Vokalistja e dikurshme e grupit “Eurythmics”, ishte shndërruar në ikonë të stilit gjatë viteve tetëdhjeta dhe nëntëdhjeta, kur ishte në kulmin e karrierës me grupin e saj, mirëpo ajo thotë se kurrë nuk ka menduar të jetë pjesë e kampanjave të modës.

“Nuk dëshiroj të bëhem kali i veshjeve të një dizajneri... Kur të veshësh një fustan të shtrenjtë të një dizajneri dhe del në pistë, në njëfarë mënyrë kjo ndikon në mënyrën se si të shohin të tjerët. Unë nuk jam e tillë. Unë nuk jam një modele. Jam artiste dhe nuk dëshiroj të jem pronë e një kompanie”, ka thënë Lennox.