Betimi i deputetëve të rinj pas zgjedhjeve të 14 shkurtit pritet të ndodh në fillimin e muajt mars. Certifikimi i zgjedhjeve nga KQZ po konsiderohet se do të jetë më i shpejtë në këto zgjedhje për t’i hapur rrugë konsitutimit të Kuvendit të Kosovës. Njohës politikë dhe punës së legjislativit thonë se kjo do të ndodh për shkak të afateve kohore që ndërlidhen edhe me çështjen e zgjedhjes së presidentit.
Drejtori ekzekutiv i organizatës joqeveritare, “Çohu”, Arton Demhasaj thotë për KosovaPress se në bazë të praktikave të kaluara certifikimi i zgjedhjeve mund të zgjasë deri një muaj. Por sipas tij kësaj radhe zgjedhjet mund të certifikohen më shpejtë dhe në javën e parë të muajit mars mund të ketë tendenca për zgjedhjen e trupave të Kuvendit.
“Nëse bazohemi në praktikën e zgjedhjeve të kaluara maksimalisht që mund të zgjasë një proces i certifikimit është deri një muaj. Kësaj here besoj që ka me pas konsitutim më të hershëm të Kuvendit, për shkak se pak a shumë po vërehet që ka një përkrahje për Vetëvendosjen dhe kështu me gjasë do të jetë partia e parë në këto zgjedhje. Pastaj mbetet të shihet se sa kanë me zgjatë negociatat e LVV-së me ndonjë prej partive opozitare për të krijuar qeverinë. Me gjasë pritet të jetë AAK-ja duke pas parasysh se LVV-ja nuk pranon njëfarë mënyre të kthehet negociatat me LDK-në derisa ajo e rrëzoi qeverinë. Java e parë mund të jetë ndoshta si tendencë e konstituimit të Kuvendit, pastaj mund të zgjasë ndoshta edhe një kohë çështja e negociatave për qeverinë, me gjasë shpejt do të ketë lëvizje duke marrë parasysh se partitë e dinë se 5 maji është dita e fundit që zonja Osmani është ushtruese e presidentit”, thotë ai.
Optimist se zgjedhjet do të certifikohen në afat të shpejtë është edhe ligjëruesi i shkencave politike në Universitetin e Prishtinës, Dorajet Imeri.
“Konsideroj që fillimi i marsit do të gjejë Kosovën me një rezultat të certifikuar, çka do t’i hapte mundësinë edhe krijimit të institucioneve të Republikës së Kosovës. Ju e dini, se presidenti në konsultim me partinë fituese të zgjedhjeve nominojnë kandidatin për kryeministër pasi të jetë i konstituar Kuvendi. Konsituimi i Kuvendit dhe nominimi i ndonjëri nga anëtarit të koalicionit ose partisë fituese do të nënkuptonte edhe fillimin e fazës së dytë të konstituimit të institucioneve, respektivisht qeverisë. Pra konsideroj se fillimi i marsit do të jetë koha kur institucionet e Kosovës do të duheshin të kompletoheshin, ose fillonin të komplementoheshin”, u shpreh Imeri.
Ndërsa, Florent Spahija nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), thotë se nëse KQZ-ja nxjerr rezultatet përfundimtare me kohë dhe nuk ka probleme të rinumërimit, zgjedhjet mund të certifikohen me kohë dhe rrjedhimisht Kuvendit të konstituohet.
‘Momentin që rezultatet janë të certifikuara nga KQZ atëherë Kuvendi i Kosovës mblidhet dhe brenda 30 ditëve e ka obligim ligjor të konstatohet Kuvendi. Konstituohet i Kuvendit bëhet atëherë kur zgjidhet kryetari, kryesia, nënkryetarët dhe betohen 120 deputetët e Kuvendit… Nëse KQZ-ja punon shpejt në nxjerrjen e rezultateve përfundimtare dhe nuk ke kemi problemin e vitit të kaluar ku 2 muaj pas përfundimit të zgjedhjeve është dashur ende të merremi me çështje të rinumërimin e votave, konsiderojë së mund të bëhet çdo gjë”, thotë ai.
Zgjedhjet e parakohshme në vend pritet të mbahen më 14 shkurt si pasojë e rrëzimit të qeverisë Hoti nga Gjykata Kushtetuese. Në zgjedhjet e 6 tetorit të vitit 2019 për shkak të rinumërimit të vendvotimeve certifikimi i rezultateve përfundimtare ka zgjatur rreth dy muaj./kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Limani: Komuna e Gostivarit ka filluar me realizimin e projekteve kapitale infrastrukturore

Përfundon rinumërimi i 1631 fletëvotimeve të pavlefshme nga votimi me postë

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Gërvalla i dënoi tre redaktorët e RTK-së për një kronikë të lajmeve për Kurtin, reagon AGK-ja

Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë "sport i rëndë" për ju – bëjeni Qeverinë nëse jeni fitues të zgjedhjeve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Vizita e shefit të NATO-s në Kosovë, analistët: Rikonfirmim i mbështetjes dhe garancisë për stabilitetin në Ballkan

Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët