LAJMI I FUNDIT:

Letonia dhe Lituania goditen nga stuhi të fuqishme, një person humb jetën

Letonia dhe Lituania goditen nga stuhi të fuqishme, një person humb jetën

Një person ka vdekur dhe rreth 200,000 familje kanë mbetur pa energji elektrike në Lituani dhe Letoni, pasi erërat e forta dhe shiu i dendur kanë goditur vendet baltike gjatë natës.

Bëhet e ditur se zyrtarët e zjarrfikësve dhe të shpëtimit në të dy vendet kanë marrë qindra thirrje urgjente për pemë të rrëzuara, vetura të dëmtuara dhe rrugë e fusha të përmbytura.

Në Lituani, autoritetet kanë paralajmëruar njerëzit të udhëtojnë vetëm në situata urgjente pasi stuhia pritet të dërgojë erëra më të forta dhe nivele katastrofike të shiut në shumicën e rajoneve të vendit me 2.8 milionë banorë.


Ekspertët e motit kanë njoftuar se erërat e forta mbizotëruese në Letoni do të vazhdojnë të rrisin nivelet e ujit përgjatë bregut të Gjirit të Rigës, me lumin Daugava që përshkon kryeqytetin i cili mund të përmbytet, shkruan euronews, transmeton Telegrafi.

Zyrtarët në Riga thanë se sheshi qendror Dome i kryeqytetit është mbyllur përkohësisht për shkak të rrezikut të paraqitur për publikun nga dëmtimi në një pjesë të çatisë në Katedralen mesjetare Dome.

Ndërkohë, në Vilnius dhjetëra pemë të mëdha u rrëzuan nga erërat e fuqishme, duke rënë në rrugë, vetura dhe shtëpi.

Një pjesë e vogël e fluturimeve janë anuluar ose devijuar drejt aeroporteve të tjera për shkak të stuhisë. Vonesa dhe anulime ka pasur edhe në rrjetin hekurudhor.

Ndryshe, nga shirat e dendur dhe erërat është goditur edhe pjesa jugore e Estonisë, por me dëme të vogla materiale. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Aeroplani ushtarak rus hyn në hapësirën ajrore polake

Aeroplani ushtarak rus hyn në hapësirën ajrore polake

Evropa
Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti

Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti

Turqia
Analisti ushtarak britanik: SHBA-ja mund t'ia lë në dorë Ukrainën, Evropës - ata kanë punë me Kinën

Analisti ushtarak britanik: SHBA-ja mund t'ia lë në dorë Ukrainën, Evropës - ata kanë punë me Kinën

Evropa
Republikani dëshiron të riemërojë Grenlandën

Republikani dëshiron të riemërojë Grenlandën "e kuqe, e bardhë dhe e kaltër" – reagon eurodeputeti danez

Amerika
Mjeku italian në telashe pasi përdori pajisjet e spitalit për ta shëruar macen e tij

Mjeku italian në telashe pasi përdori pajisjet e spitalit për ta shëruar macen e tij

Evropa
Papa qorton administratën Trump për deportimet e emigrantëve

Papa qorton administratën Trump për deportimet e emigrantëve

Evropa
Kalo në kategori