë dominojnë në Anfield dhe në ekipin e javës

Edhe pse janë të tretët në listën për të fituar titullin, Blutë shkelmuan Liverpoolin nga pozita e favoritit duke i pozicionuar ata në vendin e dytë dhe duke ia dhënë avantazhin e garës rivalit tjetër Manchester Cityt.
Fitorja 2-0 ndaj Liverpoolit i siguron Chelseat tre pozita në ekpin e javës dhe të tria në mbrojtje, kjo falë taktikave defensive të trajnerit Jose Mourinho.
Cesar Azpilicueta, Ashley Cole dhe Branislav Ivanovic, që të tre dominojnë mbrojtjen, të cilëve u bashkohet edhe Younes Kaboul i Tottenhamit.
Në mesfushën e formacionit të javës rikthehet Aaron Ramsey, pas paraqitjes inspiruese për Arsenalin në fitoren 3-0 ndaj Newcastle, që i vendos Topçinjtë në pozitë më komode për ta ruajtur pozitën e katërt.
Uellsiani shoqërohet në mes fushë edhe nga Shinji Kagawa, që edhe pse nuk shënoi shkëlqeu për Manchester United në fitoren 4-0 ndaj Norwich Cityt.
Në ekip nuk mungon as Wayne Rooney, që shënoi dy herë n ndeshjen debutuese si menaxher të Ryan Giggs, që zëvendësoi të shkarkuarin David Moyes.
Në vazhdim më të mirët e javës zgjedhur nga portali Goal:
Portier: John Ruddy (Norwich City)
Mbrojtës: Cesar Azpilicueta (Chelsea); Branislav Ivanovic (Chelsea); Younes Kaboul (Tottenham); Ashley Cole(Chelsea)
Mesfushorë: Steven Davis (Southampton); Aaron Ramsey (Arsenal); Jonjo Shelvey (Swansea); Shinji Kagawa (Manchester United).
Sulmues: Connor Wickham (Sunderland); Wayne Rooney (Manchester United) /Telegrafi/



















































