Letër nga një burg i Rusisë: Kështu miku im Navalny e shpërfaqi hipokrizinë e Putinit

Nga: Ilya Yashin, politikan i opozitës ruse dhe aleat i ngushtë i Alexei Navalnyt – kreu i partisë Liria e Popullit i cili në vitin 2022 u akuzua për gjoja përhapjen e informacionit të rremë, pasi raportoi për krimet e luftës të Ushtrisë ruse në Buça, për çfarë u dënua me tetë vjet e gjysmë burg
Përktheu nga rusishtja në anglisht: Ilona Yazhbin Chavasse / The Guardian (titulli në anglisht: I’m in a Russian prison. This is how my friend Alexei Navalny showed us Putin’s hypocrisy)
Përkthimi nga anglishtja në shqip: Telegrafi.com
Vladimir Putini shpeshherë gjerë e gjatë flet për vlerat konservatore. Evropa dhe ShBA-ja duan të na i imponojnë rrugët e tyre të shthurura dhe qafire – u thotë ai rusëve, për t’i frikësuar dhe për të justifikuar përplasjen kundër “gjithë Perëndimit”. Në temën e luftës shpjegon se vetëm ushtria ruse mund t’i shpëtojë nxënësit ukrainas nga “tualetet neutrale ndaj gjinisë”. Manifesti i tij elektoral një theks të madh e vë në familjen si bazë e shoqërisë ruse dhe në përkushtimin e tij ndaj traditës dhe besimit fetar.
Gjithë kjo retorikë është hipokrizi e qartë. Diskursi konservator, për Putinin, nuk është më shumë se një mjet politik për të manipuluar ndërgjegjen e popullatës. Realiteti është se presidenti rus çon jetë imorale, krejtësisht në kundërshtim me vlerat që pretendon të mishërojë.
Putini pretendon se është njeri i besimit që merr pjesë në ritualet e krishtera. Realiteti është se ai e ka nisur një luftë të përgjakshme në Evropën Lindore, një luftë në të cilën të krishterët po vrasin të krishterë e tjerë.
Pretendon se është mbrojtësi i jetës familjare. Në realitet, është një burrë që është distancuar publikisht nga vajzat e veta dhe kur i përmend ato në shtyp, fjala është për “ato femra”.
Hipokrizia e Putinit është e dukshme; pranë tij Alexei Navalny u shfaq si person shumë më i matur, më i ekuilibruar, që bazohet në konservatorizëm në kuptimin e shëndoshë dhe normal të fjalës.
Aleksein e njihja për 23 vjet; ishim miq dhe e njoh mirë familjen e tij. Mund të dëshmoj se ai ishte vërtet besimtar për të cilin urdhërimet “mos vrit” dhe “mos vidh”, si dhe parimet etike të Predikimit në Mal nuk ishin thjesht kurthe të fesë, por parim për jetën dhe politikën e tij. Mund të them me siguri se ndryshe nga Putini, Alexei ishte gjithashtu familjar i vërtetë: një djalë, bashkëshort dhe baba i dashur. Jeta e tij familjare, e bazuar në dashuri dhe respekt të ndërsjellët, për mua ishte gjithmonë burim admirimi.
Është mirë i dokumentuar presioni të cilin qeveria ruse dhe agjencitë e inteligjencës sollën mbi familjen e Alexeit. Vëllai i tij, Olegu, u arrestua dhe u mbajt peng për tre vjet e gjysmë. Banesa e Alekseit në Moskë dhe shtëpia e prindërve të tij u kontrolluan në mënyrë rutinore. Fëmijët e tij u spiunuan; vajza e tij, Dasha, gjurmohej rregullisht në shkollë nga agjentët me rroba civile të shërbimit federal rus të sigurisë – FSB-së.
Gruaja e tij, Yulia Navalnaya, u thoshte gazetarëve se Putini me sa duket e shihte familjen e tyre si pikën e dobët të Alexeit (ndoshta duke menduar për të tijën). Pastaj shpjegonte se Putini e kishte gabim; përkundrazi, familja për Alexein ishte burimi i tij kryesor i mbështetjes, burim force dhe frymëzimi. Vetë Yulia nuk ishte thjeshtë gruaja e tij e palëkundur, por edhe këshilltarja kryesore politike mendimin e së cilës gjithmonë e merrte parasysh.
Familja e tij mbetet burimi i forcës së Alexeit edhe tash pasi ka vdekur në burg. Yulia kurrë nuk kishte aspirata të pavarura, as nuk synonte për veten e saj ndonjë karrierë politike. Por, duke e vrarë Alexein, Putini nuk i la asaj zgjidhje tjetër – dhe, ajo ka kapur flamurin e luftës.
Dyshoj se Putini është i prirë ndaj shovinizmit dhe vështirë se do ta marrë seriozisht një grua si kundërshtare. Por, nuk e njeh shumë mirë Yulian dhe, së shpejti, jam i sigurt, ai do ta kuptojë gabimin e vet.
Sa për mua, Yulia Navalnayas i uroj suksese dhe do të luftoj për të, qoftë edhe prapa grilave. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Egli Tako kërkon ta lërë shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë