Lajmi i shumë pritur erdhi, Jon Jones i është rikthyer UFC-së.

Legjendari pas suspendimit 15 muajsh  i kthehet oktagonit dhe atë në përballjen ndaj Alexander Gustafsson.


Jones do të përballet me suedezin për titullin e lehtë të peshave të peshave të rënda në kuadër të UFC 232 më 29 dhjetor.

Përballja e tij e fundit ishte ndaj kampionit Daniel Cormier, por pasi Jon rezultoi pozitiv në testin e substancave të ndaluara, atij iu morë titulli.

Kjo nuk është përballja e parë mes Jones dhe Gustafsson, dyshja janë ndeshur edhe pesë vite më parë, Jones kishte fituar me vendim unanim në Toronto në kuadër të UFC 154.

1231627 534263456653465 1449401384 n

Edhe pse kjo përballje është vështirë e parashikueshme, Jon Jones shikohet favorit.

Vlen të theksohet se Gustafsson është shokë i mirë me shqiptarin e vetëm në UFC dhe dyshja shpesh herë kanë folur për faktin se ata nuk do pranonin asnjëherë një përballje mes tyre. /Telegrafi/

telegrafi sport app