Lëndimi i Andre Gomes në ndeshjen Everton – Tottenham, riktheu në mendje edhe dëmtimet e tjera të shumta në Ligën Premier, që ishin të natyrës së njëjtë.

Portugezi në mesin e pjesës së dytë mori një ndërhyrje nga Heung Min Son, ku pas rrëzimit e zuri këmbën në pozitë të keqe, gjë që e shkaktoi lëndimin.


Klubi i Evertonit ka njoftuar sot se lojtari do të futet menjëherë në operim.

Fatkeqësisht, nuk ishte dëmtimi i parë i madh në historinë e Ligës Premier dhe me siguri nuk do të jetë as i fundit i këtij lloji.

Si rezultat, Givemesport ka vendosur t’i hedhim një vështrim disa nga dëmtimet më të këqija në Angli që nga viti 1992.

1. Gary Mabbutt - gati sa humbi syrin (1993) Koha e rikuperimit: Tre muaj

690 9

2. David Busst - frakturë e dyfishtë në këmbë (1996) Koha e rikuperimit: Asnjëherë nuk luajti më

690 8

3. Luc Nilis - frakturë e dyfishtë (2000) Koha e rikuperimit: Asnjëherë nuk luajti më

690 7

4. Alf-Inge Haaland - lëndim i tmerrshëm i gjurit (2001) Koha e rikuperimit: Disa ditë (teknikisht)

690 6

5. Djibril Cisse - tibia dhe fibula e thyer (2004) Koha e rikuperimit: Shtatë muaj

690 5

6. Pedro Mendes - u rrëzua dhe pësoi alivanosje (2006) Koha e rikuperimit: U lëshua nga spitali ditën tjetër

690 4

7. Petr Cech - frakturë e kafkës (2006) Koha e rikuperimit: Tre muaj

690 3

8. Eduardo - këmbë e thyer (2008) Koha e rikuperimit: Një vit

690 2

9. Aaron Ramsey - këmbë e thyer në dy vende (2010) Koha e rikuperimit: Tetë muaj

690 1

10. Hatem Ben Arfa - këmbë e thyer në dy vende (2010) Koha e rikuperimit: Tetë muaj

690 10

11. Ryan Mason - kafkë e thyer (2017) Koha e rikuperimit: Asnjëherë nuk luajti më

690 10 1

/Telegrafi/

telegrafi sport app