Më 13 nëntor 2025, në Courtyard by Marriott Prishtina, duke filluar nga ora 09:00,do të mbahet “Lifestyle Conference 2025 - Lifelong Health & Harm Reduction”,një event që synon të krijojë hapësirë reflektimi, diskutimi dhe shkëmbimi të përvojave mbi mënyrat për të jetuar shëndetshëm dhe për të bërë reduktimin e risqeve mbi trupin, mendjen dhe mirëqenien tonë.

“Lifestyle Conference 2025 - Lifelong Health & Harm Reduction”, nuk është thjesht një ngjarje është një nismë që frymëzon ndryshim, edukon, motivon dhelidh njerëzit që ndajnë të njëjtin vizion për shëndetin fizik, mendor dhe emocional. Ajo synon të bëhet një pikë referimi për të gjithë ata që duan të ndërtojnë një jetë më të shëndetshme dhe më të balancuar, duke vendosur kujdesin për trupin dhe mendjen në qendër të vëmendjes. Përmes ndërgjegjësimit mbi ndikimin që zgjedhjet tona të përditshme kanë në shëndetin personal dhe në mjedis, kjo konferencë synon të nxisë një qasje të re ndaj mirëqenies dhe reduktimit të risqeve.


Me këtë rast, profesionistë të shëndetit publik, mjekë, psikologë, nutricionistë, trajnerë fitnesi dhe gazetarë do të ndajnë përvoja, njohuri dhe këshilla të vlefshme për të ndihmuar pjesëmarrësit të gjejnë balancën mes trupit dhe mendjes. Do tëjetë një ditë e mbushur me frymëzim, ide të reja dhe mundësi për bashkëpunim, kusecili do të mund të reflektojë, të mësojë dhe të motivohet drejt një jete më të shëndetshme.

Në një kohë kur kujdesi për veten nuk është më luks, por domosdoshmëri,“Lifestyle Conference, 2025 - Lifelong Health & Harm Reduction”, përfaqëson njëhap konkret drejt një jete më të ekuilibruar dhe më të ndërgjegjshme përmes reduktimit të risqeve. Mos e humb mundësinë për të qenë pjesë e këtij takimi që bashkon profesionistë dhe individë të përkushtuar ndaj shëndetit dhe reduktimit të dëmit.