LAJMI I FUNDIT:

Liam Payne në përkrahje të Harry Styles pas kritikave për paraqitjen me fustan në kopertinën e ‘Vogue’

Liam Payne në përkrahje të Harry Styles pas kritikave për paraqitjen me fustan në kopertinën e ‘Vogue’

Liam Payne ka reaguar për mikun e tij njëherësh bashkëpunëtorin në grupin “One Direction”, Harry Styles, i cili u kritikua për paraqitjen me një fustan në ballinën e Vogue të muajit dhjetor.

Këngëtari 27 vjeçar thotë se fotosesioni i krijuesit të “Watermelon Sugar” ishte i mrekullueshëm.

“Unë mendoj se ai është i lumtur me veten dhe i lirë të bëjë çfarë të dëshirojë”, ka thënë Payne në një intervistë me Roman Kemp në ‘Capital Breakfast’ në Mbretërinë e Bashkuar.


Foto: E!Online

“Dhe mendoj se njerëzit nuk kanë nevojë të jenë kaq të shqetësuar për gjërat e të tjerëve”.

“Ka pasur shumë më shumë gjëra dhe më të rëndësishme se sa a është veshur ai mirë apo keq”, vazhdoi Payne.

Styles, 26 vjeç, shkaktoi një debat të ashpër në internet kur u shfaq në kopertinën e revistës amerikane Vogue me një fustan të markës ‘Gucci’.

Shumë nga njerëzit komentuan se fotosesioni i tij nuk ishte ‘burrëror’ dhe për atë se u shfaq me veshje femrërore.

Foto: Vogue

Harry në anën tjetër iu përgjigj kritikave në një deklaratë për Variety.

“Të mos veshësh diçka vetëm se janë për femra, ti mbyll një botë të tërë për rroba të shkëlqyera”, shpjegoi ai. “Dhe unë mendoj se ajo që është emocionuese për momentin është që ju mund të vishni atë që ju pëlqen. Nuk ka pse të jetë X ose Y”, tha ai. /Telegrafi/

Foto: Vogue

Në trend Magazina

Më shumë
Unikkatil reagon për herë të parë pas vdekjes tragjike të vëllait të tij: Përjetove gjëra që disa nuk munden as me qindra jeta

Unikkatil reagon për herë të parë pas vdekjes tragjike të vëllait të tij: Përjetove gjëra që disa nuk munden as me qindra jeta

Magazina

"O idiote ik", G Bani eskalon në dhunë verbale ndaj Valbonës - detyrohen banorët e tjerë të ndërhyjnë

Magazina
Motra e Vjosa Osmanit, Blinera tregon se a është xheloze për sukseset e motrës: Njerëzit më thonë që pas saj duhet të bëhem unë presidente

Motra e Vjosa Osmanit, Blinera tregon se a është xheloze për sukseset e motrës: Njerëzit më thonë që pas saj duhet të bëhem unë presidente

Magazina
Xheneta Fetahu kërcënohet në rrjete sociale, publikon mesazhet

Xheneta Fetahu kërcënohet në rrjete sociale, publikon mesazhet

Magazina
“Kjo është Rozana Radi, në televizion nacional krenohet se si ka rrahur

“Kjo është Rozana Radi, në televizion nacional krenohet se si ka rrahur", Rovena Stefa publikon një video të vjetër të banores së BBVA

Magazina

"Më ke bërë të ndihem si plehrë", Gjesti - Eglit: Kur e kam parë ma ka shpifur

Magazina
Kalo në kategori