Lëndohen tre persona në një aksident mes tri veturash në rrugën rajonale Mitrovicë-Pejë

Tre persona kanë marrë lëndime trupore në një aksident i cili ka ndodhur sot rreth orës 13:30 në rrugën rajonale Mitrovicë-Pejë, në segmentin rrugor në fshatin Broboniq.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Sipas tij, në aksident ishin të përfshira tri vetura.
“Aksident trafiku me lëndime i shkaktuar sot rreth orës 13:30 në rrugën rajonale Mitrovicë - Pejë, në segmentin rrugor në fshatin Broboniq. Në aksident janë përfshirë tri vetura, përveç dëmeve materiale lëndime kanë pësuar tre persona”, tha Zahiti. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































