Site icon Telegrafi

Liderët e Francës, Gjermanisë dhe Italisë arrijnë në Kiev

Presidenti francez Emmanuel Macron, kancelari gjerman Olaf Scholz dhe kryeministri Italian Mario Draghi, kanë arritur në kryeqytetin e Ukrainës në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Ky udhëtim ishte paralajmëruar më parë pas kritikave të shumta, që nuk po bëjnë mjaftueshëm për ta zgjidhur konfliktin në Ukrainë, transmeton Telegrafi.

Ukraina ishte e zëshme sa i përket kritikave për liderët evropianë që hezitonin të dërgonin armë në Ukrainë, për ta ndihmuar këtë vend të mbrohet nga agresioni rus.

Lexo po ashtu Liderët perëndimorë morën trenin e natës për në Kiev

Shkuarjen e liderëve evropianë e ka konfirmuar edhe pallati Elysse, që bëri të ditur se Macron, Scholz dhe Draghi tashmë gjenden në Kiev.

Ata pritet të takohen sot me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, si dhe do të vizitojnë disa pjesë ku pretendohet se janë kryer masakra mbi civilët.

I pyetur nëse ka ndonjë mesazh për ukrainasit, Macron tha se “javët e ardhshme, në e dimë se do të jetë shumë të vështira. Dua t’i mbështesë dhe të jem në anën e tyre”. /Telegrafi/

 

Exit mobile version