Lëndimet sportive në rini mund të shkaktojnë demencë, depresion ose vetëvrasje

Sëmundjet degjeneruese të trurit janë karakterizuar si fajtorët më të shpeshtë të vetëvrasjeve dhe sëmundjeve mendore të atletëve profesionistë të cilat mund t’i kenë rrënjët në kohën kur ata janë angazhuar në sport si fëmijë dhe kanë marrë goditje gjatë shkollës fillore dhe të mesme, thonë ekspertët.
Teoria thotë se shumë njerëz të cilët nuk janë atletë profesionistë, por janë marrë me ndonjë sport si fëmijë, janë në rrezik të zhvillimit të encefalopatisë kronike traumatike (CTE), raporton ABC News.
“Ne nuk e dimë se në ç’moshë ka filluar të zhvillohet sëmundja në ndonjë nga këto raste. Besojmë se e gjitha fillon në një moshë shumë të re të fëmijërisë,” tha Chris Nowinski, drejtor i Qendrës Universitare Boston.
Diskutimi i fundit për CTE-në është hapur pasi që ish-lojtarit të suksesshëm të bejsbollit, Ryan Freel, i cili kreu vetëvrasje në moshën 36 vjeçare, iu diagnostikua sëmundja e CTE, e cila nuk ishte lidhur deri më tani me lojtarët e bejsbollit. Deri tani, CTE zakonisht lidhej me sportet më të ashpra si futbolli, hokeji mbi akull dhe boksi.
Nowinski kishte prerë dhe studiuar trurin e më shumë se 180 atletëve. Ky studim nuk ka përfunduar ende dhe nuk dihet se sa subjekte kishin CTE.
Nowinski vërejti se Freel kishte një histori të mirë-dokumentuar të goditjeve në kokë që nga fëmijëria, kur ai kishte luajtur futboll.
Goditjet e ashpra dhe goditjet me kokë fillojnë në vitet e para në cilëndo karrierë sportive kur fëmijët i bashkohen ekipeve sportive dhe ligave të të rinjve. Sipas një raporti të fundit nga Instituti i Mjekësisë së Shteteve të Bashkuara, më shumë se 250.000 sportistë nën moshën 19-vjeçare janë trajtuar në institucionet mjekësore për shkak të goditjeve dhe dëmtimeve të tjera të trurit në vitin 2009.
Sportistët nga kolegjet kanë dy herë më shumë rrezik nga goditjet në krahasim me sportistët e shkollave të mesme.
Nowinski tha se truri më i ri që e kishte studiuar dhe i cili kishte CTE i takonte një sportisti 17-vjeçar, transmeton Koha.net. Megjithatë, procesi degjenerues filloi në një moshë më të re.
Personat të cilët kanë CTE kanë problem me kujtesën, ata janë konfuz, kanë probleme me vetëkontrollin, janë agresiv, kanë depresion dhe në disa raste vuajnë nga demenca progresive.
Simptomat mund të shfaqen disa muaj, vite apo dekada pas lëndimit të trurit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Mos bëni panik: Kështu mund ta nxirrni halën e peshkut e cila ju ka ngecur në fyt!

Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën C shtesë?

Stop rrezikut nga helmimi me ushqim: Sa gjatë duhet të piqni mishin në mënyrë që të jetë e përgatitur në mënyrë të përshtatshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania