LAJMI I FUNDIT:

Liga e Kampionëve me format ‘express’ – vetëm nga një ndeshje dhe finalja e madhe me katër klube në Stamboll

Liga e Kampionëve me format ‘express’ – vetëm nga një ndeshje dhe finalja e madhe me katër klube në Stamboll

Liga e Kampionëve pritet të kthehet nga 8 gushti në një format ‘express’ në mënyrë që të përfundojë garën sa më shpejtë pas pezullimit nga pandemia coronavirus.

Një grup pune i përbërë nga UEFA, Shoqata Evropiane e Klubeve (ECA) dhe ligat vendase evropiane po shqyrton një format me të vetëm një ndeshje nga faza çerekfinale, pasi të mbyllet edhe disa ndeshje kthyese të eliminimit direkt.

Gara pastaj do të mbyllet me një turne finale me katër ekip në Stamboll.


Formati ka mbështetjen e gjerë të shumicës së palëve, por do të duhet miratimi përfundimtar në mbledhjen e komitetit ekzekutiv të UEFA-s më 17 qershor.

Liga e Kampionëve ka akoma ndeshjen kthyese (rezultati i ndeshjes së parë): Juventus-Lyon (0-1), Manchester City-Real Madrid (2-1), Bayern-Chelsea (0-3) dhe Barcelona -Napoli (1-1).

Atalanta, Leipzig, Atlético dhe PSG janë kualifikuar për në çerekfinale.

 

Lojtarët me gjasë do të bëjnë pushim në shtator dhe për këtë arsye UEFA duhet të shtyjë ndeshjet e Ligës së Kombeve për më vonë.

Ndërkohë, gazeta spanjolle Marca, thotë se tri nga 12 qytetet nikoqire të Kampionatit Evropian, mund të heqin dorë nga organizimi për shkak të pandemisë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

La Liga
Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Ligat tjera
Interi synon transferimin e yllit të Manchester Unitedit

Interi synon transferimin e yllit të Manchester Unitedit

Serie A
Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Serie A
Ylli i Real Madridit u hoq nga skuadra e Spanjës për shkak të incidentit me Gavin

Ylli i Real Madridit u hoq nga skuadra e Spanjës për shkak të incidentit me Gavin

Përfaqësueset
Kalo në kategori