LAJMI I FUNDIT:

Lëndimi i Gotzes nuk është aq i thjesht sa duket: Vertonghen nuk i theu vetëm dhëmbët, por ia lëvizi gjithë nofullën (Foto/Video)

Lëndimi i Gotzes nuk është aq i thjesht sa duket: Vertonghen nuk i theu vetëm dhëmbët, por ia lëvizi gjithë nofullën (Foto/Video)

Mesfushori gjerman, Mario Gotze ka marr një lëndim jo edhe aq të vogël pas lëndimit që pësoi nga goditja në gojë e mbrojtësit belg, Jan Vertonghen.

Tottenham Hotspur u takua në kuadër të grupeve të Ligës së Kampionëve ndaj skuadrës gjermane, Borussia Dortmund, ku shënuan fitore në fund me rezultat 3-1.

Momenti i goditjes nga Vertoghen

Edhe pse gjithë ndeshja shkoi në rregull, lëndimi që në fund mori Gotze nga Vertoghen nuk duket është edhe aq i vogël sa duket.


Mbrojtësi belg e goditi me bërryl dhe dorë në fytyrë gjermanin, ku pas kësaj goditje u ndëshkua nga gjyqtari kryesor me kartonin e dytë të verdh apo respektivisht në kuqin.

Gjyqtari i ndëshkoi me të kuq pas kësaj ndërhyrje

Por, duke folur për gazetën gjermane Bild, menaxheri i Dortmudnit, Peter Bosz, zbuloi se dëmtimi i gojës së Gotze është më i keq sesa dukej në shikim të parë.

Gotze duke pështyrë gjak nga goja pas goditjes nga Vertonghen!

“Nuk duket mirë për të. Disa nga dhëmbët e tij nuk janë më në vendin e tyre të duhur”.

“Ai ka probleme me dhëmbët e tij dhe ende ka për të shkuar për kontrolle të detajuara tek mjeku, kjo nuk duket aq e mirë, sepse të gjithë dhëmbët nuk janë më në vendin e duhur”, deklaroi Bosz. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=JVWu33_k-Ts

Në trend Sport

Më shumë
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Guardiola u vu re me gërvishtje në kokë pas debaklit nga Real Madridit

Guardiola u vu re me gërvishtje në kokë pas debaklit nga Real Madridit

Liga e Kampionëve
Si një legjendë e FC Basel - mesfushori Taulant Xhaka i jep fund karrierës në verë, me një ëndërr të parealizuar

Si një legjendë e FC Basel - mesfushori Taulant Xhaka i jep fund karrierës në verë, me një ëndërr të parealizuar

Ligat tjera
Lewandowski 'godet' me deklaratën e fundit lojtarët e rinj të Barcelonës

Lewandowski 'godet' me deklaratën e fundit lojtarët e rinj të Barcelonës

La Liga
Ka humbur pjesën e mbetur të sezonit, publikohen pamjet se si çalon Kai Havertz

Ka humbur pjesën e mbetur të sezonit, publikohen pamjet se si çalon Kai Havertz

Premier League
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
Kalo në kategori