Juventus ka shënuar fitore të vështirë në udhëtim ndaj Caglarit.

Kampioni aktual i ligës elitare italiane triumfoi si mysafirë me rezultat 1-0 ndaj Cagliarit.


Por, bardhezinjtë kanë marrë një lajm të hidhur nga stafi mjekësore sa i përket gjendjes shëndetësore të Paulo Dybalas.

Ky i fundit braktisi ndeshjes e djeshme në të 50 minutë për tu zëvendësuar nga asistuesi i golit të vetëm, Douglas Costa.

lesion dybala cagliari juventus 060118 sf Momenti kur argjentinasi pëson tërheqjen muskulore

Gazzetta dello Sport raporton se argjentinasi pësoi një lëndim muskulor dhe tani pritet që ta humbë ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Tottenham Hotspurs.

Theksojmë se Juve do të përballet me skuadrën angleze më 13 shkurt në qytetin italian të Torinos.

Ndryshe, 24-vjeçari deri më tani për kampionët ka pasur 84 paraqitje dhe ka shënuar 44 gola. /Telegrafi/