Luan Rama
Një dorëshkrim i vjetër i shkrimtarit francez Alexandre Dumas (Aleksandër Dyma) ka bërë të flitet sërish për Shqipërinë dhe shqiptarët.
Bëhet fjalë për romanin e tij “Ali Pasha”, i cili është botuar dikur në gazetën e tij “L’Indipendente”, gjatë nëntor-dhjetorit të vitit 1862, në kohën kur ai ishte vendosur në Napoli, gjatë revolucionit të “këmishave të kuqe” të Giuseppe Garibaldit.
Dyma ishte një nga miqtë e afërt të Garibaldit dhe është e vërtetë që ai e ndihmoi atë jo vetëm më armë, por dhe përmes penës së tij të fuqishme, duke i bërë jehonë përpjekjeve të heroit italian për bashkimin e Italisë. Madje, Garibaldi e kishte ndihmuar të vendosej në një vilë të madhe të qytetit bashkë me gazetën e tij revolucionare.
Në të njëjtën kohë, ngjarjet në brigjet e Jonit dhe të Adriatikut do të tërhiqnin vëmendjen e shkrimtarit të madh: ngjarjet shqiptare! Ai filloi të interesohej jo vetëm për fatin tragjik të Ali Pashës, por dhe për historinë heroike të suljotëve, shqiptarëve të jugut, apo fatit të vetë Shqipërisë për të cilën ai ishte gati të vihej në luftë.
Ky dorëshkrim i shkurtër apo “libretto”, që është botuar nga shtëpia botuese franceze “Phebus”, në sajë të punës së studiuesit Claude Schopp, trajton jo vetëm historinë e Ali Pashës, e cila duket që është ndikuar nga libri i konsullit francez në Janinë, François Poucqueville dhe libri i Félicien Malefille “Ali Pasha” (që siç thotë kritiku francez, Dyma e njihte mjaft mirë), por edhe sjell një sërë dokumentesh, korrespondenca e letra që lidhen me Shqipërinë.
Sigurisht, kjo është një vepër e pambaruar, pasi Dyma në fakt punonte mbi dorëshkrimin e parë për të shkruar romane të nivelit të “Konti i Monte Kristos”. Por, siç duket, në projektet dhe librat e shumtë të tij, ky dorëshkrim më së fundi nuk u prek më.
Sidoqoftë, shkrimi i tij rreth figurës së Ali Pashës duket se i ka tejkaluar disi caqet e së vërtetës historike, duke e cilësuar Ali Pashën një tiran i ngjashëm si Tibere, Kaligulë apo Neron i Epirit, edhe pse nga ana tjetër e sheh si një figurë çlirimtare kur shkruan se pa e kuptuar, Ali Pasha i shërbeu zgjimit dhe çlirimit të Greqisë.
Duke bërë një përshkrim të historisë shqiptare dhe të historisë familjare të Ali Pashës, historive të Hormovës dhe Gardhiqit, Pargët dhe veçanërisht të suljotëve, si dhe fundit tragjik të Ali Pashës, Dyma flet me një simpati të veçantë për shqiptarët si popull.
“Hakmarrja dhe dashuria janë pasionet thelbësore të shqiptarëve”, shkruan ndër të tjera ai. “Për ligj ata kanë ligjin e shpagimit”.
“Gratë janë të bukura e pjellore, por pas martesës ato bëhen pothuajse skllave dhe vihen në punë të rënda, pasi gjithë prodhimet e tokës janë frut i punës së tyre. Si dhe zviceranët, shqiptarët janë njerëz të gëzuar dhe ashtu si ata, janë besnikë gjer në vdekje”.
“Në kohën e Henri IV, Franca mori në ushtrinë e saj shqiptarët, ashtu si Charles III mbreti i Napolit, kishte një regjiment mbretëror të Maqedonisë të përbërë nga shqiptarët e ikur në Kalabri pas vdekjes së Skënderbeut…”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Fotografitë ikonike të revistës “Face”

Harta e shteteve të Evropës, gjatë 2400 vjetëve
Higjiena ndër shekuj: Luigji XIV u la dy herë gjatë gjithë jetës!

Dukuri dhe karakteristika të epikës historike

IKJA E KOLOSIT (poezi të zgjedhura të Dritëro Agollit)

“Gjurmë Shqiptare”: Pikturat parahistorike dhe fortifikimet e lashta në Devoll - tokën ku rrjedhtë Diaboli - Lumi i Djallit (Video)

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit